Author: tirana

Projekti për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës tashmë është gati. Ditën e nesërme në Vlorë do të bëhet edhe prezantimi i projektit tek ‘Tre racat’.Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale. Rama shkruan se edhe pas negociatave të tej zgjatura që si përfundim ishin të pasuksesshme, qeveria u angazhua drejtpërdrejtë në bërjen e projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë që të mos humbej koha.Rama ndër të tjera vijon duke thanë se falë punës voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtarësh ekspertësh dhe nën drejtimin e një studio të…

Read More

Pa u mbushur 1 muaj nga vrasja e bujshme e Santiago Malkos në kryeqytet, policia dhe prokuroria kanë arrestuar një 39 vjeçar. Burime te Top Channel tregojnë se nga hetimet e deritanishme, sektori kundër vrasjeve në Drejtorinë e Tiranës ka ndaluar shtetasin, të cilit i mësohen vetëm inicialet, B.T. Burimet thonë se 39 vjeçari është nga Tirana dhe ka kryer veprime për të penguar zbardhjen e së vërtetës si edhe nuk ka kallëzuar krimin. Grupi hetimor beson se dëshmia e tij është kyçe për të treguar autoret ose porositësit e ekzekutimit. Ish efektivi i policisë Santiago Malko u vra me…

Read More

Nga heronjtë e rremë, te disidentët e rremë. Maks Velo është i shqetësuar. Sipas tij, me vuajtjet e komunizmit abuzohet për përfitime të veçanta dhe përjashtim nuk bëjnë as artistët. Arkitekti rrëfen rastin e piktorit Hila dhe përzgjedhjen e padrejtë sipas tij, të artistit për të ekspozuar në Muzeun e Artit Modern në Varshavë.  “Nuk ishte as Galeria që e caktoi, por një njeri me pushtet, i cili ua caktoi detyrimisht Edi Hilën, pa lënë për ta asnjë mundësi që të takonin edhe artistë të tjerë e të zgjidhnin vetë studiuesit polakë”, tregon Velo për “Panoramën”. Ekspozita “Piktori i transformimit”…

Read More

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj feston ditëlindjen dhe bazuar në biografinë që qarkullon në internet, ajo mbush sot 44 vjeçe. Albërija e ka nisur herët karrierën në muzikë, dhe prej vitesh është pjesë e skenës. Këngtëtarja njihet po ashtu si një ndër femrat më sharmante të ekranit. Shpeshherë ajo tërheq vëmendjen me fizikun e saj.

Read More

Të gjithë kemi qenë aty. Celularit ose tabletit po i mbaron bateria dhe ti e ke harruar karikuesin në shtëpi. Nuk bën dëm nëse merr borxh një të tillë nga një pasagjer tjetër në aeroport apo në recepsionin e hotelit… apo jo?! “Në 2019, kjo përbën një gabim shumë të madh”, shprehen ekspertët e sigurisë kibernetike. “Ka disa gjëra në jetë që nuk mund t’i marrësh borxh” shprehet Charles Henderson nga IMB security. “Nëse jeni në një udhëtim dhe papritmas kuptoni se keni harruar mbathjet e çorapet. Besoj se nuk do t’i kërkonit një bashkëudhëtari që t’ia merrni borxh? Do…

Read More

Gjatë ditës së sotshme kanë diplomuar 416 të rinj për zyrtarë policorë. Kjo ishte gjenerata e 54-të e Policisë së Kosovës. Por, ajo që ka rënë në sy nga ceremonia e diplomimit ishin dy motrat Konjufca, raporton Indeksonline. Ato rrugëtimin e tyre e kanë vazhduar së bashku edhe në polici, duke qëndruar të pandara. Fotografia e dy motrave kosovare po bën jehonë në rrjetet sociale.

Read More

Me nisjen e vitit të ri shkollor do të ketë kontrolle të rrepte për mjetet e transportit që transportojnë nxënësit e shkollave. Drejtori i Policisë Rrugore Mithat Tola doli në një nga akset rrugore këtë të diel për të dhënë mesazhin e tij, duke u kërkuar edhe prindërve që transportojnë fëmijët të jenë të kujdesshëm. “Deri në fund të shtatorit do të ketë kontroll sistematik të mjeteve që transportojnë fëmijë. Do të ketë ndëshkime të ashpra për ata që nuk respektojnë normal. Dalja ime sot ka të bëjë me sensibilizimin edhe të atyre prindërve që transportojnë fëmijët”, theksoi Tola. Më…

Read More

Revolucionet e kadifenjtë në Europën Lindore i dhanë krahë ëndrrave të shumë njerëzve, por ato u pasuan nga një proces i vështirë transformimi. Zhgënjimi i tyre reflektohet në qëndrimin ndaj BE-së, mendon Ivaylo Ditchev. Pas 30 vjetësh njerëzit në Europën Lindore duken më shumë të zhgënjyer se të lumtur me “revolucionet e kadifenjtë”. Vërtet që fuqia blerëse në këto vende, pas një rënieje në fillim me 40%, sot është dyfishuar, në Poloni madje e trefishuar, por për njerëzit me bindje të majta, ky proces transformimi shkoi shumë larg dhe shkatërroi krahas diktaturës edhe barazinë, moralin dhe vetë shtetin. Kurse për…

Read More

186 gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar në sitën e vettingut nga 1 shkurti i vitit 2018 deri në 31 korrik të këtij viti. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar gjetjet për procesin e vettingut nga momenti që ai ka filluar; dhe sipas monitorimeve të kryera deri tani janë shkarkuar 60 gjyqtarë e prokurorë, 37 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen ose kanë dalë në pension, ndërkohë që Komisioni i  Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë 76 gjyqtarë e prokurorë. Nga monitorimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, numri më i madh i shkarkimeve nga detyra vjen për shkak se gjyqtarët e…

Read More

Ndër prezantimet që kanë rënë më së shumti në sy në Frankfurt Motor Show, ishte BMW Concept 4, me pjesën e përparme me përmasa gjigante. I dizajnuar si bazë për 4 Series, M3 dhe M4, ky model ka dukje shumë më të veçantë, se sa makinat që i kemi parë deri më tani. X Tomi Design ka punuar që ta kthejë në një makinë me tavan të hapur. 

Read More

Njëra blogere mode dhe tjetra këngëtare dhe blogere, Armina Mevlani dhe Jonida Maliqi kanë vite që janë mikesha të mira dhe me siguri, ndër të tjera, i ka bashkuar edhe pasioni për modën. Të dyja kanë edhe një eksperiencë të përbashkët në skenë, kur prezantuan vite më parë një edicion të “Dacing with the stars”. Falë rrjeteve sociale, vajzat seksi kanë bërë një marketing të fortë për bizneset respektive, të cilat janë edhe pasioni i tyre, veshjet dhe aksesorët e markave të njohura. Jonida ka një eksperiencë më të hershme se Armina në biznes. Ajo ka pasur dyqanin e saj me këpucë…

Read More