Author: tirana

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës, trajneri Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media. Tekniku kuqezi foli për lojtarët e ftuar, risitë, mungesat e rëndësishme për shkak të dëmtimit dhe për dy ndeshjet e para ndaj Anglisë dhe Andorrës. Objektivi për dy ndeshjet e marsit? – Dëmtimet janë për ne dhe për ta, për të gjithë, për fat të keq ndodhin. Kombëtarja është gjithmonë e hapur, mbërrijnë lojtarë të ndryshëm, kjo është puna. Kemi dy ndeshje të vështira, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, duhet të punojmë shumë për…

Read More

Serbia është paralizuar nga protesta masive e studentëve. Protestuesit kanë filluar të mblidhen para institucioneve qëndrore të Beogradit. Studentët kanë bërë të ditur se në orën 16:00 do të ketë dy tubime, E para Kuvendit të Serbisë, por edhe te Slavija, ku do të ketë skenë, kor dhe folës. Gazetarët e Danas raportojnë se në qendër janë vendosur pjesëtarë të Xhandarmërisë. Protestuesit i mohojnë këto pretendime Autoritetet presin që diku midis 60,000 dhe 80,000 protestues të mbërrijnë në kryeqytet, ka bërë të ditur presidenti Aleksandar Vuçiç. Organizatorët thonë se presin shumë më tepër, në mitingjet që pritet të jenë më…

Read More

Një raketë SpaceX Falcon 9 u nis me sukses nga Florida me katër anëtarë ekuipazhi në bord. Kjo do të thotë që Butch Wilmore dhe Suni Williams mund të kthehen më në fund në shtëpi, pasi misioni i tyre tetëditor u zgjat për nëntë muaj për shkak të problemeve teknike. ​Dy astronautët e NASA-s, Sunita Williams dhe Butch Wilmore, kanë qëndruar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) që nga qershori i vitit 2024, duke e shndërruar misionin e tyre tetëditor në një qëndrim pothuajse njëvjeçar për shkak të problemeve teknike me kapsulën Boeing Starliner. Për të rikthyer ata në Tokë,…

Read More

Në tunelin e Murrizit ka pasur fluks të leevizjes së automjeteve vetëm një ditë pas hapjes së tij për qakullim. Tuneli me gjatësi 3.8 kilometra pjesë e rrugës së Arbrit është një segment i rëndësishëm që lidh kryeqytetin me verilindjen.Qytetarët thonë se përfundimi i rrugës së Arbrit dhe hapja e Tunelit të Murrizit shkurton kohën e lëvizjes nga Tirana në Dibër me gati 3 orë nëse e krahasojmë me periudhën kur ky segment nuk ishte i hapur për qarkullim. Po ky segment është një nyje lidhëse edhe me Maqedoninë apo qytetet të tjera të vendit. Rruga e Arbrit ka një…

Read More

Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se Shqipëria do të arrijë një fitore të thellë më 11 maj. Ai theksoi se ka parë një entuziazëm të madh nga shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë. Berisha ka kritikuar gjithashtu ndaj premtimeve të kryeministrit Edi Rama për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i cilësuar ato si “përralla.” Berisha theksoi se me rrogat dhe pensionet aktuale, Shqipëria nuk ka asnjë mundësi të integrohet në BE. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin fitoren e PD-së, duke e quajtur këtë një…

Read More

Në një fjalim të tij duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën dhe partinë e tij për përzgjedhjen e kandidatëve të lidhur me afera korruptive dhe krimin. Sipas Berishës, grupi i parë i listës së kandidaturave të Ramës përbëhet nga individë që kanë dosje të rënda në SPAK dhe janë të përfshirë në disa nga aferat më të mëdha korruptive të vendit. Ai përmendi veçanërisht Taulant Ballën si simbol të këtij grupi. Berisha vazhdoi duke kritikuar edhe grupin tjetër të kandidatëve të Ramës, të cilët i quajti “patronazhistë famëzinj.” Ai i…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njoftuar nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për zhvillimin e një tubimi, më datë 15.03.2035, nga ora 19:00 deri në orën 21:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private. Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, më datë 15.03.2025, do të kufizohet lëvizja…

Read More

Një zjarr i madh ka rënë paraditen e sotme në kodrat e fshatit Gjorgoz, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe bimësi të tjera. Flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa rreziku për ullishtet dhe pronat e banorëve mbetet i lartë. Autoritetet lokale janë në terren, duke punuar për të izoluar flakët dhe për të shmangur dëmet e mëdha.Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një hetim për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme apo për shkaqe natyrore.

Read More

Forcat amerikane, në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë së Irakut, kanë vrarë një nga drejtuesit më të lartë të grupit terrorist ISIS në një sulm ajror në perëndim të Irakut, sipas asaj që konfirmuan zyrtarët e të dy shteteve. Kryeministri I Irakut konfirmoi vrasjen e Abdallah Makki Muslih al Rifai, i njohur me nofkën “Abu Khadijah”, duke e cilësuar atë si “zëvendës kalifin” e ISIS-it dhe “një nga terroristët më të rrezikshëm në Irak dhe në botë”. Shtabi Qendror i ushtrise Amerikane njoftoi se Abu Khadijah, i cili mbante titullin “Udhëheqësi Global i Operacioneve dhe Emiri i Komitetit…

Read More

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme. Njoftim: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 28 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Read More

Ka përfunduar operacioni policor i koduar “Green Border”, i cili ka synuar parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, veçanërisht ato që lidhen me kalimet e paligjshme të kufirit.Gjatë operacionit është kapur dhe arrestuar një 41- vjeçar i identifikuar si Blerjan Medolli, i cili akuzohet për ndihmën në kalimin e paligjshëm të kufirit. Ky person në bashkëpunim me një shtetas tjetër i cili është arrestuar në Greqi për të njëjtën vepër, ka ndihmuar për kalimin e paligjshëm kundrejt fitimit 600 deri në 800 euro të tre shtetasve përfshirë një foshnjë 9 muajsh dhe nënën e saj, nga territori shqiptar në Greqi…

Read More

Për mirëmenaxhimin por dhe monitorimin e stacioneve tarifore në rrugët me pagesë, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të ndërtojë një platformë të dedikuar. E cilësuar si “Platforma Smart Tolling Software” (STSP) ky mekanizëm do të mbledhë dhe analizojë të dhëna mbi vëllimet e trafikut, klasifikimet e automjeteve, shpejtësinë e automjeteve dhe tarifat e pritshme dhe të mbledhura në të gjitha rrugët me pagesë aktuale por dhe ato që janë në ndërtim. “Aftësitë e të dhënave të STSP dhe raportit duhet të lejojnë menaxhim më të mirë të operacioneve të tarifave, duke siguruar të ardhura maksimale. Duhet të zhvillohet një softuer për…

Read More