Author: tirana

I dërguari i SHBA, Steve Witkoff i tha CNN-it se presidenti i SHBA, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin do të diskutojnë për Ukrainën “këtë javë”, pas propozimit të armëpushimit të Uashingtonit. “Ka ende shumë për të diskutuar, por unë mendoj se të dy presidentët do të kenë një diskutim vërtet të mirë dhe pozitiv këtë javë”, tha Witkoff, duke shtuar se Moska, Kievi dhe Uashingtoni “dëshirojnë që e gjithë kjo të përfundojë”. ”Pres një telefonatë me të dy presidentët këtë javë dhe ne do të vazhdojmë diskutimet tona me Ukrainën”, shtoi Witkoff. Të premten, Kremlini pretendoi…

Read More

Ka shkuar në 34 numri i personave që kanë humbur jetën në SHBA pasi tornadot e forta goditën disa shtete juglindore, duke shkatërruar edhe shtëpitë. Në Kansas, një stuhi pluhuri shkaktoi më shumë se 50 përplasje automjetesh, duke vrarë të paktën tetë persona. Ndërkohë gjendja e jashtëzakonshme u shpall në shumë shtete, duke përfshirë Arkansas, Xhorxhia dhe Oklahoma, ku më shumë se 100 zjarre ishin ndezur.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar Hirësinë e Tij Joan Pelushi për zgjedhjen si Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, Rama uron që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë Hirësinë e Tij në misionin e udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë. “MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës…

Read More

Në ITB të këtij viti në Berlin, Shqipëria ishte vendi zyrtar i ftuar dhe impresionoi vizitorët me diversitetin e saj. Studiuesi i fenomeneve të së ardhmes, *Thomas Druyen shpjegon se si mund të shndërrohet një vend në tranzicion në një magnet të turizmit të Evropës. Ndryshimi politik dhe ngritja ekonomike Dekadat e fundit kanë shënuar një proces të thellë transformimi në Shqipëri, duke e çuar vendin nga një sistem komunist i izoluar në një demokraci në zhvillim me vrull ekonomik në rritje dhe rigjallërim kulturor. Dikur një lojtare që mezi dukej në skenën gjeopolitike, Shqipëria tashmë është pozicionuar si një…

Read More

Një 39-vjeçar nga Kukësi është vënë në pranga, pasi tentoi të fuste rreth 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri, nëpërmjet kufirit me Kosovën “Shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, në vijim të monitorimit të kufirit jeshil me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të tentativës për kontrabandë me hidrokarbure. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar në rrugën rurale Pakisht-Kukës, automjetin tip furgon, me drejtues shtetasin V. S., 39 vjeç, banues në Kolesian, Kukës, ku pas kontrollit në brendësi të furgonit, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth…

Read More

Kuvendi mblidhet sot në seancën plenare të radhës dhe të fundit përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Seanca pritet të nis në ora 10:00′. Në seancën e sotme pritet ndër të tjera miratimi i dy projektligjeve dhe disa projektvendimeve. Fillimisht gjatë seancës plenare do të diskutohet dhe miratohet projektligji që i hap rrugën krijimit të Bankës së Zhvillimit në vendin tonë. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, gjatë prezantimit të nismës ligjore në Komisionet Parlamentare u është shprehur se “Banka e Zhvillimit vjen si një model që funksionon në Bashkimin Evropian, me synim kryesor nxitjen…

Read More

Kjo javë nis me mot të kthjellët por në alternim me vranësira, të cilat pritet të jenë të shpeshta në të gjithë territorin. Në pjesën më të madhe të vendit pritet reshje shiu, por më e theksuar në zonat veriore. Nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës në zonat malore, në lartësi mbi 900 metra. Këtë mëngjes temperatura minimale ka shënuar 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 19 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Read More

Dashi Dite ideale kjo e sotmja për të gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ju plotësohen dëshirat me te zjarrta dhe do ndiheni me fat qe keni pranë dike si partneri juaj. Beqaret do kenë takime, por tekat e shumta do i largojnë menjëherë ata persona. Ne planin financiar do kryeni shpenzime marramendëse dhe situata do jetë mjaft delikate. Demi Asnjë planet nuk do ketë ndikim të drejtpërdrejte tek jeta juaj ne çift, prandaj gjithçka do varet nga sjellja juaj. Do ndiheni te lumtur nëse toleroni me tepër. Beqaret do kenë disa takime interesante, por në fokusin e…

Read More

Diskoteka private “Puls” ku ka ndodhur tragjedia me një bilanc tragjik me 51 viktima, pas performancës së grupit DNK ka punuar vite ma radhë. Sipas informacioneve të mediave vendase, diskoteka private ka punuar vite me radhë me pronësi të ndryshme. Janë ndërruar pronarët, por ai i cili është arrestuar këtë mëngjes në vazhdimësi ka qenë pjesë e strukturën e pronësisë. Licencën e ka patur deri më 24 mars. Zjarri që ka rënë në diskotekë është shkaktuar nga mjetet piroteknike. https://tirananews.al/tragjedia-ne-kocan-familjaret-kerkojne-informacion-per-te-afermit-e-tyre/ Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski njoftoi se numri i të vdekurve deri më tani është 51, ndërsa rreth…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X, lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 51 viktima dhe mbeten të plagosur mbi 100 të rinj. “Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke…

Read More

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Koçanit, ku raportohet për viktima dhe të plagosur. Pas incidentit, familjarët e personave të përfshirë po përdorin rrjetet sociale për të kërkuar informacion mbi të afërmit e tyre. Sipas raportimeve, situata ka shkaktuar shqetësim të madh mes banorëve dhe institucioneve vendore, të cilat janë angazhuar për të dhënë ndihmën e nevojshme. Autoritetet ende nuk kanë publikuar një bilanc zyrtar të viktimave dhe të lënduarve, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe emergjencës po punojnë në terren. Familjarët dhe qytetarët po përpiqen të sigurojnë informacion nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale, ndërkohë që pritet një deklaratë zyrtare…

Read More

Real Madrid mori një sukses 1-2 në fushën e vështirë të Villarreal, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të në La Liga. Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh që minutën e 7-të me J. Foyth. Mbrojtësi dërgoi topin në rrjetë pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit dhe pas një rrëmuje në zonë. Madrilenët barazuan shifrat pas 10 minutash me Mbappe, i cili ndoqi mjaft mirë aksionin. Në minutën e 22-të, Kylian Mbappe i jep avantazhin Real-it me golin e tij, pas asistit të Lucas Vasquez. Pavarësisht rasteve dhe mundësive për të dyja ekipet, rezultati mbeti i…

Read More