ABC News siguron pamjet e ndjekjes së makinës së Santiago Malkos nga atentatorët, pak sekonda para ekzekutimit. 26-vjeçari u qëllua me breshëri nga xhami i pasëm i një Mercedes-Benz, që e ndiqte në rrugën e Porcelanit. Ekzekutori më pas u largua me një mjet tip Volkswagen. Autorët që ekzekutuan Santiago Malkon e ndiqnin nga një distancë shumë e afërt makinën e tij në momentet para atentatit. Kjo duket qartë në një video të kamerave të sigurisë, që tregon lëvizjen e të dy automjeteve pak sekonda para vrasjes së ish-policit Molko si edhe momentin e ekzekutimit të tij. ABC News e…
Author: tirana
Grupi më i madh parlamentar i CDU/CSU, në Gjermani po diskuton një paketë me 10 kushte për t’i dhënë “PO” Shqipërisë për hapjen e negociatave. Korrespondentja e “DW” në Berlin, Anila Shuka, raportoi për Top Channel ekskluzivisht se vendimi gjerman do të merret më 27 shtator, ndërsa më herët nisën diskutimet brenda koalicionit që mbështet qeverinë e kancelares Merkel. Kushtet që u raportuan nga gazetarja Anila Shuka kryesisht lidhen me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ato janë: 1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK 2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese…
“Informacioni bënte të qartë se persona të caktuar do të përpiqeshin që të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar ngas opozita për në datën 8 qershor, ku përveç akteve të tjera edhe djegien e Kuvendit të Shqipërisë”, deklaroi preisenti Ilir Meta. Ky informacion sekret ishte në qendër të mbrojtjes së presidentit Ilir Meta përpara Komisionit Hetimor Parlamentar më 9 shtator. Tashmë pasi është ndjekur procedura e nevojshme, dokumenti i hartuar nga SHISH është pjesë e dosjes së Komisionit Hetimor fakt i deklaruar nga kryetari Ulsi Manja, paraditen e të mërkurës. Ekzistenca e këtij informconi sekret mbërritur në të njëjtën kohë për presidentin…
Pas 9 seancash të dështuara, Gjykata për Krime të Rënda ndau dosjen e Habilajve, duke vazhduar gjykimin veç për të vetmin të arrestuar në Shqipëri, Armand Koçerrin. Procesi për Moisi Habilajn dhe 3 persona të tjerë të arrestuar në Itali, do të vazhdojë pasi të marrin dijeni për procesin me anë të letërporosive të dërguara. Ndërkohë, me anë të një vendimmarrje të sotme, Krimet e Rënda pezulluan gjykimin për vëllain e Moisi Habilajt, Florian Habilajn dhe 3 të tjerë, pasi pas kërkimeve nuk është bërë e mundur gjetja e tyre. Procesi për ta do të fillojë pas një viti, ose…
Vrasësja me pagesë e El Çapos, ish kreut të bandës së Sinaloas, e cila njihej gjithashtu si “Kim Kardashian” e karteleve, është gjetur e vdekur në shtratin e të dashurit, dhe ende nuk dihen shkaqet e vdekjes. Autoritetet meksikane thonë se 35-vjeçarja është gjetur e vdekur në një shtëpi në Isla Musala, në shtetin Sinaloa të Meksikës. Sipas mjekëve, vdekja ka ndodhur për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes. Në trupin e saj është gjetur prani e lartë droge dhe alkooli, ndaj nuk është ende e qartë nëse fryma i është bllokuar aksidentalisht, nga ndonjë mbidozë, apo me forcë…
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas letrës së Kryeministrit Rama, duke e quajtur si ofërtë të pasinqertë letrën e dërguar ditën e sotme, ku kërkohej një takim me partitë opozitare për reformën zgjedhore. Por, Lulzim Basha tha se letra e Ramës është provokim, dhe se reforma Zgjedhore nuk mund të bëhët me kryetar të Reformës Zgjedhore, ish-ministrin Damian Gjiknuri. “Sot prioritet është zgjidhja e krizës, kriza ekonomike nuk zgjidhet vetem me krizën politike, zgjidhja e krizës politike është prioritet absolut i PD opozitës së bashkuar, krizennuk e ka shkaktuar kodi zgjedhor, kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë, ato s’janë…
