Author: tirana

Çdo i moshuar mund të marrë shtesë në pension. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije procedurën si përfitohet shtesa nga pensionistët. “I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar një 27-vjeçare nga Tirana e cila para një muaji ka kryer me sukses transplantin e veshkës falas. Nëpërmjet një postimi në facebook, Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë për Megin e cila ishte diagnostifikuar që në lindje me probleme të theksuara renale “Kalvari i vuajtjeve për 27 vite me rradhë për Megin dhe familjen e saj, ka marrë fund! Sot më tregoi se nuk e besonte kur e telefonuan për t’i thënë që është gati për ndërhyrjen pa pagesë dhe përputhshmëria me motrën që i dhuroi veshkën ishte e plotë.…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shpalljen e moskompetencës për rigjykimin e Izet Haxhisë. Duke argumentuar se vepra penale për të cilën është dënuar dhe po rigjykohet është tashmë në kompetencën e Krimeve të Rënda. Gjyqi u shty për në 20 shtator, pasi avokatët të shqyrtojnë kërkesën e Prokurorisë, ndërsa vetë Izet Haxhija ishte dakord me prokurorinë që çështja të kalojë te Krimet e Rënda. Haxhija akuzohet për vrasjen për shkak të cilësisë së viktimës dhe në kushtet kur Azem Hajdari në momentin e vrasjes ishte deputet, çështja zgjidhet në Gjykatën për Krime të Rënda. Ky ishte argumenti i Prokurorisë, ndërsa…

Read More

Të gjithëve na ndodh që të themi ndonjëherë gënjeshtra të vogla. Gënjeshtra thuhet për një qëllim të mirë, për të shmangur disa probleme, për të bërë një përshtypje më të mirë te njerëzit ose sepse, për fat të keq, është një lloj varësie. Secili nga ne ka gënjyer në periudha të caktuara të jetës së tij, por sipas astrologjisë, disa shenja të zodiakut kanë më shumë gjasa ta bëjnë këtë. Le të zbulojmë se cilat janë: Akrepi Është shenja që është në gjendje të manipulojë më mirë njerëzit dhe të vërtetat. Një profesionist i vërtetë për ta bërë veten të…

Read More

Qeveria e re greke do synojë t’i bëjë presion Shqipërisë me bllokimin e integrimit në Bashkimin Europian me qëllim që të rikthejë Marrëveshjen e Detit të 2009 të firmosur nga Sali Berisha e Lulzim Basha. Këtë plan e ka zbuluar ish-ministrja e Jashtme e Greqisë e asaj periudhe Dora Bakojanis, motra e kryeministrit grek, Qiriako Micotaqis, aktualisht deputete dhe një nga drejtueset e partisë në pushtet Demokracia e Re, gjatë një diskutimi të saj në parlamentin grek. “Marrëdhëniet me Shqipërinë janë në një situatë e cila ka shkuar drejt përkeqësimit në vitet e fundit. Nuk mund të krahasohen fare marrëdhëniet…

Read More

“France Football”, revista e famshme franceze që është edhe krijuesja e Topit të Artë ndryshon mendim për Elseid Hysaj. Nëse në humbjen 4-1 ndaj Francës u cilësua si një nga lojtarët më të dobët në fushë duke u vlerësuar me notën 3, pas paraqitjes mbrësëlënëse ndaj Islandës ku mbajti shiritin e kapitenit në krah dhe shënoi golin e tij të parë me fanellën e kombëtares, shkodrani është përfshirë nga “France Football” në formacionin më të mirë të javës, pas raundit të 6-të të eliminatoreve të Europianit. Revista franceze e ka vendosur Hysaj në krahun e djathtë të mbrojtes në skemën…

