Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I cilësoi deputetët ‘arixhinj’, Murrizi fyen gazetarët: Bjerini fort nga mbrapa, nxirrni pisllikun që keni në shpirt

19:32 / September 27, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
murrizi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Parlamentit, Myslim Murrizi i ka etiketuar mediat si prot-hale dhe gazet-hale online për shkak të disa lajmeve që raportuan propozimin e deputetit për të kthyer në fuqi një ligj i cili parashikon mundësinë e dhënies së kredive të buta me interes të ulët ose zero interes, ndaj deputetëve të opozitës së re.

Në një status në rrjetet sociale, Murrizi ka shpërthyer në ofendime ndaj mediave dhe gazetarëve.

Ndër rreshta ai shkruan se gazetarët duhet të mësojnë njëherë se si ka funksionuar ky ligj plot abuzime dhe më pas të nxjerrin nga goja çfardo pislliku që kanë në shpirt e stomak, sipas Murrizit.

“Nje sqarim per te gjitha port-halet dhe mender gazet-halet online e gazetaret “ investigativo.niko-qire”, qe jane habitur shume nga kerkesa ime per te kerkuar nje rikthim te ligjit apo vkm qe nga viti 1992 deri ne vitin 2014, pra prej 22 vitesh, ka funksionuar me plot abuzime, dhe askush nuk ka bilbilosur nje fjale.

Kini pak durim dhe lexoni emrat e 7 viteve te fundit se kush ka mare kredi, e pastaj jeni te lire te nxirni nga goja çfardo pislliku qe keni ne shpirt e stomak.

Te gjithe keta qe ju kane rjepur prej 29 vitesh, kane mare kredi favorizuese per shtepi.

Bile edhe z Ruçi qe heshti ne mbledhje, ka mare kredi nga qeveria Meksi.

Une nuk kam asnje interes e asnje ndrojtje te kerkoj per deputetet e rinj ,qe kurre nuk kane vjedhur nje lek nga taksat e qytetareve Shqiptare, nje vkm si ajo me nr 600 e vitit 2007, apo si ligji qe ka bere me shtepi prej 22 vitesh “ baballaret” e kombit

Ndaj ju ftoj ti bieni fort nga mbrapa… legenit tuaj te shpuar e dale boje, sipas avazit qe ju ndersejne padrinot, se as ma ngrini fare tensionin, e nuk ma prishni dot kurre, me gojen tuaj te piste, qendrimin tim per deputetet jo hajdut te kuvendit te Shqiperise qe ju vazhdoni ti quani te rinj, edhe pse ATA kane 7 muaj ne kuvend,”- shkruan Murrizi në statusin e tij.

Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi foli për kushte të vështira jetese të deputetëve të opozitës së re, të cilës sipas tij, po bëhen si disa pjesëtarë të komunitetit rom që flenë në çadra.

“T’ia heqim unazës 100 metra dhe t’ua japim këtyre deputetëve që të kenë edhe ata një farë dinjiteti, sepse po bëhen si arixhinjtë me çadra!,”-tha Murrizi duke rikthyer sërish fjalorin diskriminues.

Murrizi shkaktoi rrëmujë të madhe kur përdori termin “down” ndaj një komentuesi. Fyerje pasuan ofendimet seksiste ndaj Avokates së Popullit, Erinda Ballanca.

Lexo edhe: E quajti “pjeshkëz”, Avokatja e Popullit reagon për herë të parë ndaj thirrjes seksiste të Myslim Murrizit





Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.