“Blloku” është libri i cili Profesor Isuf Kalo publikoi këtë vit dhe ku rrëfehen sekretet që kanë ndodhur në zonën më të dëshiruar të kohës së komunizmit. Mjeku personal i Enver Hoxhës ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija”, ku tregoi se ishte konsultuar fillimisht me familjarët e tij duke ditur natyrën e fortë që ky libër kishte përpara se ta botonte. Kalo tha se libri është i sinqertë dhe nuk është nisur për interes. “Është libri i shkruar me sinqeritet, pa asnjë interes. Në moshën time kur i hyn diçkaje nuk synon të fitosh një emër, një…
Author: tirana
Ambasadorja e re e Suedisë, Elsa Hastad, poston shpesh në faqen e Ambasadës foto të momenteve të veçanta nga Tirana. E qeshur, ambasadorja ka postuar një foto nga Tirana, ndërsa në dorë mban një domate shqiptare dhe thotë se i pëlqejnë ushqimet e qëndrueshme. ‘Përshëndetje! Unë jam Elsa, ambasadorja e re e Suedisë. Kjo është një domate shqipëtare. Mua më pëlqen ushqimi i qëndrueshëm. A e dini se çfarë është ushqimi i qëndrueshëm? Çfarë mund të na thoni për të?’, shkruan Ambasadorja krah fotos.
Lufta e Dytë Botërore solli shkatërrime në të gjithë globin, ku dëmet ishin kolosale thuajse në 100 shtete, ndërsa humbën jetën gati 70 milionë persona. Sot, 80 vjet pas fillimit të luftës, provat e saj janë zbehur, por ka ende plagë që nuk janë zhdukur në natyrë. Michael Kerrigan, në librin e tij, “Vendet e braktisura të Luftës së Dytë Botërore”, shfaq më shumë se 150 fotografi goditëse nga struktura të braktisura që gjenden në të gjithë botën, në bregdet, në pyje, por edhe në mes të qyteteve.
Piktori dhe arkitekti i njohur Maks Velo ishte i ftuari i parë i këtij sezoni të ri të emisionit “Provokacija”. Velo u ndal të fliste për disidentët shqiptarë, të cilët njihen si të tillë edhe pse nuk kanë qenë. Në mënyrë specifike, artisti u ndal tek piktori Edi Hila. Sipas Velos, Hila nuk ka bërë burg politik. Ai tregoi një shkrim të Robert Elsie, ku shfaqej edhe Edi Hila si disident. “Këtu është darka te kështjella e Varshavës në mbrëmje. Ajo zonja aty ishte përkthyesja nga italishtja. Në këtë moment kjo më thotë mua “Maksi, Edi Hila ka qenë me…
Partia Socialiste ka dërguar përfaqësuesin e saj në festën e 15 vjetorit të LSI-së. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në festën e 15 vjetorit të krijimit të kësaj force politike. Në një tavolinë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, nënkryetarin Luan Rama dhe me gazetarët Filip Çakulli dhe Ylli Rakipi, Ruçi ka shkëmbyer batuta. BISEDA: Monika Kryemadhi: Luli është dhëndër Tepelene. Gramoz Ruçi nuk bashkohet. Është kryetar parlamenti. Kur ta kuptojë Gramozi që duhet të ndërhyjë do të ndërhyjë. 82 ka ky, po të kishte 69 edhe do të ikte. 82 është legjitim. Ylli Rakipi: Kryetari i Kuvendit tha…
Nga Spartak Ngjela Sepse, me sistemin proporcional me lista të hapura, as Rama dhe as Basha nuk dalin dot deputetë. Madje, as në sistemin mazhoritar, gjithashtu. Pse?Sepse nuk i do populli. Po partitë pse i mbajnë? Sepse këta iu janë imponuar. Basha është imponim i Berishës; kurse Rama i imponohet partisë së vet me grupin e afërt të të korruptuarëve.Por, a do të ndryshojë sistemi?Sigurisht që po. l.Politika amerikane po kërkon lista të hapura. Dje e tha hapur këtë drejtori për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, David Konstelancik. Ndërrimin e sistemit zgjedhor sot po e kërkon me…
