Author: tirana

Partia Socialiste, krahas Rakip Sulit, i cili është edhe kryebashkiak i Kamzës, ka ngarkuar kreun e FRESSH-it, Eljo Hysko si deputet i zonës së Kamzës. Për detyrën e ngarkuar Hysko është shprehur se për të tashmë ka nisur një kapitull i ri në jetën politike dhe se Partia Socialiste e Kamzës do të zgjedhë individët me të spikatur e më me vlera në komunitet në çdo organizatë e forum të sajin si garanci për fitoren e 2021. Postimi i plotë:Nga sot nis një kapitull i ri në jetën time politike  Shume i lumtur dhe fort i nderuar të kem mundësinë të…

Read More

Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme mbushi plot 15 vjet nga krijimi i saj. Në fillim të mbrëmjes në Pallatin e Kongreseve u zhvillua një aktivitet, ku kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mbajti edhe një fjalim. Monika Kryemadhi e veshur me të verdha, ngjyra e vjeshtës tha se kjo forcë bashkoi rreth kauzës së madhe të ndryshimit dhe integrimit, energji, ëndrra, vullnete dhe përkushtim shembullor. Më pas festa u zhvendos në Hotel Rogner, ku u zhvillua një pritje me shumë të ftuar. Në të morën pjesë diplomat dhe përfaqësues të artit dhe mediave. Në këtë pritje mungoi kryetari i…

Read More

Horoskopi javor evidenton se këto janë disa nga gjërat kryesore që pritet t’i ndodhin çdo shenje. Dashi Dashuria: Do të shijoni energji dhe gjallëri të madhe në këtë periudhë dhe do të jeni në gjendje të ndiheni më të qetë dhe të kënaqur. Por kini kujdes nga xhelozia ndaj partnerit tuaj, mund të shkaktojë diskutime dhe degjenerim në një grindje. Gjërat do të vendosen në vend në fund të javës, dhe madje edhe për beqarët mund të ketë takime më të mira që mund të japin shpresë për lindjen e një dashurie të re. Puna: Në punë do të ketë…

Read More

Dëshmitarët që kanë parë një kolonë makinash të një dasme kanë alarmuar policinë pasi kanë dëgjuar zhurma të ngjashme me ato të të shtënave me armë zjarri. Siç shkruan TAG24, policia ka ndaluar pastaj kolonën e dasmorëve me afër 20 vetura, në afërsi të stacionit hekurudhor Dammtor. Me atë rast policët kanë kontrolluar shumë makina dhe kanë gjetur, sipas njoftimeve të para, marihuanë, bomba tymosëse dhe gëzhoja fishekësh të plumbave. Ende nuk është e qartë nëse objektet e gjetura (bombat dhe gëzhojat e fishekëve) lidhen me të shtënat e dëgjuara. Autoritetet përgjegjëse kanë nisur hetimet. Shkrimi origjinal: https://www.mopo.de/hamburg/polizei/schuesse-mitten-in-hamburg-polizei-stoppt-ballernden-hochzeitskonvoi-33130408#Echobox=1567784607

Read More

Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje ndaj Francës në stadiumin “Siant Denis” të Parisit, në një ndeshje që pritet të prodhojë shumë emocione. Trajneri Edoardo Reja nuk do të ketë shumë probleme me formën e futbollistëve, pasi pjesa më e madhe e tyre e kanë nisur mjaft mirë sezonin e ri në ekipet përkatëse. Strategu italian ka përzgjedhur 11 lojtarët më në formë për të zbritur në fushë, me skemën 3-5-2. Në portë do të luajë Strakosha. Në mbrojtje Ismajli, Mavraj dhe Gjimshiti, të cilët do të mbështeten nga krahët nga Lenjani dhe Hysaj, duke e kthyer në 5…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë libra shkollor falas për fëmijët e klasës së parë në Vlorë. Gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar të jugut, Rama ka ndaluar në shkollën “Mynyr Xhindi” ku ndoqi nga afër procesin e shpërndarjes së teksteve shkollore falas. Kryeminstri shkëmbeu batuta me fëmijët, duke i porositur ata të kujdeseshin për librat, që të mos i grisnin apo dëmtonin. “Këto libra do t’i ruash si sytë e ballit. Nuk do t’i zhgarravisësh, nuk do t’i harrosh, nuk do t’i humbësh, nuk do t’i grisësh, por do t’i ruash kështu dhe do t’i hapësh me dashuri dhe kujdes sepse…

