Author: tirana

Janë të shumtë njerëzit të cilët pëlqejnë masivisht të veshurën me rroba të zeza. Në mos në ambjente shkollore, në shoqëri apo në punë, në secilin vend ndeshemi me njerëz të cilët janë të veshur me ngjyrë të zezë. Mirëpo, ka disa arsye se përse ndodh kjo. -E zeza shkon me gjithçka.-Preferojnë të shpenzojnë për çanta e këpucë, prandaj blejnë bluza të zeza të thjeshta.-Është shumë e thjeshtë të kombinohesh në mëngjes, sepse gjithçka është e zezë dhe shkon me gjithçka.-E zeza u shkon të gjithëve dhe të tregon më të dobët.-Nëse ju pëlqen diçka në dyqan, shanset janë që…

Read More

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi ditë më parë i dhanë fund beqarisë së tyre.  Ata bënë një dasmë madhështore, me shumë të ftuar VIP, me super atmosferë, muzikë, kërcime, lojra. Por një detaj nuk na ka shpëtuar nga kjo dasmë. Jonida dhe Besniku kishin menduar që të organizonin një lojë ku njëra nga vajzat beqare duhet të kapte buqetën me lule ndërsa njëri nga djemtë beqarë llastikun që vendoset në këmbë. Por si për çudit, buqetën me lule e kapi mikesha e Jonidës, aktorja Olta Daku ndërsa llastikun e kapi vëllai i Besnikut. Pas kësaj të dy u puthën me…

Read More

“Shihemi në gjyq” e nis sezonin e 8-të të transmetimit me një histori ndryshe nga ato që kemi parë përgjatë këtyre viteve. Fatimja dhe vajza e saj Sonila po përballen prej vitesh me një problematikë të vështirë. Nga një bashkëjetesë gati 23-vjeçare, Sonila ka sjellë në jetë një djalë që sot është 7-vjeç. Fatimja kërkon nga Sonila që ajo të bindë babain e djalit ti japë atësinë, por ai ndërkohë është i martuar. A mund të gjendet një zgjidhje për këtë rast? Fatimja :E kam sjellë vajzën dhe i kërkoj atësinë e djalit, se bashkëjeton me një nga Bradasheshi ka…

Read More

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Rama se premtoi shëndetësi falas, por vodhi 385 milionë euro. Në facebook, ndërsa ka shpërndarë edhe një video-mesazh, Basha shkruan se njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale, ndërsa Rama, të cilit i referohet si “artisti i vjedhje dhe i mashtrimit”, përdor pushtetin për pasurim personal. “Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara. Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor…

Read More

Edhe pse kanë kaluar dy muaj që nga ndarja e çiftit Lushaj, nuk reshtin dedikimet në rrjetet sociale. Në disa video në Instastory, reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka publikuar një këngë përmalluese. Me një shikim prekës dhe teksa ndodhet në automjet me shokun e tij Limi Hotin, Stresi është bërë melankolik. Në sfond dëgjohet kënga e Teuta Selimit me titull “Pi raki e mendoj për ty”. “Në vetmi kendoj nga hallishumë per ty moj m’ka marr mallinë ketë mbrëmje përplotëmall e mërzi Si t’i them unë shokëvet’mi si t’a ndal unëlotin tim në këtëmbrëmje qe m’ke lën…

Read More

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshi nuk ka qenë pjesë e ish Sigurimit të Shtetit dhe as bashkëpuntor. Për këtë gjë nuk ekziston asnjë fakt dhe hetimet pushohen. Ky është përfundimi i Prokurorisë që hetoi për disa muaj pas një shkrese të Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Top Channel ka mësuar se prokurorja Marjeta Zaimi pushoi hetimet pas një sërë veprimesh që kanë hedhur dritë dhe i kane dhënë të drejtë Sheshit, i cili nga ana e tij ka dorëzuar një kallzim për shpërdorim detyre ndaj autoritetet të dosjes dhe çështja është ndarë. Prokuroria thotë në shkresën…

Read More

Ka ndërruar jetë një nga personat që mbeti i plagosur pak minuta më parë, në një aksident në fshatin Leshnicë të Korçës, sipas “News24”. Në aksident u përfshinë dy automjete, ndërsa mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë. Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore. Polica ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e aksidentit.

Read More

Rrushi i thatë është plot e përplot me vitamina, fibra dhe minerale. Jo më kot konsiderohet si një super-ushqim, të cilin edhe vetë mjekët ua rekomandojnë pacientëve të tyre. Rezulton gjithashtu se rrushi i thatë mund të jetë edhe më i dobishëm në qoftë se vendosim ta lëmë në ujë përgjatë natës. Uji ka aftësinë të shkrijë mineralet dhe lëndët ushqyese të rrushit dhe lëkurës së tij. Për pasojë: Zorrët dhe mëlçia do të mund të largojnë toksinat më lehtë.Rrushi i thatë, në vetvete ka veti detoksifikuese, nisur kjo nga sasia e lartë e fibrave dhe antioksidantëve. Kur kombinohen së…

Read More

Horoskopi kinez bazohet në një cikël 12 vjeçar, ku çdo kafshë përfaqëson një vit të caktuar. Shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes. Sipas folklorit kinez, renditja e këtyre shenjave u vendos nga një garë midis një demi dhe një miu të zgjuar, ku ky i fundit fitoi dhe garën. Për këtë arsye miu është kafsha e parë e horoskopit e cila pasohet nga demi. Sipas horoskopit kinez, viti i lindjes tregon më shumë se sa thjeshtë moshën tuaj. Kinezët mendojnë se kafsha që përfaqëson datëlindjen tuaj ka një influencë të madhe në personalitetin, marrdhëniet dhe fatin tuaj.…

Read More

Pasi u kthye te titulli kampion pas më shumë se çerekshekulli pritje, Partizani ngriti stekën e pretendimeve, duke vendosur objektiv nisjen e një cikli fitues. Por dy humbje në katër ndeshjet e para të sezonit të ri të Superligës janë shumë, teksa ky mision është është në dyshim të madh. Sigurisht që nuk mund të arrihet me ndeshje si ajo e fundit në Laç, ku të kuqtë e Franko lerdas dolën nga fushë me humbjen 1-0 dhe të bindur se nuk bënë shumë për të kërkuar një tjetër rezultat. Të zotët e shtëpisë të drejtuar nga Sulejman Starova i lanë…

Read More

Një person është qëlluar dy herë me thikë dhe sende të tjera të forta pasditen e sotme në lagjen ‘Syrja Dylgjeri’ pas një sherri. I plagosuri është Enver Xhezairi 62-vjeç. Ndërsa autori mësohet se është Myslym Leçaj. Pas debatit të fortë, Leçaj e qëlloi dy herë me thikë në trup 62-vjeçarin dhe më pas me sende të forta duke e lënë të plagosur.  Raportohet se i plagosuri është dërguar në spital, ku po merr mjekim, ndërsa policia ka nisur hetimet për të arrestuar autorin dhe zbuluar shkakun e ngjarjes.

Read More