Malda Susuri, një vajzë me shumë stil nga Kosova, iu prezantua publikut për herë të parë në Top Fest 3, me këngën “Dashuri e hidhur “, një prej këngëve më të dashura asokohe. Malda tregoi ditën e djeshme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, se ngjarja që i ndodhi në ambientet e punës u kthye në arsyen që e nxiti të ideonte këtë projekt. Konsumi i një molle gjatë orarit të punës ishte justifikimi që drejtoresha e saj kishte përdorur për ta pushuar nga puna, ndaj Malda vendosi që figurën e mollës ta bënte patjetër pjesë të projekteve të…
Author: tirana
Kolla është një instrument i dobishëm për pastrimin e mushkërive nga substancat irrituese dhe sekrecionet e tepërta. Ajo mund të largojë bakteret dhe të parandalojë infeksionet. Megjithatë, kolla mund të bëhet shumë e ashpër dhe munduese për rrugët e frymëmarrjes. Kolla gjatë natës mund të frenohet përveç medikamenteve edhe ndryshimeve në stilin e jetesës dhe disa kurave natyrale. Sipas të dhënave, kolla mund të jetë edhe alergjike, e nxitur nga pluhuri e substanca të tjera të cilat shkaktojnë edhe tështima. Për këtë arsye, rekomandohet që dhoma e gjumit të jetë sa më e pastër nga pluhuri. Dhoma e gjumit duhet…
Atmosferik, tërheqës dhe kozmopolit, Lizbona, kryeqyteti Portugez, i cili ka gjithçka që ju nevojitet për një udhëtim në Evropë: kulturë, ushqim të mirë, arkitekturë interesante dhe histori. Nuk është rastësi që është një nga destinacionet më të njohura të Evropës përgjatë gjithë vitit. 1. Lagjet atmosferike Alfama është lagja më e vjetër dhe më piktoreske e Lisbonës, është zona e vetme e mbetur e paprekur nga tërmeti shkatërrues i vitit 1755. Një shëtitje nëpër rrugët e saj shumëngjyrëshe, është një udhëtim në kohë. Natën, muzika fado melankolike dëgjohet në restorantet e vjetra. Katedralja Se me dy kullat e saj dhe…
Rrudhat shkaktohen jo vetëm nga rënia e prodhimit të kolagjenit, por edhe ndotja, ekspozimi në diell, mungesa e vitaminës D3, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike, ndryshimi i kremërave dhe duhani. Rrudhat mund të zbehen, shmangen dhe mbahen nën kontroll me disa trajtime natyrale. Ja disa prej kurave më të mira natyrale kundër rrudhave. 1.Vaji i arrës së kokosit Me këtë vaj mund të masazhoni zonën e rrudhave duke kryer lëvizje rrethore. Pas masazhit ju mund ta mbani vajin në lëkurë për gjithë natën. Kura duhet përsëritur çdo mbrëmje. Vaji i arrës së kokosit i jep lëkurës një shkëlqim natyral…
Mos u mendoni shumë gjatë se cili është ushqimi që duhet të gatuani për mesvaktin. Pastiçja përveçse është mjaft e shijshme dhe bëhet me produkte që të gjithë i kemi në shtëpinë tonë, është shumë e lehtë për t’u gatuar. Përbërësit:300 gr pastaarrë moskat3 vezëdjath i bardhëgjalpëdjath kaçkavall i grirë400 ml qumështkripëpiper i zi Fillimisht ziejmë pastën në ujë të valuar me kripë për gjysmën e kohës që duhet për tu gatuar plotësisht. Kjo pasi, pas përgatitjes do të gatuahen sërish në furrë. Në një enë të thellë, rrahim 2 vezë, teksa duke i përzier shtojmë edhe pak qumësht. Pasi e…
Sipas shkencës personat e lindur në shtator janë të veçantë nga pjesa tjetër, pasi kanë më shumë shanse të jenë të suksesshëm në çdo fushë të jetës. Sipas një studimi të bërë nga National Bureau of Economic Research, ata që kanë lindur në këtë muaj mund të arrijnë suksesin në një moshë shumë të re. Kjo vjen prej faktit se personat e lindur në shtator ecin shumë mirë në shkollë, sepse janë më të pjekur se të tjerët. Gjithashtu studimet thonë se të lindurit midis shtatorit dhe nëntorit kanë më shumë mundësi të jetojnë gjatë dhe madje të kalojnë moshën…
Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari beson se do të arrihet një marrëveshje midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, dhe diçka të tillë e ka paralajmëruar më parë. Por në emisionin “Open” në Top Channel, Hajdari theksoi se marrëveshja që mund të arrihet në fillim të vitit të ardhshëm do të sjellë fundin politik të kryetarit të PD-së. “Marrëveshja ka për të ndodhur, mund të ndodhë në fillim të vitit që vjen. Rama do e sflisë Bashën sepse ai nuk ka asnjë interes për një marrëveshje me Bashën. Rama do e ofrojë marrëveshjen kur Basha të jetë i dobët.…
Fiks Fare denoncoi veprimet e Policisë Rrugore të Tiranës, e cila i ka vendosur gjobë një hajduti se lëvizte me motorr pa siguracion, kontroll teknik dhe pa patentë me mjetin e vjedhur! Megjithëse hajduti është arrestuar dhe proceduar, pronari i motorrit po sorollatet prej disa muajsh nga Policia Rrugore. Afrim Pasmaçiu tha se në muajin dhjetor 2018 i vodhën motorrin te puna. “Motorrin e kisha lënë në parkim, nuk e përdorja. Bëra denoncim në Policinë e Tiranës dhe për disa javë nuk mora asnjë përgjigje. Pas disa javësh më lajmërojnë se e kanë gjetur motorrin, në fakt ai që e…
Një fitore shumë e vuajtur ndaj Andorrës, e vendosur vetëm në minutën e fundit, por më pas një fitore bindëse 4-0 ndaj Moldavisë, ka kthyer optimizmin te Turqia që e sheh veten përsëri në kreun e grupit kualifikues në Europian përkrah Francës. Por ajo që lumturon më shumë turqit duket se është fitorja 4-2 e Shqipërisë ndaj Islandës, që i mundi në qershor dhe dukej si rivali i tyre kryesor për një nga dy vendet që çojnë në Euro 2020. Hakan Çalhanoglu nuk fshihet teksa pranon se rezultati i Shqipërisë është ai që i jep një shtysë më shumë përfaqësueses…
Ish-kryeminsitri Sali Berisha për herë të parë ka folur rreth zërave që qarkullojnë për një koalicion mes PD dhe PS. Berisha ka qenë sot i ftuar në Opinion, dhe ka thënë se kjo do të ishte një goditje e rëndë për demorkacinë. Ish-kreu i PD u shpreh kategorikisht kundër, duke shtuar se ky koalicion do të shuajë të gjitha shpresat për shqiptarët. A ka një mundësi për një koalicion mes PS dhe PD, ka fjalë, por është në kuadër të spekulimeve? Në të gjithë vlerësimin, një koalicion i tillë një goditje e mëshirës për sistemin shqiptar, se s’mund ta quaj…
Një person ka rënë në prangat e policisë pas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. A. B., 50 vjeç, banues në Tiranë u arrestua në rrugën “Isuf Banga” në Tiranë ku u ndalua nga punonjësit e policisë për t’u shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.2, për të dhënë shpjegime në lidhje me një ngjarje, ku ishte person i dyshuar.
Midis takimeve të rëndësishme që përgatit Athina zyrtare në kuadrin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara në New York jane edhe ato me liderët e Ballkanit. Në qarqet qeveritare flitet se Kyriakos Mitsotakis ka marrë kërkesa të shumta nga disa liderë ballkanikë për takime individuale, ndaj thuhet se është shumë i mundur një takim midis tij dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Disa ditë më parë nga Selaniku Mitsotakis ka paralajmëruar Tiranën se Greqia do të bllokojë fillimin e negociatave të Tiranës me BE nëse qeveria shqiptare nuk tregon me vepra se respekton të drejtat e minoritetit…