Të gjithë jemi familjarizuar me format e perimeve që në fëmijëri, pasi ato janë pjesë e dietës sonë të përditshme, por kësaj rradhe do të cuditeni me këto forma të çuditshme. Në foto do të gjeni patëllxhan në formë kok të njeriut, domate me veshë lepuri apo karotë babë e bir të përqafuara.
Author: tirana
Temperaturat e larta tashmë mund të përballohen pa asnjë merak nëpërmjet dëborës artificiale. Një situatë e tillë është provuar në Japoni. Dëbora artificiale ka ardhur pas testit me sistemin ftohës. Ky sistem do të përdoret në lojërat olimpike që do të zhvillohen vitin e ardhshëm në Tokio. Shkak i kësaj “shpikje” u bënë temperaturat e larta të vitit të kaluar nga ku vdiqën plot 65 persona. Sistemi u testua gjatë një gare me kanoe. Prova e parë nuk pati sukses. Shpërndarja e dëborës artificiale në atmosferë nuk mundi që të ulë temperaturat. Kështu, japonezët janë duke punuar sërish që ta përfundojnë…
Njihuni me parashikimin, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dashuria: Situata juaj e dashurisë nuk është sigurisht më e mira, në fakt sot do të ketë shumë nervozizëm. Ata që kanë provuar një ndarje së fundmi do të donin të gjenin paqe. Moment ideal që beqarët të sqarohen me një person. Puna: Gjatë ditës mund të ketë një tension të vogël në vendin e punës, kini kujdes. Demi Dashuria: Sot disa polemika në dashuri do të jenë të pashmangshme dhe ata me një histori të gjatë mund të marrin…
Euro sërish në rënie. Një euro u këmbye këtë të shtunë me 121.48 lekë. Në këtë mënyrë u shënua dita e nëntë me rradhë që euro është drejt zbritjes. Ekspertët e tregut të këmbimeve valutore, pohuan se tregu është rikthyer në ekuilibër. Kjo ka ndodhur pasi ndërhyrjet e bankave në blerje ndikuan në forcimin e monedhës së përbashkët në ditët e fundit të muajit gusht. Ata shprehen se tregu i është rikthyer ndikimit të kërkesë ofertës. Euro ka qenë i luhatur prej muaj me rradhë. Kryesisht ka qëndruar në shifrat midis 121.5 dhe 122 lekëve. Ekspertët e tregut presin që të…
Në aksin e rrugës kombëtare Peqin – Elbasan gjatë një aksidenti të trefishtë janë plagosur 4 persona. “Balkanweb” se në aksident sipas burimeve zyrtare u përfshinë tre automjete, dy tip ‘Benz’ dhe një ‘Mitsubishi’. Si pasojë e këtij aksidenti një grua ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa plagë të lehta kanë marrë të tre drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksident. Të aksidentuarit u dërguan në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti mund të ketë qenë një parakalim i gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident.
Thonjtë më të veçantë të vjeshtës do të duken si në fotot e mëposhtme. Ndërkohë që ju jeni duke menduar se si do të dukeshin thonjtë tuaj, do t’ju njohim me trendin më të fundit. Nuanca e ngjyrës kafe, të kombinuara së bashku, të japin përshtypjen e një printi leopardi. Thonjtë do të duken “chic” me këtë model. Nëse pëlqeni gjërat e thjeshta zgjidhni këtë! Është menduar edhe për besnikët e thonjve french!
Kafeja apo çaji me kafeinë i konsumuar para gjumit, nuk ndikon aspak në cilësinë e gjumit. Studiuesit e Florida Atlantic University dhe Harvard Medical School monitoruan nivelet e konsumit të kafeinës, të alkoolit dhe të nikotinës së 785 njerëzve përgjatë 5,164 ditëve. Studiuesit përdorën sensorë të cilët regjistronin kohëzgjatjen e gjumit, efiçencën dhe se sa shpejt zgjoheshin subjektet pasi përfshiheshin nga gjumi. Nga ana tjetër, nga studimi u tha se nikotina dhe alkooli kanë efekt tejet negativ në cilësinë e gjumit, një cigare e konsumuar para gjumit ishte e aftë të pakësonte kohëzgjatjen me 42 minuta. Ndërkohë, kafeina s’ka asnjë lloj efekti.…
Gratë kanë nevojë për 2000 kalori në ditë, ndërkohë që një burrë për 2500, por këtu nuk përfshihet asnjë lloj diete! Në mënyrë që të humbet peshë ngadalë, duhen reduktuar disa kalori, përkatësisht duhen konsumuar 500 kalori më pak. Dieta që do të sjellim në vijim nuk është e rekomandueshme që të mbahet në përiudha të gjata kohore. Mënjanohen ndjeshëm gratë shtatzëna, ata persona me probleme shëndetsore apo edhe ato të cilët për shkak të pozicioneve të punës bëjnë punë të rënda. Nëse bëhet i mundur konsumimi i 1200 kalorive në ditë, konsumohen ushqime të pasura me nutrientë në mënyrë që…
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani kërkon një opozitë të përgjegjshme, atdhetare dhe të vendosur për të fituar përballë kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti demokrat kërkon që opozita shqiptare të marrë shembull nga ajo ruse dhe turke për të mundur Edi Ramën. “Kete jave, ne Rusi, ka patur zgjedhje lokale. Opozita ka aritur te fitoje 19 nga 20 zona te Moskes. Partia e presidentit Vladimir Putin humbi 13 nga zonat elektorale qe kishte pasur. Pak kohe me pare edhe Turqia reagoi fuqishem ndaj regjimit autokratik te Erdoganit. Opozita e atjeshme ariti te fitoje edhe…
Është pothuajse e pamundur që edhe ju të mos keni një pirg me rroba të bardha në të verdhë. Kjo bën që të mos mendoni më për t’i veshur por si zgjidhje t’i hidhni apo t’i lini mënjanë. Një lajm i mirë për ju. Tanimë, kemi një zgjidhje shumë të efektshme që do t’ju vijë menjëherë në ndihmë. Më poshtë keni disa mënyra se si t’ju ktheni atyre ngjyrën që kanë pasur në fillim, të bardhën si bora. Dielli është zbardhuesi numër njëSapo t’i keni larë rrobat, ekspozojini ato në dritën e diellit. Tharësit artificialë janë të dëmshëm si pasojë e…
Në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda, që hetoi për 3 vjet 4 grupet kriminale që u goditën gjatë operacionit “Limit”, shpjegohen rolet e secilit prej anëtarëve, linja e trafikut dhe mekanizmat për trafikun e drogës. Sipas Prokurorisë, në bazë të materialeve të referuara me shkresën përcjellëse të datës 11 tetor 2016, nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, më datë 12 tetor 2016, Prokuroria e Krimeve të rënda ka regjistruar procedimin penal nr. 219, lidhur me veprën penale “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Nga hetimet ka rezultuar se: Drejtoria për…
Vincent Cassel dhe Monica Bellucci kanë qenë të martuar për 14 vite, dhe nga kjo martesë janë bërë prinder të dy vajzave, Deva dhe Leonie. Deva është vajza e madhe e ish-çiftit më të përfolur të kinemasë botërore. Pak foto të saj janë publikuar gjatë gjithë këtyre viteve, por këtë herë, në ditëlindjen e saj të 15-të, babi krenar ngarkoi një fotografi të saj në Instagram duke i bërë urimin më të ëmbël. Ajo duket po aq e bukur sa mamaja e saj, Monica Bellucci. Me flokët e gjatë e të zinj dhe buzët e plota reflektohet ngjashmëria e madhe…