Author: tirana

Rreth 70 maturantë të shkollës së Mesme të Bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë të Përrenjasit nuk kanë mundur të rezultojnë fitues në asnjë nga degët e përzgjedhura për të ndjekur studimet e larta. Arsyeja përllogaritja gabim nga ana e një mësueseje në hedhjen e të dhënave në sistem. Mësuesja e tyre ka hedhur rezultatet e provimeve me zgjedhje në kolonën e lëndëve bazë. Në përllogaritjen e pikëve, koeficientet ndryshojnë nga lënda në lëndë, ndaj kjo ka bërë të humbasin deri në 20 mijë pikë. Si rezultat edhe nxënësit me mesatare të lartë gati 10 nuk kanë mundur të fitojnë asnjë…

Read More

Kryetari i PD, Lulzim Basha, është në një darkë informale me aleatët e PD. Burime për A2 thanë se me kreun e opozitës janë kreu i PAA, Agron Duka, Dashamir Shehi i LZHK, kreu i PDK, Nard Ndoka dhe kryerepublikani Fatmir Mediu. Darka po zhvillohet pranë kantinës që zotëron Agron Duka në Ishëm. Edhe pse një darkë informale, burimet thonë se aksioni i opozitës do jetë pjesë e diskutimit, sikurse qëndrimi që do të mbajë opozita pas deklaratave të Presidentit Meta se në një nga protestat e opozitës, rrezikohej djegia e Kuvendit.

Read More

Kriza klimaterike po i sëmur edhe më shumë njerëzit, duke përkeqësuar gjendjen e tyre shëndetësore duke nisur nga alergjitë sezonale e deri te sëmundjet e mushkërive. Fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve që vijnë nga moti ekstrem dhe nxehtësia. “Studimet sugjerojnë se mjekimet që jepen me recetë mund të jenë duke i dëmtuar pacientët për shkak të ndryshimeve klimaterike,” shprehet Aaron Bernestein, mjek pediatër dhe bashkëdrejtues në Qendrën për Klimën, Shëndetin dhe Mjedisin Global në Universitetin e Harwardit. Një kërkim i fundit zbuloi se pacientët e kancerit në mushkëri të cilët i nënshtroheshin rrezatimit,…

Read More

Moderatorja Bieta Sulo nuk i kishte prezantuar asnjëherë prindërit, por më në fund u njohëm me ta. Një nga resortet në të cilin dy prindërit kishin zgjedhur për të kaluar një drekë të këndshme ka publikuar foton e tyre. “A nuk është ai i pashëm? A nuk është ajo një mbretëreshë e vërtetë?”- shkruhet në postim. Menjëherë ka komentuar Bieta Sulo, e cila shfaq gjithë dashurinë e saj me një fjali: “… dhe ashtu janë vërtetë. Mami dhe babi im”.

Read More

Odise Roshi u kthye në protagonist ndeshjen e fundit me Kombëtaren, duke shënuar përballë Islandës dhe në një farë mënyre, duke heshtur kritikat për paraqitjen kundër Francës. Sulmuesi kuqezi, ka vazhduar me të njëjtën ecuri edhe në kampionatin rus, pasi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës. Ai ka kaluar skuadrën e tij në avantazh në ndeshjen ndaj Rostovit që në minutën e 19, duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një penallti. Roshi ka goditur topin në cepin e djathtë të portës, ndërkohë që portieri u hodh në krahun tjetër, duke mos arritur të sjellë probleme për sulmuesin. Skuadra e Groznit po…

Read More

Ka thyer çdo rekord të mundshëm për gola të shënuar dhe trofe të fituar në futbollin australian, por Besart Berisha, ish-sulmuesi i Shqipërisë dhe Kosovës, e ka të vështirë të gjejë një ekip të ri për të vazhduar karrierën në Australi. Futbollisti u largua nga Australia 13 muaj më parë, pasi zgjodhi t’i bashkohej Sanfreçe Hiroshima në Japoni. Por atje, ai nuk gjeti hapësirat që dëshironte, duke luajtur vetëm 6 ndeshje si zëvendësues në sezonin e parë dhe asnjë minutë në këtë të fundit, para se të ndërpriste kontratën me japonezët. Sipas mediave australiane, karakteri i tij impulsiv solli disa…

