Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Pse s’duhet të marrësh borxh kurrë karikuesin e dikujt tjetër?!

14:42 / September 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karikues
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë kemi qenë aty. Celularit ose tabletit po i mbaron bateria dhe ti e ke harruar karikuesin në shtëpi. Nuk bën dëm nëse merr borxh një të tillë nga një pasagjer tjetër në aeroport apo në recepsionin e hotelit… apo jo?!

“Në 2019, kjo përbën një gabim shumë të madh”, shprehen ekspertët e sigurisë kibernetike.

“Ka disa gjëra në jetë që nuk mund t’i marrësh borxh” shprehet Charles Henderson nga IMB security.

“Nëse jeni në një udhëtim dhe papritmas kuptoni se keni harruar mbathjet e çorapet. Besoj se nuk do t’i kërkonit një bashkëudhëtari që t’ia merrni borxh? Do të shkonit në një dyqan e do të blinit të reja” shprehet ai.

Henderson drejton një ekip hakerash që klientët i punësojnë për të thyer sistemet e kompiuterave të tyre me qëllim që të zbulojnë pikat e dobëta. Që kur hakerat kanë gjetur mënyrën për të implantuar karikuesit me viruse që mund të “rrëmbejnë” pajisje dhe kompiutera, ekipi i tij përdor një truk që u mëson klientëve që të bëhen paksa mosbesues ndaj karikuesve të të tjerëve.

Po ashtu, javën e kaluar, në Konferencën e hakerave të mbajtur në Las Vegas, një haker me nofkën “MG” prezantoi një karikues Iphone që e kishte modifikuar.

Pasi e lidhi me një kompiuter, ai u fut direkt në IP-në e tij dhe e mori në zotërim atë. Hakeri sipërmarrës tha se kishte një numër të konsiderueshëm karikuesish të tillë që po i shiste me 200 dollarë copën.

Gjithsesi, duhet evidentuar fakti se karikuesit me virus nuk janë përhapur masivisht akoma dhe për momentin pjesa më kritike që lidhet me çështjet e sigurisë janë portat e USB-ve që përdoren për karikim nëpër aeroporte dhe ambiente të tjera publike.

karikues
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

09:44 / May 14, 2026

Studim: IA ndryshon sjellje kur biseda bëhet agresive dhe me tension

22:00 / April 23, 2026

Njerëzit nuk kanë qenë kurrë kaq larg Tokës, “Artemis II” thyen rekordin historik të “Apollo 13” në Hënë

20:59 / April 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.