Tri makina janë përfshirë në një aksident këtë pasdite në Tiranë, në mbikalimin e Kamzës, pranë “Casa Italia”-s. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nga fotot e realizuara në vendngjarje, duket një makinë Ford Fiesta e cila është përplasur me një Mercedes Benz C Class, ndërsa ky i fundit është përplasur edhe me një Fiat. Duket se Benz-i është mjeti më i dëmtuar, i përplasur në pjesën e pasme dhe të përparme. Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur dinamikën dhe ndarë përgjegjësitë në një zonë ku trafiku është tepër i rënduar, sidomos…
Author: tirana
Shumë femra dëshirojnë që flokët e tyre të rriten dy apo tre herë më shpejt. Për të realizuar një situatë të tillë, ata blejnë shumë produkte kozmetike të cilat premtojnë rritjen e flokëve, që shpesh herë nuk japin efektin e dëshiruar. Fatmirësisht, ka një zgjidhje për këtë. Më poshtë do t’ju tregojmë një maskë e cila rrit flokët tuaja dy deri në tre herë më shpejt. Ka përbërës tërësisht natyralë dhe pa efekte anësore. Përbërësit:-1 lugë çaji mustardë pluhur-3 lugë çaji vaj ulliri-3 lugë çaji ujë të ngrohtë-1 vezë Përgatitja: Fillimisht, në një enë të vogël hidhni ujë të ngrohtë dhe…
Teoria kryesore për mënyrën sesi u zhdukën dinosaurët nga Toka është ajo që fajëson për këtë një asteroid që goditi shtëpinë tonë 65 milionë vite më parë dhe shfarosi thuajse gjithçka. Por, përsa kohë është një teori, ajo edhe mund të kontestohet. Një teori e re ka dalë nga studiuesit e Universitetit të Readingut në Britaninë e Madhe. Sipas tyre, dinosaurët ishin thuajse të zhdukur në momentin që Toka u godit nga asteroidi. Për këtë zhdukje, teoria më e re fajëson vetë dinosaurët. Grupi i shkencëtarëve që qëndron pas këtij pretendimi thonë se edhe nga analizat e fosileve nuk sigurohen…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur paralajmërimit që i bëri kryebashkiaku Mark Babani, për shpifje lidhur me akuzat se ka qenë i arrestuar në Itali më 4 prill 1994. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se gjatë kohës që i përgatit padinë, Babani duhet të përgjigjet, se në cilin hotel ka fjetur më 24 janar 1996. Reagimi i plotë: Mark Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill…
Kryebashkiaku i zgjedhur i Vaut te Dejes, Mark Babani ka reaguar pas akuzave të PD, të cilët nxorën sot dokumente që, sipas tyre, faktonin se Babani ka qenë i arrestuar ne Sicili, pjese e një bande qe grabiste makina, dhe se eshte denuar dhe debuar nga shteti fqinj. Në reagimin e tij, Babani i quajti akuzat shpifje dhe histori esajuar, ndërsa tha se do të bëj padi për shpifje nga Gazment Bardhit. Babani sqaroi se nuk ka ndryshuar kurrë emër dhe se as nuk është ndaluar ndonjëherë nga policia. Ai shtoi se më katër prill 1994 punonte në një hotel…
Fillimi i vitit të ri shkollor rezulton të jetë stresues për fëmijët me autizëm por edhe për prindërit e tyre. Megjithatë, vendosja dhe përgatitja e një rutine mund të lehtësojë shumë problemin tuaj. Janë disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë për të pasur një fillim viti shkollor të mbarë dhe të dobishëm. Bëni mirë të gjeni pak kohë që të vizitoni shkollën nëse doni të regjistroni fëmijën tuaj. Mund të fotografoni shkollën, sheshin e lojërave, klasën dhe mësuesinnë mënyrë që të krijoni një libër fotografish për fëmijën tuaj. Do të keni memorizuar ditët më të bukura të tij. Nevojat…