Read More

Bota e futbollit është në ankth për jetën e trajnerit serb, Aleksandër Trifunovic.Ish-tekniku i ekipit grek, Panionios në sezonin 2008-2009 dhe tani i Igokea ka pësuar një goditje në tru. Tekniku 52-vjeçar i telefonoi mikut të tij, Vuk Radivojevic, duke i kërkuar ndihmë dhe menjëherë pas kësaj ai u dërgua me urgjencë në spital. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e Trifunovic, por sipas mediave serbe, 52 vjeçari është jashtë rrëzikut për jetën.

Read More

Çdokush që kërkon të bëjë çregjistrimin e përkohshëm apo të përhershëm të mjetit mund të rezervojë online takimin pranë sporteleve të Drejtorisë së Transportit Rrugor në Tiranë, duke evituar pritjet dhe radhët e gjata. Shërbimi aksesohet në faqen online të drejtorisë, ndërkohë që dokumentet e kërkuar për këtë procedurë duhet të paraqiten vetën në datën dhe orën e rezervimit. Referuar aplikacionit, qytetarët mund të zgjedhin datën dhe orën që është në dispozicion, ndërkohë që emri I personit që prenoton online duhet të korrespondojë me atë që do të paraqitet në sportel, raporton scan. Ndërkaq, ky dikaster sqaron se për të…

Read More

Një familje delfinësh, të rrethuar nga peshkatarët, afrohen kohë më kokë me njeri-tjetrin para se të goditen për vdekje. Pamjet e veçanta u morën në Taixhi, Japoni, ku gjuetia e delfinëve vazhdon sërish në masë. Faqja “Projekti Delfin”, e cila merret me mbrojtjen e tyre, shpjegon se delfinët e kuptuan fatin e tyre pasi u hodhën rrjetat, dhe të lodhur e të rraskapitur, u mblodhën kokë më kokë si për të mbështetur njëri-tjetrin. Nëna e familjes patriarkale shihej të bënte rrathë e të fërkohej me radhë pas pjesëtarëve të tjerë të familjes. Ata ishin shtyrë prej orësh drejt cekëtirës, ku…

Read More

Xhorxh Soros, është një filantrop i cili ka zgjedhur të investojë për një shoqëri të hapur në Shtetet e Bashkuara dhe mjaft vende të botës dhe ta mbështesë karierën e tij rreth kësaj ideje. Ai krijoji në Amerikë në fund të viteve 60 Fondin Kuant, një prej fondeve më të sukseshme të investimeve më risk. Miliarderi, në fund të viteve 80 çeli zyra të fondacionit në disa vende të Europës lindore, dhe pas rënies së sistemit komunist edhe në Shqipëri. Mirëpo edhe pse ai ka investuar qindra miliona dollarë në vendet ish-komuniste, në fusha si arsimi, shëndetësia, dhe në mjaft…

Read More

Emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report TV këtë të hënë u angazhua në trajtimin e historisë së Eglantina Këmbacit, në vitin 1999, atëherë 18 vjeç, sot një 40 vjeçare. Viti i mbrapshtë për shqiptarët e gjeti një adoleshente asokohe Eglantina Kembacin, një 18-vjeçare e cila sapo tërhoqi pasaportën në Tiranë, dëshira e saj ishte të largohej drejt Francës. Ajo vendosi që më 3 dhjetor të vitit 1997, të largohej nga vendlindja e saj në Berat. Fizikisht ajo i mungon familjes që prej kësaj dite ndërsa më 7 dhjetor tri ditë më pas të vitit 1997, telefonon dhe flet me nënën. “Mama…

Read More

Një shqiptar ka përfunduar në pranga në Itali, pasi iu gjetën dy pistoleta të fshehura poshtë banakut të barit që administronte. Baristi shqiptar i kishte fshehur nga pistoletat tip Tanfoglio kalibër 9×21 me 15 qitje dhe një tjetër 765 me 7 plumba në karikator poshtë makinetës së kafesë, në një bar në Pioltello. Shqiptari i arrestuar është një 42 vjeçar, i cili punonte në rruga Leoncavallo në lagjen Satellite në Milano.

Read More