Author: tirana

Sipas informacionit, që aktualisht është në dispozicion nga agjencitë dhe institucionet ndërkombëtare që monitorojnë zhvillimet sizmiologjikë në mbarë globin, gati gjysma e territorit në vendin tonë karakterizohet nga një rrezik i lartë për tërmetet. Sipas përkufizimit të Departamentit të Shkencës në Kombet e Bashkuara, rreziku i lartë nga tërmeti do të thotë që ekziston më shumë se një 20% mundësia për lëkundje potenciale në 50 vitet e ardhshme. Bazuar në këtë informacion, ndikimi i tërmetit duhet të merret në konsideratë në të gjitha fazat e projektit, të një objekti veçanërisht gjatë projektimit dhe ndërtimit. Vendimet e planifikimit të projektit, hartimi…

Read More

Luljeta Bozo, inxhiniere ndërtimi thotë se tërmetet në Shqipëri do të jenë të vazhdueshme, pasi ka të bëjë me pozicionin ku ndodhet vendi. Në emisionin Opinion ajo tha se për tërmetet ka studime shumë të mirë, që udhëzojnë ndërtuesit se ku duhet të ndërtojnë dhe ku jo. “Që të mos kenë panik njerëzit duhet të dinë në Shqipëri që ne jemi në një brez të zjarrtë si quhet…Këtu na ka rënë për hise të jetojmë. Jo vetëm për shkak të dy pllakave të Afrikës dhe Evropës që afrohen, rrëshqasin, përplasen me njëra-tjetrën dhe çlirohet energjia e brendshme, por ne kemi…

Read More

Tre shkolla janë përmbytur në Tiranë si pasojë e reshjeve të shiut, ndërsa mësimi është pezulluar. Lajmin e bën të ditur ministrja e Arsimit Besa Shahini. “Për shkak të reshjeve të mbrëmshme janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm – të gjitha në Tiranë. Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim. Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër” shkruan Shahini.

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet që të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, si dhe do të takohet me presidentin Donald Trump. Por, në hyrje të një hoteli, Rama është befasuar teksa tre femra, menaxhere të një hoteli në Nju Jork, e kanë ndaluar duke i kërkuar në gjuhën shqipe që të bëjë një foto me ta. “Vjen robi nga Shqipëria në hotel në Nju Jork dhe mu tek dera, ça gjen? Tre menaxhere nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që i thonë shqip: ‘A e…

Read More

Kur kanë kaluar tre ditë nga tërmeti që tronditi vendin tonë dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, në disa zona të Tiranës dhe të Durrësit, kryeministri Rama ka deklaruar se askush nuk do të mbetet vetë. Ndër të tjera me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama sqaron se të gjithë strukturat përkatës janë në terren duke u kujdesur për të gjitha familjet e prekura. Kryeministri ka shpjeguar se për familjen Stafaj ku tërmeti u prishi banesën në periferi të Tiranës do të rregullohet për pak muaj . “Askush s’do të mbetet vetëm. Për fat të mirë…

Read More

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Pas aludimeve në media, ministrja ka konfirmuar lajmin vetë gjatë një interviste të dhënë për “ABC News”. Ishte ndërpreja publicitare ajo që do ta bënte të dukshme dhe nuk mund të mungonin pyetjet e Milorit për këtë. Spiropali u shpreh se shtatzënia po shkonte mirë, duke e konsideruar si një shkak për lumturi. Biseda në studio: Spiropali: Kjo ishte e papritur në këtë studion është një lajm i mirë për ne. Milori: Pra ju prisni fëmijën tuaj të dytë. Spiropali: Po jam në pritje…

Read More

Një ditë pas ‘Fake News-it’ të shpërndarë nga portali Syri.net,Drejtori i kësaj medie, Çim Peka është në kërkim policor dhe po i fshihet policisë. Lajmin e ka bërë të ditur, zv/kryeministri i vendit Erion Braçe në studion e Eni Vasilit, ‘Open’ , ku ka thënë se duhet që Peka të dëshmojë në polici. “Në dijeninë time drejtuesi i këtij portali është fshehur. I bëj thirrje të paraqitet në polici. Policia ka nevojë për dëshmine e atij njeriu dhe ky njeri duhet të paraqitet atje. Nuk është punë me gazetarët kjo histori. Kjo ngjarje nuk ka nisur sot në atë portal.…

Read More

Zv-kryeministri Erion Braçe ka rrëfyer se si e përjetoi tërmetin që tronditit gjithë Shqipërinë ditën e shtunë. I ftuar në emisionin “Open”, Braçe tha se në atë moment ishte në shtëpi me të bijën dhe po shikonte ndeshjen. “U frikësova normalisht. Po shikoja ndeshjen dhe u tremba. Reagimi i parë ishte ndaj punëtorit përballë. I thashë mbahu. Pastaj ishte me vajzën time sepse me atë isha në shtëpi. Ajo kishte lexuar në internet dhe qëndroi poshtë derës. Sapo mora veten mora drejtorin e Emergjencave Civile në telefon, më pas mora ministrin e Brendshëm,”– tregoi Braçe duke mos e fshehur frikën…

Read More

Mediat greke zbardhin detaje nga takimi midis kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe homologut grek, Kiriakos Mitzotaqis. Qysh në fillim kryeministri grek ka pyetur atë shqiptar për gjendjen në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin ditën e shtunë. Mitsotakis- Si është gjendja me tërmetin? Rama- Për fat të mirë pa viktima. Por me shumë dëme. Nuk është e lehtë. Mitsotakis- Ku ishte epiqendra e tërmetit? Rama – Ishte në det 30 km nga Tirana. Ishte shumë i fuqishëm. Tani po bëjmë vlerësimin e gjendjes. Mund të nevojitet të trokasim në derën tuaj pas disa ditësh për ndihmë. E…

Read More

Fatos Lubonja thotë se lajmi i publikuar në portalin e familjes Berisha, që iu bënte thirrje shqiptarëve të dilnin nga shtëpitë pasi do të ndothe gjëma, nuk është një fake news. Duke folur për News 24, ai shprehet se fake neës është tjetër gjë, jo ai që publikoi portali i drejtuar nga Çlirim Peka: “Ajo që mendoj unë është se ajo që kishte ndodhur gjatë gjithë natës pas tërmetit të parë, shumë njerëz kanë mbetur gjithë natën pa gjumë nga ankthi e frika. Duke iu referuar dhe përvojave si ajo që ka ndodhur në Itali, mendoj se ky është shkaku…

Read More

Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit kryesisht në Tiranë, Durrës, Elbasan Krujë, Lezhë, Shërbimi i Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë sidomos: • Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 Km/h nëse dukshmëria është me e vogël se 100 metra. Në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre: • Zvogëloni shpejtësinë; • Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit; • Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve; • Mbani krahun e…

Read More

Dy ditët e fundit vendi ynë është tronditur nga tërmete të njëpasnjëshme, duke përhapur jo pak panik tek qytetarët. Inxhinieri Gjeolog Edmond Bejtaj, është shprehur për Dritare.net se tërmeti ka qenë i një shkalle shkatërruese, ndërsa falë cilësisë së ndërtimeve, ai nuk shkaktoi më shumë dëme. “Kur ra termeti ne Amatrice, kam debatuar ketu me disa qe jetojne jashte Shqiperise. Dhe përkundër asaj që thoshin ata, pra një lloj ironie me situatën e ndërtimeve në Shqipëri, u kam thënë se ndërtimet në Shqipëri, sidomos këto të viteve të fundit, janë të niveleve më të larta botërore, si në projektim, ashtu…

Read More