FSHF ka vendosur që inaugurimi i stadiumit të ri në kryeqytet, “Arena Kombëtare”, të bëhet në nëntorin e këtij viti, për ndeshjen e kuqezinjve ndaj Francës në eliminatoret e Euro 2020. Por pikërisht nga Franca bëhet e ditur se stadiumi nuk është ende gati dhe se do t’i nënshtrohet një kontrolli shumë rigoroz nga UEFA e cila nuk fal për raste të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për një sfidë e cila mund të përcaktojë kualifikimin e dy ekipeve. Gazeta sportive franceze “L’ Equipe” ka shpjeguar në një artikull të saj se sfida mes dy kombëtareve do të zhvillohet më…
Author: tirana
Reshje të dendura shi e erë e fortë gjatë mbrëmjes në Tiranë e në qytete të tjera të vendit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, SHMU njofton se në një pjesë të mirë të vendit kryesisht në Shqipërinë Qendrore e Veriore ka pasur reshje të dendura shiu dhe stui gjatë orëve të para të mbrëmjes. Reshjet janë shoqëruar me vetëtima e erë të fortë. Sipas matjeve nga SHMU, në 10 minuta ka pasur 290 shkarkesa elektrike.
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e disa punonjësve të Policisë së Pukës, të cilët kanë dhunuar dhe sharë një qytetar gjatë shoqërimit në komisariat. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 28 janar 2019, ku disa efektivë të policisë janë futur në një lokal dhe kanë dhunuar dhe sharë Visar Dodanin. E gjithë situatë është filmuar nga vetë qytetari, ku dëgjohen punonjës policie që e shajnë dhe ofendojnë qytetarin: “Ke ndonjë hall aaa. Për Kish të Laçit gjallë të hamë. Pusho mor b. q., futu brenda në makinë”. Deri më tani, megjithëse kanë kaluar muaj nga ngjarja, policia…
Pas stuhisë së dendur me reshje shiu që ka përfshirë Tiranën, kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të mimimizojnë lëvizjet dhe në rast nevoje të telefonojnë numrin e urgjencës 112. Përmes një postimi në Facebook, shoqëruar me disa foto, Veliaj bën me dije se pavarësisht se stuhia ka rrëzuar disa pemë, po punohet për pastrimin e rrugëve menjëherë. “KUJDES! Stuhia e shirat kanë rrëzuar disa pemë në akset kryesore të Tiranës Minimizoni lëvizjet teksa ekipet tona pastrojnë rrugët e heqin pemët e dëmtuara Në rast rreziku/nevoje 112. Me pak kujdes do e kalojmë dhe këtë sfidë, si…
Boksieri bullgar që humbi jetën në ringun e pallatit të sportit të Shkodrës, “Qazim Dervishi” në Shkodër nuk ishte Isus Velichkov por kushëriri i tij, Boris Velichkov. Ky i fundit lëvizte në Shqipëri dhe merrte pjesë në duelet e boksit amator me dokumente të kushëririt, Isus, i cili tashmë kishte bërë emër si boksier. Lajmi konfirmohet nga vetë, 21 vjeçari Isus në rrjetin social “Facebook”. Në statusin e tij, Isus pohoi se është gjallë dhe se ishte kushëriri i tij, Boris ai që kishte humbur jetën. Ndërsa për televizionin “BTV”, Boris deklaroi se kushëriri i tij kishte përdorur kartën e…
Pasditja e sotme ka sjellë stuhi-afatshkurtra dhe erë në pothuajse të gjithë vendin. Sipas MetoAlb kjo situatë do të vijojë deri në mesditën e së martës, ku pritet dobësim i ndjeshëm i intensitetit të shirave. Ndërkohë në Tiranë mbrëmjen e sotme ka patur një ‘furtunë’ rrufesh. Shqiptarja.com ju sjellë edhe pamje satelitore të rrufeve të rëna përreth Tiranës. ndërkohë që stuhitë kanë qenë prezente edhe në qytetet e tjera, ku më i prekur është qyteti i Lezhës.Pranë kryqëzimit të ’21 Dhjetorit’ raportohet edhe për një pemë të rënë si pasojë e erës së fortë.
