Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ishte më 13 shtator i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.
I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse Komisioni i Venecias gjen fakte se ka shkelur Kushtetutën a do të japë dorëheqjen Ilir Meta nga posti i tij, Presidenti u shpreh i gatshëm të largohet.
A do ta jepni dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias do të shprehet se presidenti ka shkelur Kushtetutën?
Ilir Meta: “Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, ku e ka shkelur dhe si e ka shkelur patjetër. Unë kam dhënë dorëheqjen nga kryeministër edhe pse nuk kishte lidhje me mua vetëm për të mos bllokuar vendin. Të thotë komisioni i Venecias që presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president kurrë në botë.
Meta deklaroi se është i bindur që nuk ka shkelur Kushtetutën në asnjë pikë dhe se nëse largohet nga posti I presidentit do të vijojë të jetë në politikë.
Gazetari: S’keni ca bëni?
Ilir Meta: Unë kam ca bëj do zgjedh rrugë të tjera. Po sa herë qeveria e ka shkelur Kushetutën? Kush është pasoja e tyre asnjë. Po si gazetar më thuaj ku e kam shkelur Kushtetutën.
Por jam 110% I bindur që kam respektuar Kushtetutën sic e kanë shkelur ata Kushtetutën, le të lobohet në Venecia, gjithë këto PPP që po dalin. Patjetër unë në politikë do vazhdoj. Do mbroj dhe interesin kombëtar që janë vënë në pikëpyetje. Një atdhe kam, të tjerë mund të kenë dhe dy. Unë do e mbroj interesin kombëtar deri në ditën e fundit.
Unë një atdhe kam. Sorosi ka dy.