Më 3 shtator ’81 ka qenë vizita e fundit që Enver Hoxha ka bërë në shtëpinë e Mehmet Shehut, ish-Kryeministrit komunist dhe numrit dy të regjimit. Atë mbrëmje ka shkuar për të uruar bashkëpunëtorin e tij më të afërt për fejesën e djalit dhe nga ajo ditë e derisa ndërroi jetë, nuk është shfaqur më aty. Në bisedën me Ramiz Alinë, mëngjesin e 8 shtatorit ’81, është befasuar nga të papriturat tronditëse që ka mësuar për biografinë e papërshtatshme të nuses që kishte kapërcyer rishtas portën e Bllokut të udhëheqjes. Pas kësaj është interesuar të njihet zyrtarisht me dokumentet që…
Numri i meshkujve të cilët janë trajtuar për infertilitet është 7-fishuar në 15 vitet e fundit, pasi cilësia e spermës ka filluar të bie, tregon një studim i ri. “Ky është një shqetësim shëndetësor publik”, thotë dr. Ashley Tiegs, drejtuesja e këtij studimi, që pritet të prezantohet sot nga Shoqata Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese në Denver. Ekipi i saj analizoi mostra të marra nga qendrat e fertilitetit në SHBA dhe Spanjë mes viteve 2002 – 2017. Shkencëtarët zbuluan se nuk ishte rritur vetëm numri i meshkujve (nga 8 mijë në 60 mijë) që kanë kërkuar trajtim mjekësor gjatë kësaj periudhe,…
Lira Gjika Kur fëmija shkon në kopsht për herë të parë, është natyrale që të qajë dhe duhet të qajë. Vajtja në kopsht është një ngjarje e madhe për jetën e fëmijës dhe po ashtu edhe të nënës, sepse po konkretizohet procesi i të qenit dy individë më vete, pra dy njerëz të ndryshëm. Nëna dhe fëmija janë dy njerëz të ndryshëm. Ky proces nuk është një proces i lehtë, pasi vetë nëna e refuzon. Vetë nëna, nuk e do dhe nuk e zhvillon këtë lloj vetëdije. Natyrisht që nuk e bën me dashje, por e shikon fëmijën e saj…
Çdo ditë e më shumë porti i Durrësit po tërheq vëmendjen e lundruesve elitarë, të cilët e përfshijnë këtë port mallrash në ndalesat e tyre për shërbime, por edhe në guidat e tyre turistike. Lehtësirat portuale dhe fiskale ndaj turizmit detar, kryesisht tregtimi i naftës duty free dhe përshtatja e kalatave për jahtet në portet shqiptare e ka shtuar ndjeshëm numrin e tyre në këto porte. Vetëm gjatë muajit shtator janë bregëzuar (ankoruar) në kalatat portuale të Durrësit rreth 35 jahte, ndërsa që nga fillimi i këtij viti, sipas Autoritetit Portual Durrës, numri i jahteve që kanë vizituar Durrësin ka…
NGA ANDI BUSHATI Kushdo që i ka hedhur një sy të vëmendshëm mediave të kësaj të hëne, me siguri që nuk do t’i kenë shpëtuar dy lajme, në pamje të parë, pa lidhje me njëri- tjetrin. I pari kishte të bënte me dialogun e rregullt që kryeministri mban me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Pasi ai botoi një foto të stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, një nga komentuesit kishte ironizuar duke thënë që rëndësi ka se çfarë ndërtohet dhe jo sesa vidhet . Kaq është dashur që në stilin e tij, Rama të shpërthejë: “O i vjedhur nga mendë”,…
Ngrënia e kërpudhave mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të prostatës. Në këtë përfundim ka dalë një studim i zhvilluar në Japoni, dhe që është publikuar në Newsweek”. Sipas studiuesve, ngrënia e të paktën tre herë kërpudha në javë, zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës tek meshkujt. Në studimin ku janë përfshirë 36499 meshkuj të moshave 40 deri 79, të vëzhguar gjatë 13 viteve, pjesëmarrësit janë pyetur në lidhje me zakonet e ngrënies dhe mënyrën e jetesës. Diagnostifikimi me kancer ishte 17% më i ulët tek ata persona të cilët konsumonin kërpudha të paktën tre herë brenda javës se sa…