Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dosja “Habilaj”/ Gjykata vendos, si do hetohet i arrestuari në Shqipëri. Koçerri kërkon përjashtimin e një gjyqtari, ja pse

15:53 / September 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kocerri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 9 seancash të dështuara, Gjykata për Krime të Rënda ndau dosjen e Habilajve, duke vazhduar gjykimin veç për të vetmin të arrestuar në Shqipëri, Armand Koçerrin. 

Procesi për Moisi Habilajn dhe 3 persona të tjerë të arrestuar në Itali, do të vazhdojë pasi të marrin dijeni për procesin me anë të letërporosive të dërguara.

Ndërkohë, me anë të një vendimmarrje të sotme, Krimet e Rënda pezulluan gjykimin për vëllain e Moisi Habilajt, Florian Habilajn dhe 3 të tjerë, pasi pas kërkimeve nuk është bërë e mundur gjetja e tyre.

Procesi për ta do të fillojë pas një viti, ose nëse arrestohen. Gjatë seancës së sotme, avokati i Armand Koçerrit, kërkoi përjashtimin e një prej gjyqtarëve të trupit gjykues, pasi ka marrë vendime për dosjen në ngarkim të Taulant Haxhirajt, i cili është dënuar si pjesë e grupit të Treblovës, që dyshohet se kultivonte kanabisin e Habilajve.

Për këtë shkak seanca u shty për në 25 shtator, në mënyrë që kërkesa e avokatit të shqyrtohet nga një gjyqtar tjetër. Të ashtuquajturit si grupi i Habilajve, akuzohen për trafikimin e tonelatave me kanabis në Itali, ndërsa hetimet për ta nisën pasi Prokuroria italiane finalizoi hetimet 3 vjecare dhe lëshoi urdhërarreste për ta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026

Debati për konsullatën serbe në Shkodër dhe atë shqiptare në Luginën e Preshevës, ministri Ferit Hoxha: Nuk cenon sovranitetin, Shqipëria mbron interesat e saj

12:45 / August 2, 2026

Çmimi i madh i Spanjës në Formula 1, 467 milionë euro për Madridin

12:22 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.