Author: tirana

Aleatët e Partisë Demokratike i kanë propozuar liderit të opozitës një platformë me 7 pikë, sipas së cilëve qëllimi kryesor është institucionalizimi i raportit mes partive opozitare dhe krijimin e një qëndrimi të përbashkët politik. Aleatët e Lulzim Bashës, kërkojnë prej tij afrimin e të gjithë kontributeve ndër vite përfshi edhe të atyre të cilët u larguan prej lidershipit demokrat përmes listave për deputet. Propozimi i partnerëve kryesor të lidershipit demokrat parashikon krijimin e dy organeve: senatit të intelektualëve dhe këshillit të ish zyrtareve. “Krijimi i Senatit të Opozitës. Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe afrimi i intelektualëve…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në New York. Në profilin e tij në Facebook, ai ka publikuar një mesazh që ka mbërritur në celularin tij nga një qytetar. Qytetari e ka falanderuar,për një problem që ka gjetur zgjidhje pas 10 vjetësh vetëm pasi aplikoi në Platformën e Bashkëqeverisjes. Bashkangjitur fotove, Rama shkruan: Ai momenti kur sapo zbret në Nju Jork dhe fillon lexon mesazhet në makinë. Ju përshëndes të gjithëve dhe të jeni sa më mirë sot.

Read More

Bashkia e Tiranës njofton se ditën e nesërme të gjitha vendet e parkimit nëntokësor në Sheshin Skënderbej duhet të jenë të lira për shkak të një eventi të organizuar nga Ambasada e Kinës. Përmes një njoftimi në letër, të shpërndarë tek makinat e parkuara në këtë vend Bashkia sqaron se makinat duhet të lëvizen për shkak të një eventi që organizohet nga Ambasada e Kinës. Eventi do të mbahet nga ora 17:00 deri në orën 21:00 dhe në këtë orar parkimi duhet të jetë i lirë. Në të kundërt bashkia njofton se të gjithë makinat që nuk do të lirojnë…

Read More

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mblodhi sot pasdite Shtabin e Emergjencave për raportimin e situatës në terren pas tërmetit të së shtunës dhe masat e marra për përballimin e tij. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se sfida është kthimi në normalitet dhe siguroi qytetarët se Bashkia e Tiranës do të bëjë maksimumin. “Kjo është sfida që kemi tani, kthimi në normalitet; tërmetin nuk e kemi në dorë, kthimin në normalitet, solidaritetin, rimëkëmbjen, pastrimin dhe rikuperimin e humbjeve, këto i kemi vetë në dorë dhe do bëjmë maksimumin”, u shpreh ai. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që nëse kanë probleme të…

Read More

Sipas informacioneve te fundit aktorja e njohur shqiptare Arta Nitaj është aksidentuar në Prishtinë. “Prive” ka publikuar fotot ne momentin ku aktorja e “O sa mirë” ndodhet e ulur brenda automjetit të saj luksoz. Arta Nitaj duke se ka përplasur një tjetër vajzë, e cila në foto duket e veshur me tuta sportive teksa diskuton me aktoren. Policia nuk duket në vendin e ngjarjes pasi duket se të dyja kanë vendosur të merren vesh me njëra-tjetrën lidhur me “fajin” e aksidentit. Fatmirësisht asnjëra nga dy vajzat nuk është lënduar nga aksidenti, i cili ka pasur vetëm dëme materiale. /G.SH/

Read More

Të jesh krijues dhe plot fantazi nën çarçafë është një aftësi e jashtëzakonshme apo jo? Jo të gjithë çiftet e kanë. Mundësitë që ju t’i shmangeni rutinës dhe humbjes së dëshirës për aktivitet seksual janë këtu. Zbuloni disa lojëra interesante erotike për t’i provuar me partnerin. Do të ndjeni kënaqësinë e vërtetë në shtrat. Pasqyra e dëshirave të miaVendosja e një pasqyre pranë shtratit, ose në tavan, do t’ju ndihmojë të kapni çdo moment të marrëdhënies tuaj. Shikimi i asaj që jeni duke bërë gjatë seksit mund të stimulojë eksitimin dhe t’ju bëjë edhe më të paharruar. Lateks-iPrezervativi është pak…

