Protesta historike në Beograd vijon prej orës 16.00. Mbi 100 mijë njerëz të mbledhur nga qytete të ndryshme të Serbisë. Janë shënuar edhe incidente si dhe përplasje me policinë. Para Kuvendit të Serbisë një grup të rinjsh iu vunë flakën traktorëve të lënë aty.
Author: tirana
PD ka thirrur një protestë pas vendimit për mbylljen e TikTok, dhe policia ka blinduar kryeqytetin. Rreth 800 forca janë në gatishmëri, duke përfshirë forca të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, patrullat Shqiponjat dhe qarkullimi i Policisë Kriminale. Autoritetet kanë vënë në dispozicion dy ujëhedhës, të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Tiranë. Uniformat blu kanë blinduar Kryeministrinë, teksa pritet që protesta të nisë në orën 19:00.
Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj komenton lënien në listat e hapura të deputetëve Dhurata Çupi e Dashnor Sula. Madje, Sula u largua nga lista e kandidatëve të PD, në shenjë proteste pse emri i tij nuk ishte tek vendet e sigurta. “Çupi i ka të gjitha mundësitë të jetë në Parlamentin e Shqipërisë”, duke thënë se ajo do votohet nga qytetarët. “Është një juriste shumë e zonja, me integritet të lartë publik dhe komunikativ dhe një politikane e rafinuar e PD”, tha Gjekmarkaj. Sa i takon largimit të Sulës nga lista e hapur e PD, shtoi se besonte se ai…
Shqipëria nuk mund të eksportojë produkte me origjinë shtazore në Bashkimin Europian. Vendi ynë nuk përmbush kushtet për të shitur mish dhe nënprodukte të tij në 27 vendet e Unionit. “Për sa kohë që nuk sigurojmë konsumatorin europian sipas standardeve që BE ka vendosur, për sa kohë që ne akoma marrim fonde për të menaxhuar sigurinë, shtetet kanë vendosur të mos kenë produkte shtazore nga këto vende”, shprehet Sokol Stafa. Shkaku kryesor për këtë kufizim është mungesa e gjurmueshmërisë në produktet me prejardhje shtazore, ndërsa procesi i matrikulimit i bagëtive ende nuk ka përfunduar. Ekspertë të certifikimit të produkteve thonë…
Të dielën, Kisha Ortodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të ketë kryepeshkopin e ri. Sinodi i Shenjtë i Kishës ka lajmëruar se zgjedhja do të bëhet të Dielën e Dytë të Kreshmës, në Qendrën Sinodike. Është lajmëruar që procesi do të nisë që në mëngjes me meshën e së dielës. Pas meshës fillon procesi i zgjedhjes nga ana e Sinodit dhe pasi mbaron votimi, shpallet emri i Kryepeshkopit të ri. Ai do të pritet me ceremoni të veçantë dhe do të hyjë në Kishën Katedrale në Tiranë. Kambanat e saj dhe kambanat e të gjitha kishave ortodokse në Shqipëri do të…
Vijon protesta e studentëve në Beograd. Janë plot momente që tërhequr vëmendjen e mediave, ku mes tyre transporti i protestuesve me varka. “Kali i Trojës”, 3.5 metra të gjatë dhe i pajisur me rrota sipas studentëve do të përdoret për të lëshuar një mesazh. Mediat serbe raportojnë se një numër efektivesh kanë refuzuar të jenë në protestë. Të tjerë kanë deklaruar se nuk do të konfrontohen fizikisht me qytetarët nëse një skenar i tillë bëhet i mundshëm.
Xheneta Fetahu ka reaguar për spekulimet rreth vizitës së saj të bujshme në ”Big Brother Albania Vip 4”. Kjo duke mohuar se ka qenë një vendim i motivuar nga ndjenjat për dikë. Ajo ka sqaruar qëllimin e saj, duke theksuar se nuk hyri për ribashkim me askënd, por për të zbuluar realitetin e dinamikave mes banorëve. Deklarata e plotë Për të gjithë ata që po spekulojnë mbi minutat e mi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, dua ta sqaroj qëllimin e vërtetë përse pranova të bëhem pjesë e sfidës së mosreagimit. Unë nuk u futa as se më ka marrë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovës ka shpallur zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën më 9 shkurt. KQZ konfirmon se Vetëvendosje renditet e para në zgjedhje me 42.30 %, PDK e dyta me 20.95 %, LDK e treta me 18.27 %. Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, i cili është miratuar me 10 vota. Radoniqi ka treguar se më 9 shkurt kanë votuar në total 966 mijë e 283 apo 46, 54 %. Nga këto vota, LVV me Albin Kurtin ka marrë 396 mijë e 387 vota apo 42.30…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka prezantuar kandidatët për deputetë të PS në Kavajë, Rrogozhinë dhe Kamëz. Në Kavajë dhe Rrogozhinë Spiropali prezantoi kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi Daci, Antonela Dedej, Eldi Çepeli. ”Kavaja dhe Rrogozhina kandidojnë ekip fantastik. Pandeli Majko, ish-kryeministër, deputet e njeri që nuk ka nevojë për prezantim. Ilva Gjuzi Daci, Nënkryetare e Asamblesë Kombëtare të PS, Zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, nënë e tre fëmijëve, me përkushtim për t’u shërbyer qytetarëve e komuniteteve. Antonela Dedej, zv/kryetare e Bashkisë Rrogozhinë, grua vullnetmirë, energjike dhe me kontribut në komunitetin e saj. Eldi Çepeli, profesionist e sipërmarrës, familje me…
I lënë jashtë listës së mbyllur të Elbasanit nga PD, Dashnor Sula u pa në listat e Adriatik Lapajt. Por me një vendim surprizë, të premten e 14 marsit ai u tërhoq. Të parët që e njoftuan tërheqjen e Sulës qenë përfaqësuesit e “Nisma Shqipëria Bëhet” të cilët e lidhën me mos-dakordësinë për bashkëpunimin në koalicion. Kjo lëvizje e Sulës ngriti dyshimet se ky i fundit mund të ketë një rikthim në listat e PD-së. Vetë Sula la të kuptuar negociata të mundshme me PD për t’u rikthyer. Largimi i tij pas zhgënjimit me Sali Berishën u komentua gjatë, edhe…
Të hënën e 17 marsit Kuvendi do të mblidhet për një seancë maratonë. Në rend dite janë 25 pika për diskutim. Seanca do mbahet në orën 10:00 dhe rendi i ditës është shpërndarë nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali. E para është përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues së RTSH-së. Votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, nismë kjo e qeverisë shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe fermerëve. Mes të tjerësh është edhe diskutimi për strukturën dhe organika e INSTAT-it.
Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës, trajneri Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media. Tekniku kuqezi foli për lojtarët e ftuar, risitë, mungesat e rëndësishme për shkak të dëmtimit dhe për dy ndeshjet e para ndaj Anglisë dhe Andorrës. Objektivi për dy ndeshjet e marsit? – Dëmtimet janë për ne dhe për ta, për të gjithë, për fat të keq ndodhin. Kombëtarja është gjithmonë e hapur, mbërrijnë lojtarë të ndryshëm, kjo është puna. Kemi dy ndeshje të vështira, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, duhet të punojmë shumë për…