Lëngu i panxharit i papërzier me ndonjë frut tjetër është i vështirë për t’u konsumuar. Duke qenë se ai ndihmon në furnizimin e trupit me gjak, konsumumi i tij bëhet i domosdoshëm.
Fatkeqësisht, panxhari në vetvete përmban sasi të larta të oksalatit, një substancë e cila rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka dhe trazon ndjeshëm stomakun.
Ekspertët rekomandojnë pirjen e moderuar të lëngut të panxharit për të shmangur disa efekte.
Personat të cilët vuajnë nga prezenca e gurëve në veshka, apo edhe ata që janë të predispozuar të preken nga ky problem duhet të shmangin kategorikisht lëngun e panxharit. Panxhari nxit formimin e gurëve në veshka.
Lëngu i panxharit mund të kontribuojë në uljen e tensionit të gjakut. Miëpo, nëse merrni medikamente për uljen e tensionit dhe ndërkohë pini edhe lëngun e panxharit, tensioni mund të ulet në nivele të rrezikshme.
Në qoftë se lëngu i panxharit pihet në sasi të mëdha, ai mund të shkaktojë trazira në stomakun tuaj. Ky lëng përmban disa lloje karbohidratesh, problematike për njerëz të cilët kanë zorrë apo stomak të ndjeshëm.