Institucionet e sigurisë në Kosovë po heshtin karshi informacioneve të dala nga Shërbimi Inteligjent i Shqipërisë, se kosovarët kishin bërë plan djegien e objektit të Parlamentit të Shqipërisë, më datë 8 qershor, kur edhe po zhvillohej protesta e opozitës. Top Channel ka adresuar qysh të mërkurën kërkesë për konfirmimin e këtyre informacione në agjencinë homologe, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës si dhe në Policinë e Kosovës, megjithëkëtë nuk janë përgjigjur. Në informacionin e dhënë nga agjentët e infiltruar brenda strukturave organizative të protestave thuhej se një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare të përbërë nga…
Author: tirana
Ish-deputetja Albina Deda dhe vajza e saj Ada kanë qenë të ftuara pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’. Ato kanë folur për marrëdhënien e tyre nënë e bijë, ku kanë tregaur shumë të fshehta. Ada nuk ka nguruar edhe dëshirat e saj për të ardhmen. E pyetur se çfarë do të donte të ndryshonte në këtë vend, vajza e deputetes deklaroi se ka shumë gjëra, por sipas saj politika është e poshtër në këtë vend. ‘Ka shumë gjëra për të ndryshuar në këtë vend dhe nuk mendoj se jam unë që duhet ta them. Por mendoj se poltika është pak…
Vendimi për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, ishte parashikuar të jepej në orën 16:00, por ndërkohë që kanë kaluar më shumë se tre orë trupi gjykues nuk ka dalë ende me një vendim përfundimtar. Top Channel ka siguruar një foto nga brenda ambienteve të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku shihen prokurorët e çështjes që, ashtu si pala e akuzuar, ndodhen në pritje të vendimit. Pamje nga brenda Gjykatës Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite. Tahiri akuzohet për tre vepra penale: “trafikim i…
Të flasësh 4 ose më shumë gjuhë redukton mundësinë të për t’u çmendur. Ky është një ndër studimet e fundit kanadeze, përfundimi i së cilës erdhi pas studimit të 325 murgeshave katolike në Shtetet e Bashkuara. Murgeshave ju kërkua të raportonin se sa gjuhë flisnin dhe në bazë të informacioneve të mbledhura, të dhënat kaluan nëpër një analizë të mirëfilltë nga studiuesit e Universitetit “Waterloo”, që u bazuan tek moshat 75 vjeç e lart. Rezultatet e publikuara në gazetën “Alzheimer’s Desease” treguan se 6% e personave të marrë në studim ishin larg fazës së “çmendurisë”, krahasuar me pjesën tjetër që…
Kim Kardashian është nënë e katër fëmijëve dhe në 2013-tën solli në jetë vajzën e saj të parë, North West. Së fundmi në një emision “Foodgod: OMFG”, i drejtuar nga miku i saj i ngushtë, Jonathan Cheban, Kim ka treguar se dita e lindjes së North ka qenë shumë kaotike. Ajo ka rrëfyer se ditën e lindjes fokusi i saj ka qenë diku tjetër, sigurisht tek pamja e jashtme. “Kur shkova në shtëpi më thanë ‘Duhet të lindësh sot’. Thonjtë e mi ishin në ngjyrë të zezë, sepse ishte koha kur unë isha akoma në fazën Linkin Park After Dark.…
Të gjitha vajzat shqiptare, që janë bërë të njohura në mbarë botën kanë treguar gjithmonë se janë mjaft krenare me origjinën e tyre. Megjithatë, duke qenë se ato janë rritur e janë lindur në Mbretërinë e Bashkuar ose në SHBA, rrallë ka ndodhur që t’i dëgjojmë të flasin shqip. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se ato nuk e njohin mirë gjuhën e tyre dhe këtë gjë Rita Ora e ka vërtetuar me një video të publikuar së fundmi. Këngëtarja ka ripostuar në ‘Instagram’ një video të publikuar nga fansat e saj, në të cilën Rita shihet duke komunikuar shqip…
Moderatorja Arbana Osmani ka takuar këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe kanë shkrepur një foto bashkë. Të buzëqeshura e përqafuar të dyja kanë vendosur të shprehin vlerësimin e ndërsjellë. “Sa e bukur që është Xhensila Myrtezaj”,-shkruan moderatorja Arbana Osmani në një foto me Xhensilën. Ndërkohë nga ana tjetër, këngëtarja e ka shpërndarë foton dhe i kthen vlerësimin e saj Arbanës: “Sa e veçantë je Arabana Osmani”. Me sa duket midis dy personazheve shumë të pëlqyer të publikut paska një miqësi të mirë, dhe kanë vendosur të mos ngurojnë ta shprehin publikisht.