Read More

Ka kaq shumë mite për ushqimin dhe nuk dimë çfarë të besojmë. Por ka disa prej tyre që shkenca i ka hedhur poshtë dhe ka treguar të vërtetën. Yndyra të bën keq Trupi ka nevojë për yndyrë që të funksionojë mirë, kryesisht Omega 3 dhe 6. Për aq kohë sa nuk e teproni me kaloritë gjithçka është në rregull. Yndyra që nuk duhet të konsumoni janë ato që quhen “trans fats” dhe gjenden tek produktet e pjekura, ato që përmbajnë margarinë dhe ushqimet e skuqura me vaj të zakonshëm. Të hequrit dorë nga karbohidratet do ju bëjë të humbni në…

Read More

Xheni Mhillaj u bë e njohur për publikun shqiptar si njê konkurente në reality show-n Big Bro×ther Albania. Ajo dhe Bernardi u njohën brenda garës për tê fituar çmimin e madh dhe historia e tyre frymëzoi gjithë Shqipërinë. Por erdhi një kohë që dyshja u nda dhe sot po dëgjojmë për një tjetër surprizë prej Xhenit. Ditën e djeshme Xheni ka festuar 24-vjetorin e lindjes në një darkë romantike me qirinj me partnerin e saj të ri. Surpriza e vërtetë ka qenë propozimi për martesë dhe unaza e fejesës që ka marrë. Në Instagram Xheni shkruan se ajo i tha…

Read More

Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Kanada, mund të përfitojnë pension.70 mijë besohet se është numri i shqiptarëve që do të përfitojnë pas votimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Anila Denaj, ministre e Financave, tregon se pensioni do t’iu paguhet qytetarëve shqiptarë në vendin që do të zgjedhin të jetojnë: “Shtetasit shqiptare do të kenë mundësi që të marrin pensionin kanadez edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri duke mos humbur asnjë të drejtë. Marrëveshja krijon hapësira ligjore për mbrojtjen e emigrantëve shqiptarë përveçse me Kanadanë, edhe me vendet e tjera me të cilat dy vendet kanë marrëveshje dypalëshe.”…

Read More

Tushemishti është fshati turistik i cili ndodhet 5 km larg qytetit të Pogradecit, ofron një pamje përrallore për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj. I ndodhur shumë afër liqenit, Tushemishti ofron pamje mahnitëse në secilën stinë të vitit, kryesisht plazh mahnitës gjatë stinës së verës. Nëse depërton në brendësi të fshatit, do të hasesh me shtëpi shumë të vjetra, me kishën e Shën Pandelimonit. Ndërkohë, nga ana tjetër, turistët mund të shijojnë edhe gatimet tradicionale të zonës dhe starkinkat (mollët) e famshme që gjenden atje. Një nga gjërat më “pikante” që ndodhet në brendësi të fshatit është shtëpia e…

Read More

Receta e pastiços me mish të grirë dhe krem qumështi siç njihet ndryshe me beshamelë, një recetë fantastike. Përgatitja e pastiços me mish të grirë Përbërësit: 350 gr makarona (të gjata apo të shkurtra në formë tubi) 110 gr djathë të bardhë 2 kokrra vezë Për salcën me mish të grirë 700 gr mish të grirë 2 kokrra qepë 3 thelpinj hudhra 400 gr domate të grira 1 lugë salcë domatesh pure Një gotë verë (nëse preferoni) 1 gjethe dafine 3 lugë gjelle vaj ulliri Kripë Piper i zi Për kremin e qumështit (beshamelën) ½ filxhan çaji me miell gruri…

Read More

Zoti Netanjahu e mohoi të ishte ai autor i postimit gjatë një interviste për radion izraelite “Kan Reshet Bet”. Ai tha se bëhej fjalë për një gabim nga një përfaqësues i stafit të tij dhe se postimi ishte hequr. Facebook-u njoftoi se ka pezulluar faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për shkak të shkeljes të politikës së kompanisë që lidhet me përdorimin e gjuhës së urrejtjes. Facebook-u njoftoi të enjten se rrjeti social e ka pezulluar faqen për 24 orë. Nëpërmjet faqes së kryeministrit izraelit u bëhej thirrje votuesve të parandalonin krijimin e një qeverie të përbërë sikurse thuhej: ”nga…

Read More