Nga Artan Fuga Tërmeti po na bie në qafë, por duhet ta përballojmë me kurajo, me zemër të bardhë, me besim dhe mënçuri sa mundim! Po budallallikut pas tërmetit çfarë t’i bëjmë? Thonë se ndonjëherë në vende vullkanike që ne nuk jemi pas tërmetit plasin vullkanet, plasin edhe tubat e ujrave të zeza nëpër pallate kur pallati dëmtohet. Por te ne çështja paraqitet ndryshe: Po të shpërthejë kështu budallalliku, këtë qytetarët nuk ja kanë borxh kërkujt! Kështu është kur hiqet filozofia nga kurrikula e shkollës së mesme dhe zëvendësohet me edukatën qytetare: Si t’i kalojmë vijat e bardha? Si t’i…
Nga Mero BazePaniku i së djelës në mbrëmje nuk është një panik I shkaktuar nga nevoja për klikime në portale, por nga një skenar politikë. Mbrapa lajmit nuk qëndron as ai reproteri I shkretë, që kanë ndaluar, as redaktorët formal të portalit në fjalë, por një përpjekje perverse politike për të shfrytëzuar ankthin e shkatuar nga tërmetet, në një panik që mund të destabilizonte situatën. Pikë së pari duhet çmontuar alibia e një lajmi për klikime, që e hodhi I pari portal në fjalë, sapo pa efektin e lajmit të rremë. Ata qindra mijëra njerëz që vrapuan të ikin nga…
Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun grek, Kiriakos Mitzotaqis. ” Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur”, shkruan Rama.
Gazetari i portalit Syri.net, Aurel Rakipllari, i cili u shoqërua së bashku me një gazetare tjetër për lajmin që terrorizoi shqiptarët mbrëmjen e së dielës, ka reaguar pas lënies së ambienteve të policisë.Në reagimin e tij Rakipllari, kërkon falje për momentin e frikës dhe ankthin e shkaktuar tek qytetarët teksa shprehet se nuk ka patur qëllim te keq. Sipas tij nesër ky lajm do të ishte i porositur apo i sponsorizuar ai nuk do të kishte njoftuar familjen e tij për të patur kujdes dhe vetë së bashku me gazetarët e Syri.net të dilnin jashtë nga redaksia. Ndër të tjera…
Struktura më e re e ngritur për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore “Fast” ka në dorë listën me 50 më të kërkuarit në rang kombëtar dhe ndërkombëtar ndërsa emrat e tyre janë shpërndarë dhe tek homologët europianë. Burime pranë njësisë thanë se mes tyre janë emra të njohur për policinë si grabitësit e Rinasit, vëllezërit Klement dhe Eldi Cala. “Lista tashmë u është bërë publike dhe agjencive homologe dhe ka mbërritur në duart e kspertëve të duhur. Ka filluar mbledhja e informacioneve që do të thotë përpara prezantimit të skuadrës në rrjetin “Fast”, ka filluar puna efektive…
Sizmiologu i njohur shqiptar Rrapo Ormeni,foli mbi frikën nga lëkundjet e fundit që përfshinë vendin tonë dhe panikun e përhapur tek qytetarët. I pyetur nga TCH nëse makina është një vend i sigurt për të udhëtuar gjatë momentit që ka lëkundje, z.Ormeni tha se në fakt, në raste të tilla as makina nuk është një vend që garanton siguri. “Makina në lëvizje nuk është vend i sigurtë, pasi krijon lëvizje relative. Gjithnjë në këto rastet makina duhet fikur dhe duhet qendruar në një vend me sa më shumë hapësirë”, sqaroi ai, duke theksuar më tej se këto situata janë gjithnjë…