Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për vellezërit Leonard dhe Elis Duka , Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj. Ndaj tetë personave janë ngritur akuzat e “vrasjes me paramendim”, “armëmbajtjes pa leje”, “vjedhjes”, vepra keto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjithashtu gjykata ka miratuar edhe kërkesën për kalimin e çështjes për tu hetuar nga Krimet e Rënda, pasi të pandehurit dyshohen se kanë funksionuar si grup i strukturuar dhe po hetohen edhe për vepra të tjera penale. Për identifikimin e autorëve kanë ndihmuar kamerat e sigurisë që janë…
Author: tirana
Asambleja e Përgjithshme OSBE ka reaguar për tryezën për Reformën zgjedhore. Më një postimi në rrjetin social “Twitter”, Asambleja e Përgjithshme e OSBE shkruan se mirëpresin tryezën, duke theksuar se nxisin të gjitha palët që të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive. “I nxitim të gjitha palët në Shqipëri të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR “, thonë drejtuesit e @oscepa, duke përshëndetur tryezën e së mërkurës të mundësuar nga @OSCEinAlbania”, shkruhet në njoftim.
Avokatët mbrojtës të Berluskonit donin të dinin nëse klienti i tyre, ish kryeministri i Italisë, ishte thirrur për t’u marrë në pyetje thjesht si dëshmitar, apo nëse po hetohej për një nga çështjet më të rëndësishme, në mënyrë që të dinin nëse mund ta përdorte apo jo të drejtën për të mos folur. Çështja në fjalë është për një nga gazetarët më të njohur në Itali, Mauricio Konstanco, i cili i shpëtoi një bombe në makinë në vitin 1993, në Romë. Prokurorët e Firences kanë dërguar materialet e tyre të hetimit në Gjykatën D’Asise të Palermos, ku del se ish-kryeministri…
Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë flitet se ata janë bashkë dhe jo rrallë herë i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kanë dalë zëra se mes Erës dhe Julian Perrettas ka diçka më shumë se shoqëri. Këngëtarja shqiptare dhe Juliani janë pjesë e të njëjtit ‘label’ muzikor dhe lidhja e tyre profesionale është normale por ajo e afërt shoqërore ka habitur të gjithë. Për t’u rritur akoma më shumë dyshimet ata i lënë komente romantike njëri-tjetrit në rrjetet sociale e për më tepër ishin me pushime bashkë në Mykonos. Së fundmi, Era ka nisur punën për këngën e…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet pro dialogut me shumicën e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, por që sipas saj të jetë gjithpërfshirës dhe transparent. “Sot nuk është momenti i dekoratave si ato të 2018-ës, as për shampanjë apo euforizëm politik. Tani është koha ku gjithsecili nga ne duhet të marrë përgjegjësi përballë sfidave reale të vendit dhe përballë qytetarëve. Nëse duam vërtet që negociatat të çelen vitin që vjen, atëherë duhet të ndalim një herë e mirë propagandën politike dhe t’i japim qytetarëve shansin për një Shqipëri evropiane. Me përgjegjshmërinë, që duhet të kemi para tyre, kam shprehur prej kohësh…
Një grup ekspertësh anglezë të fushës së psikologjisë kanë arritur në përfundimin se të qenit mbipeshë nuk është mungesë vullneti. Nga viti 2005 e deri në 2017, personat mbipeshë janë rritur me 18% në Britaninë e Madhe dhe kjo rritje nuk shpjegohet thjesht me rënien e motivimit apo mungesën e vullnetit. Njerëzit që rrezikohen më shumë nga obeziteti janë ata që e kanë të trashëguar genin dhe gjithashtu kanë punën, rrethanat shoqërore apo shkollore që i detyrojnë të jenë inaktivë fizikisht, sipas studimit. Sidomos njerëzit që jetojnë në zona më të varfra, me më pak mundësi, përballen me më shumë…
