Author: tirana

Ka ndërruar jetë 15-vjeçarja Elona Koburja, e cila preku zemrat e të gjithë shqiptarëve, pasi tregoi për historinë e saj dhe sëmundjen e rrallë nga e cila ishte prekur. Vogëlushja, për shpëtimin e së cilës u angazhuan dhe mobilizuan edhe mjaft personazhe të njohur të ekranit shqiptar, u nis me urgjencë drejt Turqisë për të marrë mjekim më të specializuar. Siç raportohet sot, ajo nuk ka mundur të fitojë betejën e ashpër në të cilën ishte futur prej shumë kohësh. Për kurimin e të miturës nga Fushë Kruja nevojiteshin edhe 30 mijë euro, ndërsa familjarët kishin mundur të siguronin vetë…

Read More

Artan Bilani është nga të paktët artizanë të Shkodrës që ruan traditën e punimit të qelesheve. Qëkur ishte 24 vjeç ju besuan sekretet e punës, nga një familje e vjetër gjakovare që këtë simbol të veshjes tradicionale shqiptare ta bëjë në mënyrë të përsosur. Megjithëse fitimet janë të pakta, ai thotë se nuk do heqë dore kurrë nga prodhimi i qelesheve. Artan Bilani zbulon disa nga teknikat e realizimit të qelesheve që janë trashëguar prej shekujsh. Veshjet tradicionale shqiptare po zgjojnë gjithnjë e më shumë interesin e të huajve që vizitojnë vendin tonë. Bilani shpreh për Vizion Plus keqardhjen që…

Read More

Policia greke shkatërron një grup kriminal që trafikonte armë dhe mucione nga Shqipëria në ishullin e Kretës, në Greqi. Nën akuzë janë njëmbëdhjetë personave, 5 prej tyre të huaj. Në pranga kanë përfunduar 6 prej tyre, të gjithë grekë të moshës 59, 55, 54, 42, 31 dhe 64 vjeç, si pjesë e grupit kriminal të angazhuar në trafikim të paligjshëm të armëve dhe municioneve. Katër prej personave u arrestuan në Kretë dhe dy të tjerë në pjesën tjetër të Greqisë pasi policia zbuloi një ngarkesë të paligjshme në një kamion të ndaluar nga autoritetet në Rethymnon. Ngarkesa përmbante 4 kallashnikov…

Read More

Deklaratat e Artan Lames pak ditë më parë se punonjësit në Agjencinë e Kadastrës do të rekrutohen me konkurs, për Partinë Demokratike, janë tallje me shqiptarët. Ish-deputetja Orjola Pampuri ka publikuar një bisedë të Lames me stafin e ish-AlUIZN-t ku u kërkon punonjësve të angazhohen në fushatë për zgjedhjet duke harruar ditën e shtunë si ditë pushimi. “Ai është regjistruar, duke pohuar se emërimet janë partiake dhe duke urdhëruar punonjësit të  punojnë në fushatë. Në vend që Artan Lame të ishte sot në burg për përdorimin e administratës në fushatë, ai vazhdon të mashtrojë shqiptarët me propagandën e Edi Ramës…

Read More

Përplasjet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se sa vijnë e thellohen. Pas debateve të forta në distancë mes Kryemadhit dhe Bashës në lidhje me strategjinë që duhet të ndjekë opozita, tashmë akuzat e forta në drejtim të LSI-së vijnë direkt edhe nga familja Berisha e cila ka një ndikim absolut në vijën politike që ndjek PD. Bëhet fjalë për dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha Jamarbër Malltezi, i cili ka akuzuar direkt LSI për blerje të ish-kryetares së KQZ-së dhe ndikim në vendimmarrjet e këtij institucioni, duke i hapur rrugë sipas tij një maskarade. Malltezi akuzon edhe ish-ministrat…

Read More

Një ditë para fillimit të vitit shkollor, Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka publikuar historinë e Irisit. Në një botë ku teknologjia po luan rol gjithnjë e më të madh Irisi ka krijuar një shkollë ku fëmijët e Kosovës dhe Shqipërisë mund të mësojnë online. #Schoolme, wshtw një platformë audio-vizuale e kurrikulës shkollore për fëmijë nga 5 deri në 16 që aplikohet në 40 shkolla në Shqipëri dhe 23 shkolla në Kosovë , duke lejuar fëmijët të fuqizojnë veten e tyre dhe të krijojnë universin e tyre të njohurive duke tejkaluar kufijtë e shkolles tradicionale.