Si pasojë e motit të keq me reshje shiu e shtrëngata që ka përfshirë rajonin e Korçës janë rrëzuar dy shtylla të tensionit të lartë që transmetojnë energji nga zona e Lekasit si dhe disa shtylla të tensionit të mesëm. Shtyllat kanë rënë në afërsi të qytetit të Korçës, në fillim të aksit Korçë Voskopojë ku një i moshuar ka rrezikuar edhe jetën teksa kablli i tensionit të lartë ra mbi mjetin që ai ishte duke drejtuar. Fatmirësisht ai ka mundur të shpëtojë pa dëmtime, ndërkoh që mjeti ka mbetur i bllokuar nga telat e tensionit të lartë.
Një nga ndeshjet më interesante të ditës së sotme në Ligën e Europës është padyshim ajo që zhvillohet në Romë mes ekipit vendas dhe skuadrës së Bashakshehir, një nga më të fortat në Turqi e cila është e mbushur me yje. Por një nga këto yje do të mungojë në duelin e sotëm pasi nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga frika se mos e arrestojnë. Braziliani Robinjo, i dënuar nga një gjykatë në Milano me 9 vite burg pasi në vitin 2013, kishte qenë pjesë e një përdhunimi të një kameriereje shqiptare. Gjykata e dënoi në mungesë futbollistin në vitin…
Shumëkush e mban mend Fiori Dardhën që prej fillimeve të saj në televizion; një vajzë e shkathët, e artikuluar shkëlqyeshëm e me një elegancë për t’u pasur zili. Nga ana tjetër, pakkush e di se kjo elegancë e admiruar prej teleshikuesve, në fakt për Fiorin ditë pas dite kishte filluar të bëhej shumë shqetësuese. Ajo humbi shumë kilogramë brenda një kohe të shkurtër, arriti në peshën 44 kilogramë! Ndihej e pafuqishme, kishte probleme me tretjen, me lëkurën dhe kishte vështirësi në përqendrim. Kështu filloi saga e analizave dhe ekzaminimeve të pafundme… por shkaktari nuk po dilte në dritë. Derisa gjatë…
Fati i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm do të vendoset sot nga një trupë prej tre gjyqtarësh: Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka. Ardit Mustafaj, është kryesuesi i trupës së gjyqtarëve. Ai është pjesë dhe trupës që po shqyrton çështjen ndaj Klement Balilit. Flora Hajredinaj gjithashtu ka në shqyrtim dhe dosjen ndaj Klement Balilit. Ndërkohë që kjo gjyqtare ka shqyrtuar dhe çështjen e ngritur ndaj Dritan Zaganit, për të cilin ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”. Irena Gjoka është e njohur në karrierën e saj për dënimin e përjetshëm të dhëne për Dritan Dajtin, autori…
Pak javë më parë Meghan Markle ju rikthye zyrtarisht punës pas 4 muajsh nga lindja e djalit të saj. Duket se ndarja e Meghan nga vogëlushi Archie nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse dukesha e ka përjetuar keq. Burime pranë “Us Ëeekly” kanë treguar se Meghan ka qenë shumë nervoze ditën kur i duhej të merrte pjesë në një event për shkak të punëve të saj si pjesë e familjes mbretërore. “Meghan kishte ndjenja të përziera për rikthimin e saj në punë. Ajo e dashuron mëmësinë dhe ishte shumë nervoze që duhej të largohej nga Archie”, kanë thënë burimet.…