Read More

Shqipëria mirëpret stërvitjen ushtarake me pjesëmarrjen më shumë vendeve aleate e partnere “Albanian Effort 19”. Lajmin e ka publikuar ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nëpërmjet rrjeteve sociale duke postuar edhe video. Trupat dhe mjetet e forcave të armatosura nga Shqipëria, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Turqia, Kroacia, Polonia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, do të stërviten 1 javë në Bizë të Tiranës, për të testuar aftësitë ndërhyrëse në kohë krizash dhe për të përmirësuar ndërveprimin mes aleatësh e partnerësh në operacionet e përbashkëta.

Read More

Kreu i shtetit Ilir Meta ka zgjedhur që këtë fundjavë ka kalojë buzë detit pas aventurave dhe ngjitjeve në male. Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti shfaqet në një video i rrethuar nga disa mace, ndërsa dërgon edhe një mesazh të koduar për guximtarët. Ai thotë se macet janë të dashura dhe ledhatare, por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. “Një mëngjes me një “buqetë” macesh, gjithmonë relaksues! Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. Unë qëllova aty, për t’ia bërë…

Read More

Kryeminstri Edi Rama përveç politikës i është futur edhe aktrimit. Ai është bërë pjesë e filmit të Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”. Kryeministri së fundmi shfaqet edhe me Sony-in, një nga personazhet e emisionit të Mamaqit, që mesa duket mund të jenë edhe në ndonjë shesh xhirimi të filmit. Teksa ky i fundit i kërkon, kryeministrit çfarë mendimin ka për të, Rama përgjigjet: ‘Ky është i kamerës së fshehtë. Ky e bën fakt të kryer, çfarë do them unë për ty vëlla, ja me gjyzlyke të zeza në mes të natës”. Më pas të dy shpërthejnë në të qeshura.

Read More

Qindra kliente boshatisën një dyqan gjigand ku çdo produkt kushtonte 1 euro, duke e boshatisur atë në vetëm 5 minuta. Ky është momenti që qindra blerëse femra të çmendur përleshen me njëra-tjetrën për të rrëmbyer rrobat. Gratë mund të shihen duke marrë sende nga duart e njëra-tjetrës në një tërbim kaotik për të marrë rrobat e lira. Incidenti ndodhi në një qendër tregtare Stolitsa në qytetin Vladikavkaz në rajonin jug-perëndimor rus të Osetisë Veriore-Alania. Sipas “Daily Mail”, pavarësisht skenave aspak të hijshme, dyqani ka premtuar se do të bëjë ulje të ngjashme ditët në vijim.

Read More

Prezantuesja Anjeza Maja edhe pse prej vitesh është pjesë e ekraneve shqiptare gjithnjë ka qenë e rezervuar për jetën e saj private. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për rikthimin këtë verë në prezantimin e Maratonës së Këngës Popullore e Qytetare. Duke marrë shkas nga veshja e saj në studio, moderatorja Rudina Magjistari e pyeti për fustanin e bardhë të nusërisë. Maja u përgjigj “kur të jetë kismet”, duke lënë të kuptohet se ende nuk ka plane për një dasmë të mundshme. Rudina Magjistari: Sa bukur dukesh me fustanin e bardhë… Anjeza Maja: I jam përkushtuar…

Read More

Të gjithë e dimë tashmë që Arian Çani merr mesazhe të shumta ndërkohë që “Zone e Lire” është në transmetim direkt. Disa prej tyre lexohen me zë nga vetë moderatori i emisionit. Në studio po promovohej një këngë e Capital T, por duke qenë se Ledio nuk e kishte gati videon, moderatori vendosi të vepronte vetë. Çani mori celularin e tij dhe e bëri gati videon nga YouTube. Por, ndërsa mbante celularin e tij të drejtuar nga kamera, erdhi një mesazh jo fort i këndshëm:“O k**”, shkruhet ne mesazh. Nuk dihet nëse mesazhi ishte i qëllimshëm për t’u kapur në atë…

Read More