Ish-Presidenti Bujar Nishani komenton vizitën e sotme të përfaqësuesve të Komisionit të Venecias në Shqipëri për Ligjin e Pronave. Nishani shkruan në “Facebook” se ekspertët e Venecias duhet të kërkojnë dhe të verifikojnë korrespondencën dhe përmbajtjen e varianteve të dërguara nga Gjykata Kushtetuese në Komisionin e Venecias dhe variantin origjinal të dërguar nga Parlamenti te Presidenti për dekretim. Sipas ish-Kreut të Shtetit, varianti i dërguar në Venecia është i mangët dhe i manipuluar, kryesisht relacioni. Mesazhi i Nishanit: Media njofton se përfaqësues të Komisionit të Venecias do të vizitojnë Shqipërinë në lidhje me Ligjin e Pronave! Ligji i Qeverisë së…
Deputetët e Gjermanisë do të vendosin me 26 shtator për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky propozim është bërë nga grupi parlamentar i CDU dhe SPD. Të enjten që vjen, Bundestagu gjerman pritet të zhvillojë një debat 45 minutësh me dy propozime të grupeve parlamentare të koalicionit të CDU/CSU dhe SPD për “marrëveshje të Bundestagut dhe Qeverisë Federale” për aplikimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat kërkojnë hapjen negociatave pas rekomandimeve pozitive të dhëna nga Komisioni europian, i cili dhe edhe argumentet në muajin maj se pse këto dy vende meritojnë hapjen…
Publikohet dokumenti i ri për arrestimin dhe dëbimin e përsëritur të Mark Babanit, kryebashkiaku i zgjedhur më 30 qershor në Vaun e Dejës. Mark Babani u arrestua në Itali në vitin 1996 me emrin Fatmir Babaj, nje identitet tjeter sipas PD, qe ka perdorur Babani, dy vjet pas debimit te tij nga Italia. DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI Edhe hajduti i makinave në Siçili, Mark Babani, i cili vazhdon të mbajë në mënyrë të paligjshme Bashkinë e Vaut të Dejës ka mohuar faktet për fallsifikimin e formularit të dekriminalizimit, vepër për të cilën duhet të…
Aurela Gaçe sonte (e mërkure) mban koncert në Tiranë, ku performon hitet e saj më të mëdha. Përveç fansave, këtë koncert po e presin me padurim edhe kolegët e saj, siç është Rozana Radi. Kjo e fundit përmes një postimi në Instagram ka shkruar fjalë miradie për Aurelën, ndërsa thotë se pret me padurim koncertin e saj. “Nje bashkpuntore prej vitesh. Ajo qe I ka dhene jete e emocion disa prej teksteve te mia qe sot jane bere kolona zanore e momenteve tuaja. Me zor pres te te shikoj ne skene sot Aurela Gace. Shhh kemi ca gjera te reja…
Bes Kallaku ka hedhur nje video ku duket sikur po mundohet të hapë si duhet një shishe shampanje me anë të thikës. Aktori i njohur tashme ja ka marrë dorën dhe në videot e publikuara shfaqet si një profesionist i vërtetë në këtë fushë! Në një postim të fundit ai shihet duke hapur shishen e shampanjës një komentues është shprehur i pakënaqur për këtë video dhe shprehet se aktori po shet mend: “P*rdhet e juja, deri dje rrije me 500 lekë në xhep tani hap shampanja me p*rdhë”, i komenton ndjekësi në videon e tij. Ky koment nuk i shpëtoi…
Mbrëmjen e djeshme në studion e Procesit Sportiv ishte i ftuar edhe deputeti Kujtim Gjuzi. Gjatë emisionit, Gjuzi u vendos në qendër të vëmendjes me batutat e tij. Këtë herë në një panel ndryshe për Gjuzin ku nuk flitej për politikën, por për sportin, deputeti nuk i kurseu komplimentet për vajzat që ishin të ftuara në studio. Në një moment, teksa moderatorja e emisionit e pyeti se në kohën kur ai luante futboll kush vishej më bukur, Gjuzi e ktheu vëmendjen tek vajzat e pranishme në studio, kryesisht ish-miss Shqipëria Silvana Bushati. “Je veshur shumë bukur, si ti si mbesa…