Read More

Edhe pse u qëllua me më shumë se 100 plumba, përsëri objektiv i atentatit të tipit mafioz mbrëmjen e 21 Shtatorit në Nikël, Marklen Haka, arriti të shpëtonte, vetëm më një plumb në krahë. Hakmarrja është pista kryesore ky është fokusuar grupi hetimor.Në vendngjarje u sekuestruan shumë gëzhoja të qëlluara nga katër armë të ndryshme automatike. Për pasojë mbeti e vdekur Shpresa Basha dhe u plagos, nipi i saj Marklen Haka. Atentatorët kishim mundur të hynin në thellësi të fshatit Zezë të Fushë-Krujës, aty ku jetojnë anëtarët e familjes Haka në fshehtësi të plotë dhe të padiktuar nga askush. E…

Read More

Ditën e sotme Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për përhapje të lajmit apo njoftimeve të rreme për tërmetin që ngjallën panik në popullatë. Hetimet mbi lajmërimin e djeshëm, ku thuhej se në mbrëmje vonë pritej që vendi të goditej nga një tërmet i fortë apo priten përmbytje të mëdha, shkaktoi frikë dhe nisën pas referimit të çështjes nga Drejtoria Vendore e policisë Tiranë. Sipas informacioneve të marra, grupi hetimor po kryen veprimet për të evidentuar bazën e nxjerrjes së këtij informacioni të rremë dhe autorët.

Read More

Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare ka vene ne dispozicion te qytetareve nje numer telefoni pa pagese ku çdokush mund te telefonoje per te mesuar me shume per çeshtjet e sigurimit te prones. Kjo lehtesi nga ana e AMF ofrohet ne kuader te situates se pazakonte qe u krijua nga termeti 5.8 balle. “Nisur nga situata e ditëve të fundit, shkaktuar nga tërmeti i datës 21 shtator 2019, çdo qytetar mund të marrë asistencë pranë AMF-së për t’u informuar për përfitimet nga kontratat e sigurimit të pronës dhe banesave nga katastrofat natyrore si tërmetet, zjarri, përmbytjet, etj. Për të gjithë ata që…

Read More

Deputetja e Frontit Demokratik, Marina Jocic beson se ditëve të fundit në Shqipëri,  të cilat janë ndjerë në pjesën më të madhe të Malit të Zi, janë një “mesazh dhe paralajmërim nga Zoti” pas Paradës së Krenarisë në Podgoricë. “Parada e krenarisë … dhe më pas tërmeti. A e dini se jeni duke lexuar mesazhe dhe paralajmërime nga Zoti”, ka shkruar ajo në Facebook. Pak ditë më parë, u zhvillua Parada e Krenarisë së njerëzve LGBTIQ nën sloganin “Jo mbi kurrizin tonë”. /Panorama/

Read More

Sheki Useini është shqiptar nga Maqedonia jeton dhe punon në Zvicër. Shumë herët në rininë e  tij i eshte përkushtuar pas njohjes së ligjeve universale, filozofisë, psikologjisë, metafizikës si dhe njohjes së natyrës së meditimit, duke praktikuar rregullisht teknika të ndryshme të meditimit. Aktualisht ai është  mësues i liçencuar i OSHO, meditimit dinamik, trajnues i motivimit dhe suksesit, autor i dy librave. Prej 15 vitesh ai është edhe sipërmarrës i suksesshëm në Zvicër. “Si të bëhesh mjeshter i fatit tënd“ – HOW TO BE THE MASTER OF YOUR OWN DESTINY, kjo është tema e seminarit 2-ditorë në Zagreb me Dr.…

Read More