Tayna është ende duke pushuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa poston vazhdimisht foto hot. Ajo është shfaqur së fundmi ulur në pishinë me një palë bikini minimaliste në ngjyrë të verdhë ndërsa pozon në mënyrë provokuese. Këngëtarja ndodhet aktualisht në Los Angeles, ndërsa shkruan: “Gjeni palmën në foto”, duke ju referuar një palme në cep të fotos e cila thuajse nuk bie në sy përpara Taynës. Fotoja e këngëtares ka bërë që të shpërthejnë komentet, ku shumica e komplimentojnë Taynën, madje ka edhe nga ata që i thonë asaj se janë gati të lënë gruan dhe fëmijët për…
Author: tirana
Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një ndër çiftet më pëlqyer dhe të komentuar në mediat rozë. Dyshën e njohur e shohim bashkë edhe në ekran pasi na shoqërojnë çdo javë në emisionin “Porta e Fatit” në Tv Klan. Por çifti është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, ku prej kohësh na kanë tregojnë postime nga jeta personale sidomos rreth dashurisë së madhe që kanë për kafshët. Sigurisht, në shtëpinë e tyre s’mund të mungonte një “mik besnik”, të cilin e publikojnë shpesh në Instagram. Mirëpo, miku i tyre katër putrosh, duket se është revoltuar paksa, kur Orinda dhe Turi…
Në Itali po zhvillohet procesi gjyqësor kundër 10 të pandehurve për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Prokuroria ka kërkuar dënim më të lartë për Gianfranco Contestabile, 50 vjeç, 14 vjet heqje lirie. Contestabile rezulton se ka qenë kreu i grupit kriminal mafioz shqiptaro –italianj që ka drejtuar grupimin e trafikantëve të lëndëve narkotike. Ndërkohë, organi i akuzës ka kërkuar 8 vjet burg për Rosario Fioretti, 71 vjeç, i konsideruar krahu i djathtë i Contestabile, shkruajnë mediat italiane. Po tetë vjet burg janë kërkuar edhe për Luca Sabetta, 39 vjeç, dhe për Andrea Esposito, 54 vjeç të dy nga Brindizi. Ndërsa,…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe për nder të jetës dhe veprave heroike të Gjeneral Rrahman Parllakut, partizanit fitimtar antifashist, i cili më pas u burgos dhe u internua nga regjimi diktatorial. Duke vendosur një kurorë me lule dhe duke u përulur me respekt para trupit të të ndjerit, Presidenti Meta u shprehu ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të tij dhe theksoi para përfaqësuesve të mediave: “Sot që është një ditë historike për mbarë popullin dhe kombin tonë, 16 shtatori, dita e Konferencës së Pezës, dita e besëlidhjes së të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje…
Lëngu i panxharit i papërzier me ndonjë frut tjetër është i vështirë për t’u konsumuar. Duke qenë se ai ndihmon në furnizimin e trupit me gjak, konsumumi i tij bëhet i domosdoshëm. Fatkeqësisht, panxhari në vetvete përmban sasi të larta të oksalatit, një substancë e cila rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka dhe trazon ndjeshëm stomakun. Ekspertët rekomandojnë pirjen e moderuar të lëngut të panxharit për të shmangur disa efekte.Personat të cilët vuajnë nga prezenca e gurëve në veshka, apo edhe ata që janë të predispozuar të preken nga ky problem duhet të shmangin kategorikisht lëngun e panxharit. Panxhari nxit…
Dan Bilzerian është një prej 30 njerëzve më me influencë në botë. Mbreti i Instagramit bën një jetë të çmendur, me femra pafund, alkool dhe skena të nxehta. Por, këto festat e tij ndiqen dhe pëlqehen nga miliona njerëz në mbarë botën dhe jo më kot ai ka 28 milionë ndjekës në llogaritë e tij në mediat sociale. Ai ka rrëfyer se pasuritë e tij e ka ngritur falë pokerit, duke zbuluar se shuma më e madhe që ka fituar në një ditë është 12.8 milionë dollarë. Por, jo gjithmonë ai ka arritur të fitojë. Dan Bilzerian tregon edhe momentet…
Aksident ne hyrje te qytetit te Lezhes. Nje automjet Mercedez Benz eshte perplasur nga nje betoniere ku per pasoje ka mbetur i plagosur nje person. Sic raporton korespondenti i Panorama, perplasja ka qene e fuqishme duke spostuar mjetin tip benz duke e perplasur edhe me nje furgon mallrash. Rruga ka mbetur e bllokuar për shkak të aksidentit dhe policia ndodhet ne vendin e ngjarjes.