Nga Mero Baze / Pak më shumë se një muaj më pare, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër i Kosovës, pas një fletëthirrje nga Gjykata e Hagës. Në përpjekje për të marketizuar politikisht dorëheqjen e Haradinajt, Sali Berisha dhe Ilir Meta në Tiranë, dhe aleatë e tij në Kosovë, u përpoqën ta paraqesin dorëheqjen si një “akt burrërie” të një shtetari që nuk donte të “turpërohej” Kosova, duke u paraqitur si kryeministër në Hagë. Biles Sali Berisha më pat sulmuar dhe mua, që e quajta dorëheqjen një truk elektoral, duke më bërë bashkëpunëtor më dajat e fëmijëve të tij në…
Bashkëshortja e kryeministrit në ikje të Kosovës, Ramush Haradinajt ka treguar se kur e ka parë atë të qajë për herë të parë. E ftuar në Frontal të T7, Anita Haradinaj ka treguar se në momentin që Haradinaj ka dhënë dorëheqjen si kryeministër është prekur për herë të parë. “S’po më kujtohet që e kam parë ndonjëherë duke qajt. Në fakt, po paska qajt kur e ka pranuar ftesën e parë për në Hagë, por jo shumë”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj në “Frontal” ka treguar se për ftesën e Haradinajt nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjen e tij është informuar nga portalet.…
Shenja gjaku ende vërehen në lagjen ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Aty dje ndodhi një ngjarje, e cila i ngjasonte më shumë filmave aksion se sa një realiteti. Me armë në duar përfshirë edhe një “Kallash” ose AK- 47, tre persona, nga familja Rafuna e Mehmeti, nisën përleshjen mes vete,dy persona mbetën të vrarë, Bashkim Mehmeti e Mefail Rafuna. Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka qëndruar në familjet e dy viktimave. Ata kanë rrëfyer për raportet fqinjësore që kanë pasur familja Rafuna e ajo Mehmeti. Kushëriri i Mefail Rafunës, Nebihi tregon për Express rreth incidentit që dyshohet se i mori…
Një përdoruese e YouTube ka filmuar dhe publikuar pamje nga një kontroll dhe test që po bënte te gjinekologia. Zoe Sugg vendosi t’i publikonte pamjet me qëllimin që të inkurajojë vajza dhe gra të tjera që të kontrollohen dhe të bëjnë teste që mund të parandalojnë sëmundje si kanceri i qafës së mitrës. Vlogeria e njohur ndryshe edhe si Zoella donte që me anë të videos të hiqte paragjykimet dhe frikat për vizitat te gjinekologët, por edhe të ndërgjegjësonte vajzat për të bërë testin që mund të shpëtojë jetën. Duke filmuar veten në makinë, përpara vizitës, 29-vjeçarja shpjegoi se kishte…
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja, uron që futbollistët e ekipit të tij të mundohen dhe të shfrytëzojnë çdo gabim të mundshëm që mund të bëjë Franca. Në konferencën e sotme për shtyp ai u shpreh i bindur se kishte lojtarë të tillë në përbërje. “Këshillat për lojtarët që të luajnë kundër një skuadre si Franca janë ato që të mos bëhet asnjë gabim, të mundohemi të mbyllim hapësirat se janë të aftë e të shpejtë teknikisht e duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Përveç vëmendjes duhet të kemi edhe një gjendje të mirë fizike dhe shfrytëzojmë…
Lëvizja Socialiste për Integrim feston sot15-vjetorin e krijimit. Në Pallatin e Kongreseve drejtuesit dhe anëtarët e LSI-së, forcës së dytë më të madhe në opozitë kanë festuar ditëlindjen e kësaj force politike. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se misioni i LSI-së është integrimi i Shqipërisë në BE dhe për këtë nuk do të ndalet. “Sfidat kanë qenë të shumta dhe të jashtëzakonshme. Mbështetja për forcën tonë nuk ka shteruar asnjëherë. Ne u rezistuam goditjeve që synonin eliminimin tonë, nga sistemi zgjedhor te makinacionet. Fituam sepse jemi bashkë dhe kemi dashurinë për vendin. Nuk ka forcë që na ndal…