Pas deklaratës së Salsano Rrapit në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, ku tha se aktorja e njohur e portokallisë, Delinda Disha ishte larguar nga programi ‘fshehurazi’, ka ardhur dhe reagimi i parë nga vetë Delinda. Në një postim në rrjete sociale, aktorja sqaron se i kishte mbaruar kontrata dhe se nuk dëshironte ta rinovonte më. “‘I dashur Salsano’ për jetën tënde e paske problem të proncohesh, ndërsa për timen ose artistëve të tjerë e paske shumë të lehtë të thuash iku fshehurazi. Unë iki dhe vij sa herë ta shoh të arsyeshme. Më kishte mbaruar kontrata dhe nuk doja ta…
Author: tirana
Debutimi i Antonio Konte në Ligën e Kampioneve në stolin e Interit, një ditë pasi kishte deklaruar se nuk kishte probleme në një aktivitet të tillë, ka zhgënjyer dukshëm si tifozët e zikaltërve, ashtu edhe vetë trajnerin i cili nuk është përmbajtur në kritika pas duelit. “Ky nuk është futbolli ynë. Djemtë duhet t’i lini të qetë. Duhet të kemi më shumë personalitet dhe të rritemi shumë. Kur unë flas për rrugëtim rritje, e di se çfarë do të ndodhë këtu. Probleme fizike? Për çfarë po flasim? Duhej të vraponim më shumë se ata dhe të ishim më të egër…
Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti është i pakënaqur me marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës. Në një intervistë për emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Z. Kurti foli edhe per pengesat fizike mes dy vendeve, duke përmbendur taksën në “Rrugën e Kombit”. “Taksa në Rrugën e Kombit është gabim. Ne pa e hequr ende këtë kufij, e vumë edhe një tjetër, për të cilin duhet ta fusim dorën në xhep. Ky lloj dyfishimi plus me pagesë është indinjues, përveçse dëmtues. Mbase si qeveri e re duhet të fillojmë bisedimet me qeverinë e Shqipërisë, që kjo të mos vazhdoj kështu,…
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në një intervistë të dhënë për emisionin “Tempora” në RTV Ora ka sqaruar nisjen e betejës së paralajmëruar prej tij për atë që e ka cilësuar si “betejë për shpëtimin e demokracisë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jo legjitime”. Gazetarja: Zoti President në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ju publikuat një status në rrjetet sociale. Në këtë status ju flini për një betejë për shpëtimin e demokracisë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jo legjitime. Çfarë nënkupton me këtë betejë Presidenti i Republikës? Presidenti Meta: Kjo është një betejë që…
Një studente ka denoncuar ne emisionin Stop pedagogun Denis Himci, se i ka kercenuar favore seksuale per te marre provimet. Ai i kërkon puthje, duke i bërë të qartë zinxhirin e marrjes së provimeve. Madje ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet studentes. Profesori-Doktor i Shkencave kërkon puthje, por është i pakënaqur me puthje në faqe… Profesori-(Flet me sekretaren) Përshëndetje! Hë mo! Si të kam? Si kalove? Të lutem! Do vish këtu pak? Studentja-Nuk e di, ta shpjegoj tani, duhet të kuptohesh! Profesori-Mirë! Çfarë do ndryshojë? Unë një javë, pastaj…
Disa fotografi të Benit, djaloshit të vogël nga Kosova, janë paraqitur dje në ekranin gjigant të “Times Square” në New York. Në njërën nga fotografitë, Beni që është me Sindromën Down është bashkë me Fjolla Rracin që në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët dhe të rriturit me Sindromën Doën dhe ata me autizëm. Nëna e Benit, Gresa, ka qenë bashkë me të birin për ta përjetuar këtë moment shumë emocional kur fotografitë e Benit e kanë ‘pushtuar’ sheshin Times Square në Neë York. Fotografia e pesëvjeçarit Beni Godeni u përzgjodh në mesin e 100 më të mirave në konkursin e përvitshëm…
Në intervistën e dhënë për CNA.al Arben Imami, ish-ministër në qeverinë Berisha dhe themelues i PD analizon situatën brenda PD, aleatët e opozitës, Lulzim Bashën dhe djegien e mandateve. Çfarë i mungon Bashës dhe PD tani? Bashës i mungon e ardhmja. PD-së i mungon mungesa e ktij. A e ka bërë ciklin forca politike e Dhjetorit 90? A mendoini se mund të ringrihet? Ideja e ciklit të mbyllur të PD-së është ushqyer nga “koalicioni i qelbësirave”. Po si nuk u mbyll cikli për PKSH megjithëse ra regjimi (u mbyll cikli i komunizmit) por po mbyllet për PD-në që hapi ciklin…
Lojtari i rritur te 36 Lion në vendlindjen e tij, Nigeri u bë i njohur për publikun shqiptar pas eksperiencës së suksesshme me Bylisin. Por kulmin e arriti me Skënderbeun, ku arriti që të debutojë edhe në fazën e grupeve të Europa League. Ashtu, kokëulur dhe fjalëpak, 23 vjeçari arriti që të ngjis shumë shpejt shkallët në karrierë, duke kulmuar mbrëmjen e sotme. Ekipi i tij, Slavia Prague kaloi në avantazh në “San Siro” kundër Interit me një gol të Olayinkës. Vetëm në minutat e fundit Interi barazoi.
Kemi dëgjuar dhe jemi ndeshur me raste të shumta ku në auditorët e universiteteve ndodhen pedagogë të cilët shfrytëzojnë “postin” e tyre në këmbim të marrjes së ryshfeteve. Emisioni investigativ Stop bëri me dije që në puntatën e sotme do të transmetohej rasti i një pedagogu i cili kërkonte afera seksuale ne këmbim të marrjes së disa lëndëve mbetëse. Pedagogu Denis Himci i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, tregohej këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu. “Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre…
Nëse e gjeni veten me simptomat tipike të gripit: temperaturë, të dridhura, bllokime të hundës, mund të filloni të shqetësoheni se keni marrë virusin e gripit (po, madje edhe në verë ose vjeshtë). Si rregull i përgjithshëm, “vaksina e gripit është më efektive në tre muajt e parë, por njerëzit ende kanë mbrojtje pas gjashtë muajsh,” thotë Vanessa Raabe, MD, specialiste e sëmundjeve infektive pediatrike në NYU Langone Health. Të dini se sa zgjat periudha e gripit luan një rol mjaft të rëndësishëm në përcaktimin se kur duhet të vaksinoheni kundër tij çdo vit. Kjo pjesë kërkon pak matematikë. Sezoni…
Një taksist ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë në Elbasan, por është kapur në flagrancë dhe është shoqëruar në komisariat Kanë qenë familjarët e fëmijës të cilët kanë njoftuar policinë ku këta të fundit kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e taksistit, Sami Meta 55-vjeç drejt komisariatit.
Shkenctarët kanë arritur të krijojnë një simulim vizual të bazuar në planet luftarake dhe forcat ushtarake të dy prej fuqive më të mëdha në botë, Amerikës dhe Rusisë. Simulimi tregon se çfarë do të ndodhte nëse do të niste një luftë nukleare midis këtyre dy vëndeve. Në vetëm disa ore, më shumë se 34 milionë njerëz do të humbnin jetën. Lufta do të niste me shënjestra taktike, duke vazhduar më tej me qytetet kyçe. Përpara se lufta të niste mirë, do të kishin humbur jeten jo më pak se 90 milionë njerëz. Duke marrë parasysh dhe tensionet e krijuara midis…