Author: tirana

Në ceremoninë martesore të Jonida Vokshit nuk mungoi as rituali hedhjes së buqetës së lulëve. Ajo që kapi lulet ishte pikërisht mikja e ngushtë e saj, aktorja Olta Daku. Në dasmën e Jonidës ishin të ftuara shumë emra të njohur të ekranit. Simbolika e këtij rituali, tregon se vajza beqare që kap lulet ka rradhën të martohet së shpejti.

Read More

Ajola Xoxa publikoi një foto me këngëtaren spanjolle me famë botërore Luz Casal, e cila përformoi mbrëmjen e djeshme tek Amfiteatri i Tiranës. Mirëpo fotoja e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, duket se ka ngatërruar rrjetin. Shumë prej ndjekësve kanë menduar se gruaja krah saj është Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama. Kjo për shkak se këngëtarja spanjolle ka një ngjashmëri shumë të madhe me Linda Ramën. Vetë Ajola shkruan krahas fotos: “Luz Casal, diva spanjolle e zhanrit Bolero sot ne 20:00 tek Amfiteatri i Tiranes”.

Read More

Një nga gërmadhë e kthyer edhe në një vend grumbullimi plehrash, Stadiumi i Burrelit është transformuar brenda 40 ditësh. Ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar fotot e këtij ndryshimi rrënjësor që ky stadium ka pësuar duke i dhënë gjithë dashamirësve të zonës së Matit një ambient dinjitoz për të ndjekur skuadrën e tyre të dashur. Ai ka vlerësuar punën e kryebashkiakut të ri Agron Malaj, punonjësve të bashkisë dhe komunitetit të biznesit në Bashkinë e Matit për punën e palodhur që kanë bërë. “40 DITE TRANSFORMUESE e kthyen Stadiumin e Burrelit, nga një shembëlltyrë të lemeritshme…

Read More

Vangjel Zguro është lojtar kryesor i ekipit të tij të Chattanooga Red Wolves. Ai dhuroi magji në humbjen në transfertë me rezultatin 4-3 ndaj Lansing Ignite në USL League One, kategoria e tretë e kampionatit amerikan. Mbrojtësi i dha avantazhin të tijve në minutën e 3′ me një gol fantastik nga goditja e këndit. Ai gjuajti direkt drejt portës dhe gjeti të papërgatitur portierin kundërshtar. Sfera përfundoi në rrjetën e skuadrës vendase me një saktësi të habitshme. Zguro shquhet për të majtën e tij të saktë dhe mjaft teknike, por ky gol ishte tjetër niveli. Festimi i golit? Sigurisht, shqiponja…

Read More

Një shofer 47-vjeçar u arrestua nga policia pas një telefonate të mbërritur në sallën operative nga vetë qytetarët, të cilët thanë se drejtuesi i një automjeti po bënte manovra të rrezikshme në rrugë. Pas njoftimi policia Rrugore ndaloi automjetin në fjalë, dhe pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi në masën 1.31 mg/l. Në tentativë për tu larguar, shoferi i dehur ka goditur edhe makinën e Policisë Rrugore. Shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Sipas policisë, mbrëmjen e djeshme, ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur nga…

Read More

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen se tentuan të vidhnin një magazinë ushqimorë në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale: Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe( vëlla e motër) banues në Elbasan. “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë tentativës për të vjedhur një magazinë ushqinore në pronësi të shtetasit E.B., janë pikasur nga qytetarë të cilët kanë njoftuar Policinë.Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë kanë organizuar punë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të cilët ndodheshin mbrenda…

Read More

Spikerja e njohur e lajmeve në Tv Klan, Anjola Hamzaj është bërë së fundmi nënë e dy binjakëve. Mirëpo, e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ajo foli për historinë e pazakontë të lindjes së binjakëve të saj, Emma dhe Luis. Për fat të keq, foshnjet lindën në muajin e shtatë, po tashmë fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë. Anjola rrëfeu se ditën që lindi s’ndihej mirë dhe la një takim te mjeku. Rrugës për në klinikë, ndjeu që i plasën ujërat dhe menjëherë vendosi të udhëtojë drejt Italisë sepse ndjente një lindje të vështirë. “Nga plasja e ujërave, thonë që…

Read More

Një trajler është përmbysur dhe është shkatërruar pasi ka dalë nga rruga në rrugën Burrel-Milot, pranë urës ss Ulzës, gjatë natës. Mjeti i tonazhit të lartë është me targa të Shkupit. Policia tha në momentin e aksidentit, shoferi u hodh nga makina dhe ka marrë plagë të lehta. Shkak per aksidentin duket se ka qënë futja në parakalim e një mjeti tjetër. Makina që e parakaloi gabimisht ishte me targa të Zvicrës.

Read More

Ndoshta do t’ju duket një ëndërr por në Britani ka një kompani ku ju e caktoni vetë rrogën tuaj. Menaxherja 25 vjeçare e zhvillimit të biznesit, Cecilia Manduca tha për BBC se në vendin e saj të punës, një “proces vetë-vlerësimi i pagës”. E thënë më thjesht, punonjësit atje e vendosin vetë sa vlejnë dhe sa duhet të paguhen. Së fundi, Cecilia e shpërbleu veten me një rritje page në vlerën 7,000 paundë, që e con pagën e saj vjetore në 37,000 £. “Pata mjaft dyshime përpara se ta pretendoja atë rritje, sepse është gjithmonë ajo stigma që duhet të…

Read More

Moti për ditën e sotme do të jetë i kthjellët dhe pa vranësira. Për ata që nuk i kanë mbaruar akoma pushimet moti do të jetë favorizues, pasi temperaturat do të jenë të përshtatshme edhe në bregdet. Edhe pse ka ardhur vjeshta, dielli akoma e ka fuqinë si në periudhën e verës. Temperaturat parashikohen nga 15ºC deri në 29ºC në zonat malore, nga 15ºC deri në 32ºC në zonat e ulëta dhe në zonat bregdetare nga 17ºC deri në 30ºC.

Read More

Afrimi i tetorit, kur Këshilli Europian do të marrë vendimin për Shqipërinë lidhur me negociatat e anëtarësimit, ka shtuar thirrjet e BE për uljen e palëve në tryezën e bisedimeve dhe gjetjen e një kompromisi për daljen nga kriza politike dhe institucionale, që vazhdon prej 7 muajsh. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ftoi të premten, (13.09.2019), partitë politike të ulen në dialog për të arritur këtë qëllim dhe shtuar shanset e një vendimi pozitiv nga Brukseli. “Kontaktet mes qeverisë dhe aktorëve të tjerë politikë duhet të vazhdojnë në 5 javët në vijim përpara takimit të Brukselit”, tha Soreca…

Read More