Author: tirana

Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz kryeson sondazhet. Skandali i ish-partnerit të tij, FPÖ nuk e ka dëmtuar Kurz. Por a do të hidhet ai sërish në një shtrat me djathtistët? Pak ditë para zgjedhjeve parlamenti austriak shpalli emergjencën, jo atë politike, por të klimës. Me këtë aksion simbolik të gjitha partitë, përveç FPÖ-së, duan të japin një sinjal në një fushatë zgjedhore zvarritëse. Lufta kundër ngrohjes globlale është në modë tani. Edhe kandidati për kancelar, Sebastian Kurz e ka zbuluar këtë temë. Në fund të fundit, ish-kancelari i rrëzuar, Kurz, 33 vjeçar nuk mund të…

Read More

Aktorja e njohur e humorit, Anna Lika, është një ndër figurat më të dashura për publikun shqiptar. Me humorin dhe tipin moskokëçarës që e karakterizon, ajo ka rrëmbyer zemrat e fansave dhe në Instagram numëron mijëra të tillë. Ajo ndan me ta momente nga jeta e përditshme, ndërsa një foto e publikuar së fundmi nuk ka kaluar pa na e tërhequr vëmendjen. Anna shfaqet me look të ri dhe ne mezi po e njohim! Ishim mësuar ta shihnim më herët bjonde, mirëpo aktorja jo vetëm që ka ndryshuar ngjyrën e flokëve në gështenjë të errët, por ka vënë edhe lente…

Read More

Një aksident me pasoje vdekje ka ndodhur sot ne autostraden Levan–Tepelenë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit “Buzmadh”. Burime zyrtate nga policia thane se mjeti tip “Honday” me drejtues shtetasin K.B, 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi E.H, 27 vjeç, banues në Burrel, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, shtetasja E.M, 21 vjeçe, banuese në Mat. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Televizioni i njohur gjerman, ZDF ka transmetuar një dokument për mafien shqiptare, të cilën televizioni e konsideron më të frikshmen në botë. “Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit”, shkruan televizioni. Gazetari David Beriain ka ardhur në Shqipëri për të bërë një pasqyrë të strukturave të kësaj organizate kriminale – struktura që sipas ZDF-së, janë të rrënjosura fort në bindjet tradicionale dhe që ndjekin një kod të fortë nderi dhe hakmarrjeje.

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk i kursen ironitë në drejtim të qeverisë Rama sa herë që i jepet mundësia. Përmes një statusi në ‘Facebook’, duke iu referuar zhvillimeve politike në vend (raporti i Venecias për presidentin Ilir Meta) dhe aktualitetit (sekuestrimi i 137 kokainë), Manjani në linjën e ironisë shton; Të na bëjë mirë! “Ushqimi mediatik i ofruar nga qeveria këtë weekend: Pilaf Venecian me oriz të freskët… Të na bëjë mirë!”, shkruan Manjani.

Read More

Zonat bregdetare do të mbizotërohen nga një mot i kthjellët të dielën. Por nga ana tjetër zonat e ulëta dhe malore do të paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Sipas Meteoalb, parashikohet që mbrëmja dhe orët e natës të vijojnë me kthjellime dhe vranësira. Këto të fundit do të jenë më të dukshme në pjesën lindore të vendit. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 9°C në mëngjes deri në 32°C në mesditë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Read More

Futbollisti i Tiranës, Andi Lila, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Shiko kush luan” në “Top Channel”, ku mes lojërave të shumta, ka dhënë edhe disa përgjigje të sinqerta. Një nga pyetjet ishte se kush është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave në Shqipëri sipas Andi Lilës, dhe përgjigja ishte pa hezitim “Xhani De Biazi”. Ndër të tjera, Lila zbuloi edhe se nga djemtë e Kombëtares, më i suksesshmi me femrat është Bekim Balaj, ndërsa shoku i tij i ngushtë tek Shqipëria është edhe patrioti i tij, Sokol Cikalleshi. Andi Lila gjithashtu u shpreh se më…

Read More

Këtë të shtunë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ishte e ftuar mami Sadete Anastasi, e cila dha një shembull shumë të mirë në fillim të këtij muaji, duke dhuruar gjak për një nënë e cila pati komplikacione. Në një videomesazh, Shefi i pavionit, Kujtim Albrahimi, falënderoi Sadeten për gjestin dhe u bëri apel të gjithëve të dhurojnë gjak. “Përshëndetje Sadete, dua të falenderoj nga zemra për veprimin tënd, dhurimin e gjakut në rastin për të cilin je ftuar në emicion, veprim të cilin ti nuk e ke bërë vetëm këtë herë, por edhe disa herë të tjera, në rastet…

Read More

Një grua, e cila ka punuar si eskortë, thotë se puna e një burri, tregon shumë për aftësitë e tij seksuale, ndërsa ka zbuluar edhe se kush është më i miri. Samantha X, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Goff, ka punuar si eskortë e klasës së lartë për 6 vite, deri në dhjetor të 2017. 44-vjeçarja ka vendosur të ndajë eksperiencën e saj, në mënyrë që gratë ta din së se çfarë i pret në dhomën e gjumit. Avokatët: Sipas Samantha, avokatët janë profesioni më i çuditshëm, pavarësisht nëse ata janë avokat penal, avokat divorci ose avokat…

Read More

Nga Isuf Kalo Siç ka dëshmuar shumë vite më pas Zeqi Agolli, që në atë takim të parë, djaloshi Ramiz i la Enver Hoxhës mbresa me gjallërinë dhe çiltërsinë e tij. Ishte simpati reciproke, “miqësi si e ngjizur me shikimin e parë”; Ramiz Alia, me entuziazmin që i gufonte, u elektrizua nga ai takim. Në po atë vit, ai do të pranohej anëtar i Partisë Komuniste. Më pas, ngjitja në karrierë do të ishte e pandalshme. Ajo që do të përcaktonte raportet e ardhshme mes Enverit dhe Ramizit ka shumë të ngjarë të ketë qenë pamja e brishtë e thuajse…

Read More