Author: tirana

Një 37-vjeçar u plagos me thikë gjatë mesnatës në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Autori i dyshuar, Gerhard Peza, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për drejtim të parregullt të automjetit, u kap dhe u vu në pranga nga Policia. Pas njoftimit të marrë rreth orës 00:10, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij. Pasi ka kryer plagosjen autori është larguar me vrap por policia e ka ndjekur dhe e ka arrestuar vetëm pak minuta pas ngjarjes në disa blloqe palletesh në rrugën “Ndre Mjeda”. Gjithashtu, u sekuestrua…

Read More

Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se po dorëzon dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit. Ai shkroi se humbja ishte e madhe. “Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ne të gjithë ndjejmë.” Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. Unë i njihja shumicën prej tyre, i njihja familjet e tyre dhe disa prej tyre ishin miq të familjes. Tronditja dhe thyerja e zemrës që ndjej do të zgjasë gjithë jetën time. Kjo tragjedi e ka lënë në errësirë ​​Koçanin dhe Maqedoninë dhe boshllëku që ka mbetur është i padurueshëm”,…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një komunikim për mediat, ka folur për situatën pas tragjedisë së ndodhur në Koçan. Taravari njoftoi se 15 mjekë nga vende të ndryshme, ndodhen në Maqedoninë e Veriut, për t’u ardhur në ndihmë stafit. “Tashmë kanë mbërritur mjekë nga më shumë shtete. Nga Çekia, nga Izraeli do vijnë, nga Beogradi kanë ardhur. Rreth 15 kolegë tashmë janë në Maqedoninë e Veriut. Do t’i shpërndajmë nëpër klinikat ku ka më tepër nevojë, që të punojnë bashkë me kolegët tanë dhe ta shpërndajnë përvojën e tyre që e kanë nga shtetet e tyre”, tha mes tjerash…

Read More

Edhe pse jemi në mesin e muajit mars, reshjet e dëborës kanë përfshirë aksin rrugor Bogë-Theth, duke krijuar vështirësi në qarkullim. Aktualisht, po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit. Për shkak të intensitetit të reshjeve, në disa segmente kërkohet përdorimi i zinxhirëve, krahas gomave dimërore. Kjo situatë vjen ndonëse jemi në prag të pranverës, duke sjellë surpriza të motit në zonat malore. Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të informohen mbi gjendjen e rrugës përpara se të udhëtojnë.

Read More

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pasi u largua nga lista e koalicionit të Adriatik Lapajt. Ai ka zgjedhur të refuzojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Ai pohoi se “Shqipëria Bëhet” është një krijesë e Sali Berishës. “Shqipëria Bëhet” qenkërka një kurth i Dr.Berishës për të mbledhur vota të djathta që vetë z. Berisha nuk arrin ti mbledh dhe duket se paska gjetur një talent të ri të mashtrimit si të atyre sekteve që premtonin takime me Zotin”, shkruan ai. Reagimi i Dashnor Sulës: Gjatë këtyre 72 orëve jam gjendur mes një xhungle politike, mes miqsh dhe armiqsh,…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar pas daljes nga SPAK se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj “është mbushur me çimka në të gjitha anët”, duke iu referuar përgjimit të tij në qeli. Sipas tij, ministri Ulsi Manja ka shkuar natën “si mik” tek Veliaj, por në të njëjtën kohë ka urdhëruar vendosjen e pajisjeve të përgjimit në ambientet e tij. Berisha pretendon se Veliaj është përgjuar kudo, madje edhe në telefon fiks, në shtrat dhe tavolinë. “Atë e kishin mbushur me çimka në të gjitha anët,” tha ai, duke akuzuar qeverinë për tejkalim të kufijve ligjorë në përdorimin…

Read More

Sali Berisha: Taulant Bego Yaris, është një personazh unik. Është edhe hajdut xhepash, nuk ngurron t’u kërkojë mbushmani kartën e telefonit. Ky është njeriu që përfaqëson Edi Ramën në Tiranë.Janar 2021, Sueli është në diskutim me Pini D787Bo në lidhje me një çështje kundër tij të nisur nga OFL. Dosja ndodhet në SPAK.Pini thotë se: Do ta kthej dosjen nga SPAK në OFL. E shihni si bëhen pazaret, e pastaj më thoni mua pse them organizatë kriminale. I bëjnë dosjet top futbolli nga SPAK tek OFL.Në fund thuhet: Tao është plotësisht i vetëdijshëm për këtë. Dmth do ta bëjë se…

Read More

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi në automjetin e tij janë gjetur kartmonedha euro të dyshuara të falsifikuara. Bëhet me dije se janë proceduar penalisht edhe 2 shtetas për moskallëzim krimi. Blutë kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara false në cilësinë e provës materiale. Njoftim: Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas që posedonte kartëmonedha false, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “False”. Në sheshin “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin…

Read More

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shpreh se ekipi për 11 majin në të gjithë vendin mishëron plotësisht “vetëdijen”, që Shqipëria duhet të bëhet pjesë e BE-së brenda 2030. Ai theksoi se Partia Socialiste u kanë dhënë mundësinë të gjithë, që të kontribuojnë dhe të shkëputen nga kundërshtarët politikë. Kryesocialisti theksoi se nuk ka një skuadër perfektë, por PS u ka dhënë mundësi të gjitha tyre që duan të shpëtojnë njëherë e mirë nga “këneta” politike e opozitës. “Kjo skuadër qe kemi në rang vendi e pasqyron më së miri këtë vetëdije dhe këto momente.PS u ka dhënë mundësinë…

Read More

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës. “Ne kemi një skuadër, që sot u jep të gjithëve mundësinë të zgjedhin. Kemi një skuadër, që të gjitha moshat, të dyja gjinitë, por në mënyrë të posaçme gratë dhe vajzat kanë mundësi të gjerojnë veten dhe të votojnë për veten ashtu sikundër si asnjëherë më parë, PS ka një skuadër që edhe më të rinjtë janë të mirë përfaqësues. Ka dhe një karakteristikë të re, të shumëpritur për mua, që në skuadrën e 11 majit ne kemi në të gjithë ekipin…

Read More