Sipas analistit Andi Bushati vendimi i Gjermanisë për hapjen me kushte të negociatave nuk është një lajm pozitiv për ne. “Nuk është një lajm pozitiv. Çfarë do të thotë vendosja e kushteve. Është një lajm negativ. Nuk na thanë që ju si Shqipëri jeni të përjashtuar por po vendosim këto kushte. Do ta shpjegoj me një rast të thjeshtë. Janë dy adoleshëntë që duan të bëjnë seks për herë të parë. Njëri i thotë tjetrit: E dashura ime i hoqi mbathjet, a quhet se e kam bërë”?- tha me ironi Bushati. “Janë hequr mbathjet, por akt nuk kemi bërë”- tha…
Author: tirana
Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se Serbia ka kërkuar t’ia marrë Kosovës 950 kilometra katrorë. “950 kilometra të Kosovës i ka lypë Serbia. Konkretisht. Tema e ndarjes nuk është më në tavolinë, kanë evolu gjërat. Vuçiç e përdor ende ndarjen. Ata e bëjnë punën e vet”, tha ai, në RTVDukagjini.
Debatet rreth Luftës së Dytë Botërore vijojnë që të ndezin skenën politike shqiptare. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve, ka pasur debate të forta mes deputetit Adriatik Alimadhi dhe deputetëve Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla. Tirananews.al sjell për lexuesit bisedën e plotë në mbledhje. Adriatik Alimadhi – Në fakt, në pikën 6 të kalendarit të punimeve të seancës plenare të datës 03.10.2019 është shënuar projektligji “Për ndryshimet e statusit të veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Unë do të kërkoja mirëkuptimin tuaj dhe të pjesëmarrësve, duke qenë se është edhe 75-vjetori i Çlirimit të vendit, në mënyrë…
Në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka sqaruar lajmet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë refuzuar vizën nënkryetarit të forcës politike që ajo drejton, Petrit Vasili. Kryemadhi tha se lajmi është i pavërtetë dhe lajmi sipas kryetares së LSI ka dalë pas një loje të gazetarëve të paguar nga Edi Rama. “Petrit Vasilit nuk i është refuzuar viza dhe kjo është një lojë që është bërë nga gazetarë të paguar të Edi Ramës për të iniciuar dhe për të larguar vëmendjen nga vizita që kisha unë si kryetare e LSI në DASH, në…
Një vendim thelbësor për stimulimin e Ballkanit Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE, e ka cilësuar eurokomisioneri Johanes Hahn vendimin pozitiv të Gjermanisë për çeljen e negociatave me BE. “Shumë mirëpritur votimi i sotëm në Gjermani në favor të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mirënjohja e përparimit konkret është thelbësore për stimulimin e Ballkanit Perëndimor dhe besueshmërinë e BE”, shkruan Hahn.
Drini Zeqo është spiker i lajmeve në televizionin Tv Klan. Së fundmi, ai ka përjetuar një incident të sikletshëm. Drini ka qenë duke transmetuar lajmet në studion televizive, kur një mushkonjë e ka pickuar atë përpara se të nisi edicionin. “Kur të vjen për vizitë një mushkonjë në lajme”, ka shkruar Drini përbri kësaj fotoje ku ka treguar shenjën e pickimit. Por ky nuk është i vetmi incident që Drini ka përjetuar gjatë dhënies së lajmeve. Disa kohë më parë, atë e zuri lemza teksa ishte duke dhënë lajmet.
Gjermani i thote Po Shqiperise. Me 340 vota pro dhe 16 abstenim, Gjermania i thotë ‘PO’ Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ishte i pari në “Twitter” qe njoftoi se Bundestagu gjerman ka votuar në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Bundestagu gjerman ka votuar këtë mbrëmje në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor”, shkruan Soreca. Grupimi më i madh politik gjerman, CDU- SCU dhe SPD në datë 24 shtator i thanë ‘PO’ hapjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë…
Një qytetar nga Vlora ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan se si vëllai i tij ra pre e një skeme mashtrimi ku janë të përfshirë sekser, avokat e prokuror. Fatjon Imamaj tregon historinë e vëllait. Ky i fundit, për shkak se ka marrë espuls, e ka të pamundur kalimin e kufirit. Meqënëse bashkëshorten dhe fëmijët i ka në Francë, ai ishte i detyruar të kalonte ilegalisht kufirin për të shkuar tek familja. Kështu, përmes një sekseri të quajtur Detjon Qerivani, pagoi 250 Euro të kalonte nga Porti i Vlorës. Sekseri Qerivani i tha se do të përdorte pasaportën…
Pak ditë më parë doli në media lajmi se Kujtim Gjuzi kishte bërë nën/presidente të partisë së tij Konservatore ish-miss Shqipërinë, Silvana Bushati, pasi e gjujati live në emision për “ballkonet”. Të ftuar në emisionin “360Gradë” Gjuzi e Bushati shkëmbyen disa replika me njëri-tjetrin, ndërsa nën/presidentja e Konservatorëve i tha kreut të partisë së saj se të shohësh ballkonet e saj duhet shumë punë dhe duhet të jesh shumë lartë.Sipas Silvana Bushatit, me deputetë si Kujtim Gjuzi në Parlament, Shqipëria nuk shkon kurrë në Europë.“Me deputetë si Gjuzi dhe shokët e tij që janë në Parlament ne nuk do të…
Duke komentuar në studion e “Real Story” në News 24 rastin e “sulmit” të një të riu ndaj deputetes Rudina Hajdari në Shkodër që e quante “tradhtare”, analisti i njohur Fatos Lubonja thotë se Shqipëria nuk ka kapërcyer ende një shoqëri klanore. Sipas tij, Azem Hajdari ishte nga të “fortët” në Partinë Demokratike dhe Shqipërisë i kanë ardhur problemet pikërisht nga këta njerëz. “Nuk kemi kapërcyer ende një shoqëri klanore. Pastaj, nuk kam ndonjë respekt të madh për Azem Hajdarin. Azemi më shumë ishte nga ata të fortët e PD-së dhe problemin e madh që kemi ne është me të…
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me kreun e PD Lulzim Basha. Takimi mes dy krerëve të partive më të mëdha opozitare është zhvilluar në Selinë Blu, ndërsa bëhet me dije se në qendër të diskutimit kanë qenë zhvillimet e fundit politike në vend dhe zgjidhja e krizës.
Ada Deda, vajza e ish-deputetes së PD, Albina Deda, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto nga jeta private. Së fundmi ajo ka postuar një foto sensuale, teksa shfaqet e shtrirë në shezlong bashkë me shoqen e saj, të dyja me bikini.