Me iPhone e fundit nevojitet një aplikacion i palëve të treta për të shfrytëzuar bokeh live. Për Samsung ky funksion përfaqëson fuqinë e një telefoni që i përket një niveli tjetër. Javën e kaluar emocionet e prezantimit të telefonëve të rinj të Apple ishin thuajse inekzistente krahasuar me vitet e kaluara. Ekzekutivët e kompanisë u përpoqën pafundësisht për të bindur audiencën se këto janë tjera modele të suksesshme të iPhone. Dhe pikërisht këtu nis edhe tallja e Samsung. Gjiganti Korean i teknologjisë publikoi një reklamë të re e cila tregon sesa jo-kompetente është kamera e iPhone 11. Reklama kërkon që…
“Kjo është vetëm një pjesë e dosjes kriminale”. Keshtu tha sot Gazment Bardhi, sekretar i Pergjithshem i PD i cili ne nje deklarate per mediat nxori te dhenat e reja nga regjistri i burgjeve ne Itali qe tregojne se Mark Babani, kryebashkiaku i zgjedhur i Vaut te Dejes, ne zgjedhjet e 30 qershorit, i arrestuar ne Sicili, pjese e nje bande qe grabiste makina, eshte denuar dhe debuar nga Italia. “Mark Babani, nen emrin e rreme Marq Babaj është arretuar më 4 prill 1994 në Sicili për vjedhje në rrethana rënduese e kryer në bashkëpunim. Ai është arrestuar duke vjedhur…
Hetimet 3-vjeçare të Prokurorisë për Krime të Rënda shkatërruan katër grupe kriminale, që trafikonin lëndë narkotike në Greqi e Turqi në sasi të vogla. Nga dosja e Prokurorisë që ka siguruar gazeta “Panorama”, rezulton se grupet kishin lidhje edhe me shtetas të huaj, si në Maqedoninë e Veriut, Turqi dhe Greqi. Ndërkohë, arrestimi nuk e ka ndaluar Aldo Nesimin, i konsideruar si një prej drejtuesve të grupit, të përgatiste nga burgu në Greqi një tjetër rast të trafikut. Rast që fillimisht dështoi nga postblloqet, të cilat Policia i kishte ngritur në atë kohë nga protestat që po zhvillonte opozita në…
A jetoni me një “mik besnik”? Nëse po, atëherë studimet e fundit kanë vërtetuar se përveç të paturit një shokë të besueshëm, do të keni edhe shëndet më të mirë kardiovaskular dhe qëndrueshmëri fizike. Sipas studimit të quajtur “Kardiovize Brno 2030”, ekspertët studiuan një popullatë nga Evropa Qendrore, të cilët ishin të përbërë nga 1769 persona, të moshës 25 deri në 64 vjeç, 44.3% e tyre meshkuj, dhe pa histori sëmundjesh të zemrës. Brenda disa vitesh studiuesit krahasuan pronarët e qenve dhe njerëzit që kishin kafshë shtëpiake të tjera ose pa asnjë kafshë shtëpiake në të gjithë parametrat si shëndetin…
Gentilioni tha se do të mbikëqyrte përpjekjet Evropiane për të harmonizuar taksat korporatave në mesin e vendeve anëtarë si dhe të rishikojë rregullimin në fuqi. Bashkimi Evropian ka planifikuar të prezantojë një taksë për shërbimet dixhitale edhe nëse mungon një akord global mësohet të ketë thënë Komisioneri për Çështjet Ekonomike Paolo Gentilioni. “Detyra ime e parë do të jetë për të implementuar një taksë uebi në nivel OECD/G20, ose e thënë ndryshe në nivel global, sepse do të ishte zgjidhja më efektive,” tha Gentilioni, ish kryeministër Italian për La Stampa. “Komisioni synon të arrijë një akord deri më 2020, por…