Author: tirana

Një i ri ka mbetur i plagosur me thike në qendër të qytetit tw Shkodrës. Pas një konflikti mes disa personave, sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikave, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.Smajli. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale të mjekëve specialistë. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Read More

Që nga fillimi i luftës në Siri, qindra shqiptarë të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe gra e fëmije kishin shkuar atje duke iu bashkuar fillimisht grupeve opozitare që luftonin kundër qeverisë së presidentit sirian, Bashar Al Assad, e më pas edhe grupeve ekstreme si Shteti Islamik. Pas rënies së këtij grupi, në pranverën e këtij viti autoritete kthyen në Kosovë 110 veta, në mesin e të cilëve 32 gra. Në vazhdim ju ftojmë të ndiqni rrëfimin e njërës prej grave të kthyera prej andej. Për arsye sigurie, Zëri i Amerikës do ta identifikojë atë me emrin Leonora që…

Read More

Vendimi për Saimir Tahirin ishte parashikuar të jepej në orën 16:00, por ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 5 orë trupi gjykues nuk ka dalë ende me një vendim përfundimtar. Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar situatën dhe shkruan se motivi i vonesës me pesë orë është se trupi gjykues ka premtuar të shpallë vendimin kur të nisë emisioni i Blendi Fevziut. Artan Hoxha shkruan: “Zbulohet motivi i voneses me 5 ore te vendimit per Saimir Tahirin. Trupi gjykues ka premtuar qe nuk e shpall vendimin pa nisur Opinioni, madje kur ti thote Fevzo se kane kapur shikueshmerine maksimale ata…

Read More

Maks Haxhia, avokat i Saimir Tahirit, ka komentuar në emisionin “Open” në Top Channel vonesën e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm. “Brenda orës 18:00 prisnim shpalljen e vendimit”, tha Haxhia, duke shtuar se “kjo vonesë nuk ka shpjegim tjetër veçse se trupi gjykues po shkruan të gjithë vendimin dhe jo vetëm dispozitivn.” I pyetur se çfarë pret nga trupi gjykues, avokati theksoi: “e them me gjithë bindjen se gjykata nuk ka rrugë tjetër veçse të jap vendim pafajësie.”

Read More

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vonesën në dhënien e vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda është në favor të ish-ministrit Saimir Tahiri. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se vonesa është në favor të Tahirit dhe do të konflikt të brendshëm në Gjykatë. “Vonesa është në favor të Tahirit. Do të jetë ndarë Gjykata. Ose vendosin ta japin që sot vendimin e arsyeshëm ose kanë marrë vendimin dhe po e arsyetojnë. Do të ketë konflikt të brendshëm në Gjykatë. Ata e kishin provë të fortë fikjen e radarëve, në kuptimin e provave indirekte. Të…

Read More

Jose Mourinho nuk ka kursyer elozhet për Samuel Eto’o. Sipas trajnerit portugez, sulmuesi kamerunas duhet të fitonte “Topin e Artë” pasi për disa vite Eto’o ka qenë sulmuesi më i mirë në botë. “Është e vështirë të kuptohet pse Samuel Eto’o nuk e ka fituar kurrë Topin e Artë, duke parë karrierën e jashtëzakonshme që ka patur. “E meritonte, edhe pse e di se nuk varet nga ne. Ka luajtur për skuadrat më të mira në kampionatet kryesore të botës, ka fituar kudo që ka shkuar dhe ka shënuar gjithmonë shumë gola”. “Për më tepër, ka fituar tre Champions League,…

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se shumë shpejt do të ndodhë një tjetër atentat. I ftuar në emisionin “45 minuta”, në “Report TV”, Hoxha tha se grupi që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko synon një tjetër ‘kokë të madhe’, shumë më lart se Santiago. Hoxha shtoi më tej se ‘koka e madhe’ mund t’i gjejë ata më përpara dhe kjo gjë mund të sjellë surprizë atentatesh në Tiranë. “Kanë tentuar të godasin emra të më mëdhenj se Santiago. Shumë biznesmenë në Tiranë do merrnin frymë nëse do të ndodhte kjo gjë. Ata sulen të prishin ekulibrat. Njerëzit që nuk duken investojnë…

Read More

Nga Mero Baze Në të vërtet arsyeja përse Lulzim Basha nuk ulet dot në tryezën për reformën zgjedhore, ka të bëj më shumë me tryezën e partive opozitare se sa me Damian Gjiknurin. Ai është në hall cfarë tiu thotë atyre, nëse ulet në tryezë dhe jo se cfarë ti thotë Gjiknurit. Problemni që ka Lulzim Basha është se ulja në tryezë, i jep fund dhe zyrtarisht revolucionit që ka nisur në pranverë të këtij viti dhe ai është ende i pasigurt për pasojat nëse e pranon këtë gjë. Kjo është arsyeja parimore. Aryseja reale është se Edi Rama ja…

Read More

Kanë kaluar katër orë që kur trupi gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda duhet të jepte vendimin për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, i akuzuar për tre vepra penale. Por të mbyllur në dhomën e këshillimit, tre gjyqtarët nuk kanë dhënë ende asnjë sinjal se janë gati të shpallin se çfarë kanë vendosur për ish-ministrin. Ky i fundit, siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, po pret me ankth i ulur në shkallët e Gjykatës. Tahiri shoqërohet edhe nga një person tjetër. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg…

Read More

Këngëtarja Enca Haxhiu po vazhdon që të provokojë me paraqitjet e saj Por, në fotot e fundit shqiptarja shihet se nuk ka të veshur asgjë dhe duke tërësisht e zhveshur. Ajo është e zhveshur dhe ka të vënë mes këmbëve të saj këmbën e arushit kurse gjoksin e mbulon me një zemër të madhe në të cilën shkruan Enca. Në foton tjetër ajo është pas arushit duke mbuluar kështu pjesët e saj intime. Nuk është hera e parë që Enca provokon nëpër media të ndryshme shqiptare.

Read More

Pas ndryshimeve të bëra në lidhje me kriteret e makinave të vjetra që lejohen të importohen në Shqipëri, ka një rënie të ndjeshme të këtyre blerjeve. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti në territorin e Shqipërisë janë futur 13 mijë automjete të vjetra më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, çfarë, sipas zyrtarëve të këtij dikasteri, shpreh dekurajimin e qytetarëve. Sipas tyre, rregullimet kanë rinovuar edhe automjeteet në qarkullim, çfarë ka pasur ndikim pozitiv në ajër. Në fakt, mbrojta e mjedisit ishte edhe…

Read More

Moderatorja e njohur, Brunilda Lahe ka zbuluar prej disa kohësh se është në pritje të ëmbël. Për këtë arsye ajo u largua përkohësisht nga projektet televizive, megjithatë nuk ka ngurruar të publikojë foto të ndryshme me barkun e rrumbullakosur, duke mos fshehur emocionet e veçanta që ka ndjerë gjatë këtyre muajve pritje. Së fundmi Lahe ka ndarë me ndjeksit e saj në ‘Instagram’ pamjen më të ëmbël me barkun, i cili është edhe më i dukshëm. “Me ty çdo ditë është një zbulim ndjesish të panjohura. Çdo gjë më duket e ëmbël, rozë”, ka shkruar moderatorja krah postimit të saj…

Read More