Author: tirana

Real Madrid mori një sukses 1-2 në fushën e vështirë të Villarreal, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të në La Liga. Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh që minutën e 7-të me J. Foyth. Mbrojtësi dërgoi topin në rrjetë pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit dhe pas një rrëmuje në zonë. Madrilenët barazuan shifrat pas 10 minutash me Mbappe, i cili ndoqi mjaft mirë aksionin. Në minutën e 22-të, Kylian Mbappe i jep avantazhin Real-it me golin e tij, pas asistit të Lucas Vasquez. Pavarësisht rasteve dhe mundësive për të dyja ekipet, rezultati mbeti i…

Read More

Janë shënuar incidente në protestën e të rinjve në Beograd. Kur potesta ishte drejt mbylljes huliganë kanë qëlluar me pishtarë studentët të cilët donin të studionin në Pioneer Park. Grupi i quajtur “Studentët 2.0”, që i kundërshton ata, raportohet të ketë gjuajtur me gurë dhe shishe në drejtim të tyre. Përleshje ka pasur dhe pranë sheshit Nikola Pashiq ku një grup burrash rrahën një të ri.

Read More

Opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku janë futur në ”Big Brother Albania Vip 4”, për të sfiduar banorët. Sfida e mos reagimeve ka vijuar gjatë Prime-t, ku opinionistët u futën brenda në shtëpi. Ata nuk kanë reaguar, duke i qëndruar besnikë lojës së tyre. Megjithëse dyshja kanë folur me ta, sërish nuk kanë marrë asnjë reagim. ”Banorë siç e shihni sfida e mosreagimeve vijon ende. Neda dhe Arbri më janë larguar nga studioja sot. Banorë me mua mund të reagoni. Vëllai i Madh më thotë se Neda dhe Arbri do të qëndrojnë aty ende”, tha Ledion Liço.

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është surprizuar gjatë iftarit të organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve. Nga Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Spiropali feston sot ditëlindjen dhe Baba Edmond Brahimaj, duke zbuluar këtë fakt për të pranishmit, i ofroi atyre tortën e përgatitur me këtë rast, teksa uroi edhe kryetaren e Kuvendit. “Në Iftarin që shtrojmë sot kemi edhe një gëzim tjetër, ditëlindjen e zonjës Spiropali. Prandaj edhe në emrin tuaj e uroj Kryetaren e Kuvendit në këtë ditë të shenjtë: Të bëhesh 100 vjeç, të jesh e ëmbël…

Read More

Opozita doli këtë të shtunë të protestojë kundër vendimit të qeverisë Rama për të mbyllur rrjetin social TikTok. Të rinjtë e PD-së mbanin në duar parrulla ku kërkohej të respektohej liria e fjalës dhe t’i thuhej jo censurës. Protesta ishte e qetë, ndërkohë që policia e shtetit kishte aktivizuar më shumë se 1000 efektivë në terren për mbarëvajtjen e saj. Në podium folën kryesisht të rinj, mes të cilëve dhe kandidatë në listën e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, teksa kreu i PD, Sali Berisha zgjodhi të qëndrojë në mes të turmës. Berisha e cilësoi këtë tubim si më madhështorin që…

Read More

Ish-zyrtari i LSI, Endrit Braimllari, ishte i ftuar në podkastin maratonë “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama. Ai në zgjedhjet e 11 majit do të jetë pjesë e listës së hapur të Partisë Socialiste në Tiranë. Braimllari tha se një nga arsyet që iu bashkua skuadrës së socialistëve ishte dhe realizimi i projektit të anëtarësimit të vendit në Bashkimit Europian, proces ky që sipas kreut të qeverisë synohet të mbyllet brenda vitit 2030. “Për mua është shumë e thjeshtë arsyeja. Është Sofika dhe Kejsi. Ajo ka gjetur mundësinë për t’i regjeneruar. Unë kam vite që merrem me politikë dhe kam pasur…

Read More

Me pjesëmarrje të ulët është protesta që po mban PD kundër mbylljes së TikTok-ut. Një protestë që sipas PD po mbahet nga të rinjtë, por që kanë depërtuan ilegalisht edhe të vjetër. Një mes tyre ishte edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj. Teksa u ngjit në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë, ai i bëri thirrje qytetarëve që të protestonin e të mos ishin dele, siç bënin qytetarët në Greqi dhe Serbi për ngjarjet e rënda të ndodhura atje. “Nuk jam i dhunshëm por nuk duroj dot. TikTok-u ta heqim Tik-un e të lëmë Tok-un , të jemi Tok bashkë? Është…

Read More

Deputetët e PD e cilësojnë mbylljen e TikTok një akt censure nga ana e qeverisë që vjen disa ditë përpara nisjes së fushatës. I pranishëm në protestë, Flamur Noka tha se Rama do të mbahet mend në histori si armik i fjalës së lirë. “Rama po bën censurë. Cfarë do të bëj do të mbetet në histori si armiku i fjalës së lirë dhe armiku i shqiptarëve”, tha Noka. Në të njëjtin mendim ishte dhe Luçiano Boçi i cili ka dhe disa pyetje drejtuar kryeministrit Rama. “Po e mbyll përpara fushatës. Rama kërkon të edukojë TikTok? Përse nuk ndodh si…

Read More

Pas afro 10 orësh transmetim maratonë në podcastin ”Flasim” kryeministri Edi Rama mbylli prezantimin e ekipit të PS-së. Me foton e “Zonjës Drejtësi”, Rama dha mesazhin se PS është e vetmja forcë që garanton vijimësinë e Reformës në drejtësi dhe integrimin në BE. Po ashtu nuk ka kursyer ironinë me koalicionin “Shqipëria Madhështore” të Sali Berishës. Rama iu referua Ilva Gjuzit, kandidates së qarkut Tiranë në listat e mbyllura, duke vendosur në krahasim mbiemrat e tyre të njëjtë me disa batuta. ”Ilva, që besoj tani është e njohur. Ilva është “Gjuzi për të ardhmen”, Gjuzin për të shkuarën e kemi…

Read More

Po mbahet protesta e thirrur nga PD para Kryeministrisë kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur rrjetin social TikTok. “Në mbrojtje të fjalës së lirë”, është motoja e protestës së rinisë. Me pankarta në duar kundër asaj që të rinjtë e opozitës e cilësojnë një akt censure, protestuesit po marshojnë nga sheshin Skënderbej për t’u vendosur para kryeministrisë. Qeveria vendosi të mbyllë rrjetin social, ndaj të cilit edhe shumë vende të tjera në botë kanë vendosur masa, pas vrasjes së të riut Martin Cani nga një bashkëmoshatar ndërkohë që për këtë çështje u zhvillua dhe një konsultë me prindër dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka përmendur rastin e kandidatit të primareve, Hysen Kadiu. Ai kishte më shumë vota në gjithë qarkun e Tiranës, por nuk u fut në listën e mbyllur. ”Ai që u zgjodh nga Kavaja, që nuk ia di emrin, por që u zgjodh nga primaret, humbi në kënetë. E humbën, e humbën. E zgjodhën anëtarët e Kavajës, i çuan emrin. Më i votuari nga të gjithë dhe humbi në kënetë. Ky është dallimi. Me Pandeli Majkon, ish-Kryeministër, që dihet se kush është. Ja me Ilvën këtej, Antonelën andej dhe Pandi, ndërsa ata unë nuk e di kë kanë.…

Read More