Marash Kumbulla ka arritur të realizojë ëndrrën e tij, duke u aktivizuar me Helas Veronën në Serinë A italiane. Megjithëse vetëm 19 vjeç, mbrojtësi kuqezi është kthyer në një titullar te skuadra nga Verona dhe duket se besimi te ai është i madh edhe për të ardhmen. Në një rrëfim për faqen e klubit, ai ka zbuluar emocionet e para të debutimit në Serinë A, teksa pranon se kishte nisur të besonte për këtë debutim vetëm në javët e fundit para fillimit të kampionatit. Kumbulla ka zbuluar edhe kundërshtarin më të fortë që ka pasur për të markuar. “Seria A?…
“Enver Hoxhën nuk e kam vizituar, se nuk më ka thirrur kush. Po të më thërrisnin, do ta vizitoja. Është betimi i Hipokratit”. Kështu është shprehur ish-lideri i opozitës dhe ish-Presidenti i Republikës, Sali Berisha, në studion e gazetarit Çim Peka. I ftuar në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndër të tjera, Berisha është pyetur edhe për pjesëmarrjen e tij në promovimin e librit “Blloku” të Isuf Kalos, ish-mjekut personal të Enver Hoxhës. Gjatë promovimit të librit, disa muaj më parë, prania e Berishës nuk ka kaluar pa u vënë re. Me këtë rast, ish-Kryeministri Sali…
Hurmat përmbajnë sasi të larta kripërash minerale, sidomos kalium, kalcium, fosfor dhe vitamina A, C dhe B. Duke qenë të pasura me vitamina dhe Betakaroten, ato ofrojnë për organizmin tonë edhe një sasi të bollshme antioksidantësh, të cilat kanë një aksion parandalues për sa i pëket tumoreve. Një frut shumë energjik, i rekomanduar sidomos për ata që bëjnë sport, nuk këshillohet tek të sëmurët me diabet pë shkak të indeksit të lartë të glicemisë.
Në Qarkun e Elbasanit ka disa segmente rrugore dhe kthesa që cilësohen si pikat e vdekjes për shkak të numrit të lartë të aksidenteve rrugore. Por cilat janë pikat me fatkeqe ose të njohura ndryshe pikat e vdekjes në Qarkun e Elbasan. Në Rrogozhinë-Peqin, vendi ku kanë ndodhur më shumë aksidente është ‘Kthesa e Gjoçajve’. Një kryqëzim ku drejtuesit dalin menjëherë në rrugë dhe përplasen me njëri-tjetrin. Së fundmi u vendos sinjalistika paralajmëruese. Peqin-Elbasan. Pikat më problematike janë ‘Kryqëzimi i Cërrikut’ tek Ura e Zezë mbi Shkumbin në fshatin Papër, segmenti Papër-Vidhas, Elbasan-Metalurgji dhe Unaza Jugore e Elbasanit, Elbasan-Librazhd, Labinot…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku lodhja dhe stresi do të dominojnë. Mundohuni që të rrini të qetë dhe të mbani nën kontroll nervozizmin si dhe të mos kapeni pas atyre personave që nuk kanë gisht. Mundohuni që të gjeni mënyrën të relaksoheni, pasi keni vërtetë nevojë. Demi Për të qenë të qetë, keni…
Studimi i ri tregon se njerëzit inteligjentë kanë tendencën të jenë dembelë. Të dhënat, që vijnë nga një studim amerikan, mbështesin kështu idenë që personat me nivel të lartë inteligjence mërziten më shpejt dhe shpenzojnë më shumë kohë të zhytur në mendime. Ndërsa njerëzit aktivë e stimulojnë mendjen e tyre me aktivitete të jashtme, duke mos i dhënë vetes shumë mundësi për të menduar. Shkencëtarët në Universitetin e Floridas i dhanë një grupi studentësh një test, ku iu kërkua që të vlerësonin pohime si: “Më pëlqen shumë që të merrem me një punë që kërkon zgjidhje të problemit” dhe “Mendoj aq…