Një park publik edukativ shumë shpejt do t’i shtohet kryeqytetit, ku fëmijët do të mësojnë sjelljen në rrugë, si dhe rregullat e qarkullimit. Ky park do të bëhet e mundur në sajë të një projekti inovativ të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor. Kryeministri Edi Rama, theksoi sot se “projekti inovativ i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, do ta bëjë Tiranën vendin e parë në rajon me një park edukativ për lëvizjen në rrugë, ku fëmijët do të argëtohen duke mësuar shenjat e rregullat e qarkullimit”. “DPTRRSH është institucioni ku ndryshimi i përditshëm lehtëson hap pas hapi, marrëdhëniet deri dje…
Author: tirana
Koliti ulçeroz është një sëmundje inflamatore që prek zorrët ku shkakton plagë të ndryshme në pjesën e brendshme të tyre, e cila shkakton dhimbje, fryrje dhe diare. Sëmundja ka tendencën të përkeqësohet me konsumin e disa ushqimeve specifike, të cilat i kemi renditur më poshtë: 1. Fasulet Bishtajoret dhe fasulet kanë shumë fibër dhe shkaktojnë fryrje. Ato nuk përbëjnë ushqimin ideal për dikë që vuan nga koliti. 2. Kafeja dhe çaji Kafeja mund të vështirësojë menaxhimin e simptomave të kolitit. E njëjta gjë vlen edhe për çajin dhe pijet me kafeinë apo ato energjike. 3. Produktet e bulmetit Produktet e…
Të mbash koleksione librash në një qytet me rrugët prej uji, duket ide e rrezikshme, por në librarinë Acqua Alta, në Venecia, nuk ka asgjë për t’u pasur frikë, sepse i ka të gjitha masat për t’i mbrojtur nga uji. Të hysh aty brenda është si të zhytesh në një botë, në dukje, kaotike dhe e largët nga mënyra jonë e jetesës, për këtë arsye janë të shumtë ata qe vizitojnë këtë bibliotekë për të admiruar veçantinë e saj. Mes korridoreve të ngushtë të librarisë “Acqua Alta”, mund vetëm të humbasësh për t’u gjetur sërish nga pas, ku ka një surprizë…
Njerëzit e duan kafen për shije të këndshme, por edhe për shkak të mënyrës se si e stimulon trupin, zgjon dhe jep energji. Sidoqoftë, kafeja nuk është produkti i vetëm që ka aftësinë t’ju japë dozën e nevojshme të energjisë në mëngjes. Ekspertet rekomandojnë mollen në vend të kafes edhe pse nuk përmban kafeinë, por është e pasur me karbohidrate, të cilat japin energji për një zgjim dhe gjallërim të nevojshëm. Një mollë ofron 116 kalori dhe gjysma e 10 gramëve sheqerna përbëhet nga glukoza dhe sukroza. Fruktoza nga ana tjetër kërkon më shumë kohë për tu tretur dhe ky…
Vjeshta ka ardhur, ajri po bëhet gjithnjë e më i freskët dhe së shpejti lëkura jonë e pastër e verës do t’ia lërë vendin lëkurës së thatë. Por ja disa masa të thjeshta parandaluese, sipas dermatologëve amerikanë që do të bëjnë shumë ndryshime në mënyrën se si ne dukemi apo ndjehemi gjatë ditëve të vjeshtes. 1. “Rritja e lagështirës në ajër do ndihmojë në parandalimin e tharjes së lëkurës”. Dermatologët sugjerojnë të përdorim çdo natë një makineri lagështire për rezultatet më të mira, për ta rihidratuar lëkurën për ditët që do të vinë. 2. Një serum i acidit hialuronik ose…
Apple ka vendosur ta patentojë “Slofie”, softuerin që mundëson video të ngadalta, në mënyrë që mos të quhet ‘slofie’ edhe videot e ngjashme, që i realizojnë aplikacionet e telefonave tjerë. “Ky është një softuer kompjuterik që mund të shkarkohet, për ta shfrytëzuar në marrjen dhe realizimin e videove” përshkruhet ky aplikacion, që duket se është shumë i rëndësishëm për prodhuesin.
Këshilli i Ministrave pritet të miratojë së shpejti statusin e veçantë për Akademinë e Forcave të Armatosura, duke i hapur kështu rrugën ndryshimit rrënjësor të sistemit arsimor ushtarak në vendin tonë. Ky status, mundëson jo vetëm hapjen e studimeve të ciklit të parë bachelor por edhe akreditimin e plotë të AFA dhe programeve të tij akademike. Lajmin, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e ndau me studentë e pedagogë të Akademisë së Forcave të Armatosura në nisje të vitit të ri akademik 2019 – 2020, ku e ftuar ishte edhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini. “Falë këtij transformimi,…
Orët e pritjes duket se kanë qenë vërtet siklet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Para kamerave, ndonëse u përpoq ta fshihte, pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Tahiri u shfaq i djersitur, aq sa djersa kishte depërtuar edhe mbi xhaketë. Ish-ministri i Brendshëm u dënua me 3 vite shërbim prove, ndërsa u shpall fajtor vetëm për shpërdorim detyre. Ndërsa gjatë dhënies së vendimit, Tahiri ka mbajtur të dy duart të bashkuara, ndonëse sipas tij, ky veprim ka qenë i pavullnetshëm dhe nuk ka qenë duke u lutur.
Saimir Tahiri është ish-ministri i dytë që dënohet pas rënies së diktaturës në Shqipëri, por jo me burg. Gjykata për Krime të Rënda e dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri vetëm për shpërdorim detyre. Vendimi është 5 vite burg vetëm për shpërdorim detyre, por me gjykim të shkurtuar ulet në 3.4 vite burgim, por në konvertim sipas gjykatës kthehet në shërbim prove 3 vite. I pari ish-ministër që u dënua ishte Spiro Ksera. Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë ‘Berisha 2’ u arrestua në 30 janar të 2016 dhe në 15 shtator po të atij viti u dënua…
Saimir Tahiri ka folur në përfundim të dënimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda. “Nesër po ju ftoj të ndajmë bashke disa bendime. Gjykata më tha që nuk jam trafikant dhe kriminel, por që me mbiemrin kam ndihmuar kushërinjtë. Pra sipas saj, kam kryer shpërdorim detyre. Prisni deri nesër” – tha Tahiri për mediat. Ai u shpreh se dy vite u hetua si pjesë e një grupi kriminal, por sot Gjykata e hodhi poshtë këtë. “Pra Gjykata thotë kushërinjtë kanë përdorur mbiemrin tënd prandaj je fajtor. Por prisni deri nesër që dhe unë ta kuptoj këtë që ndodhi sonte. Për…
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është shpallur fajtor nga gjykata e Krimeve të Rënda. Pas 2 vitesh në hetim dhe akuzë, Tahiri është dënuar nga gjykata, pas një procesi maratonë.
Nga momenti në moment pritet që trupi gjykues të lexojë vendimin që ka marrë për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë. I akuzuari, Tahiri, është nisur drejt sallës së gjyqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda i shoqëruar nga shumë mbështetës të tij. Më parë, ai u fotografua teksa priste i ulur në shkallët e gjykatës. Gjykatësit kanë dalë nga dhoma e këshillimit dhe janë drejtuar për në sallën ku do të lexohet vendimi. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite. Prokuroria e…