Read More

Në listën e ndryshimeve të Kodit Penal, që parashikohet të votohen këtë javë në seancë plenare, janë edhe disa ndryshime që ashpërsojnë masat për shkelësit në fushën e sigurisë ushqimore. Një prej ndryshimeve parashikon se importimi, prodhimi, ruajtja, ofrimi për shitje, shitja apo vendosja ne qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër e ushqimeve, pijeve, lëndëve të tjera ushqimore, barnave të rrezikshme si dhe futja në prodhim e kimikateve, materialeve dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimore e të pijeve, në shkelje të kërkesave të legjislacionit të posaçëm dënohet me burgim deri në 3 vjet. Kur nga vepra është…

Read More

Një qytetare nga Tirana i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama pasi nuk po arrinte të regjistronte fëmijën e saj në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi”, në Tiranë. Në mesazhin drejtuar kryeministrit Rama dhe duke i kërkuar një zgjidhje, qytetarja thotë se prej 10 ditësh është paraqitur në shkollë për të regjistruar të bijën dhe në ditën e fundit i kanë mbyllur derën. Ndërkohë thotë ajo, në shkollë janë regjistruar disa vajza edhe pse nuk ishin banore të lagjes. “Përshëndetje Kryeministër!Jam një prind.Vajza ime ka mbaruar shkollën 9-vjeçare te Konferenca e Pezës. Banoj te Stadiumi Dinamo.Kam 10…

Read More

Barcelona vazhdon të mos ketë në dispozicion shërbimet e Lionel Messit në këtë fillim sezoni, por më mirë kështu, pasi po zbulojnë një super lojtar për të ardhmen. Po flasim për Ansu Fati, i cili shënoi vetëm pas dy minutash lojë, pas një topi të ardhur nga krahu i djathtë. Por ai nuk u ndal me kaq, pasi disa minuta më pas dha një super asist për shokun e tij, De Jong. Bëhet fjalë për një futbollist që është vetëm 16 vjeç e 318 ditë, duke u bërë futbollisti i parë që shënon dhe asiston brenda një ndeshje në një…

Read More

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e llahtarisë ka ndodhur në Tiranë, ku një manjak seksual i fiksuar pas katër vajzave që qëndronin me qira, i përndiqte dhe masturbohej përballë derës së apartamentit të tyre në Tiranë. Ngjarja e tmerrshme ishte kthyer në një ritual për Ervis Sallakun, i cili në mënyrë të vazhdueshme ndiqte vajzat dhe pasi shkonte në sheshpushimin e shkallëve të pallatit 7 katësh, ku ato qëndronin, hiqte pantallonat e niste masturbohej, ngjitur me derën e apartamentit të tyre. Sjellja e pahijshme e këtij personi, kishte lemeritur dhe banorët e pallatit ku qëndronin me qira vajzat,…

Read More

Një 37-vjeçar u arrestua nga efektivët e komisariatit numër 4 në Tiranë pasi plagosi me thikë një person, 37-vjeçarin me inicialet S.K, pas një konflikti që policia e karakterizon “për motive të dobëta”. O. H., 37 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Ali Baushi” ka goditur me mjet prerës në trup S. K., 37 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Read More

“Kurbanë” të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion rrezikojnë të bëhen edhe gjyqtarët e prokurorët. Gjatë vitit 2018 janë proceduar penalisht 29 gjyqtarë dhe prokurorë për veprën penale të korrupsionit pasiv. Sipas raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, numri i përfaqësuesve të drejtësisë që janë proceduar për këtë vepër penale ka pësuar rritje krahasuar me vitin 2017. “Nga të dhënat statistikore vërehet tendenca në rritje e numrit të procedimeve të regjistruara në vitin 2018 për veprën penale të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, raporton sot. Konkretisht organi i prokurorisë…

Read More