Deputeti i përjashtuar i PD-së, Mylsim Murrizi ka ironizuar faljen e tij publike ndaj Komunitetit Down. Gjatë replikave më një ndjekës, Murrizi ka përdorur termin “këlysh” dhe më pas ka ironizuar protestën e disa ditëve më parë para Kuvendit të personave me sindromën Down. “Fiks këlyshët e Sorosit. Ohhh ishalla nuk na ngrihen këta të shoqatës së qenëve tani????”-shkruan Murrizi.
Author: tirana
Arjeta, një zonjë nga Ferizaj i Kosovës rrëfeu tek Rudina historinë e djalit të saj që nuk ia doli dot të shpëtonte nga varësia prej substancave. “Historia e djalit tim filloi para 5 vitesh, në moshën 14-vjeçare. Bëmë të gjitha përpjekjet. 4 vite luftë me beteja, disa beteja të suksesshme, pastaj vinte një ditë tjetër më e rëndë, derisa para 1 viti e gjysmë u nda nga jeta. Djali im ma tha vetë që abuzonte me substancat. Kishim raporte shumë të mira. U ktheva një ditë nga puna dhe shkova në shtëpi. E pashë të mërzitur dhe më tha mami,…
Një shqiptar ka rënë nga një ndërtesë dhe marrë dëmtime të shumta pasi ka rënë nga vendi se ku punonte në Maltë. Sipas mediave vendase, i plagosuri shqiptar është rreth 46 vjeç, ndërsa nuk bëhet me dije emri i tij. “Burri 46-vjeçar, i cili është shqiptar dhe jeton në Żurrieq, ra rreth një e gjysmë metra ndërsa punonte në një sit në Triq Santa Margerita. Incidenti u raportua tek autoritetet në 10.15 të mëngjesit,”-shkruajnë mediat malteze. Shqiptari është dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt, ndërsa policia ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka marrë pjesë në prezantimin e projektit që kishte në fokus transformimin e ambienteve të Godinës së Arkivës Gjyqësore-Lundër ku mbahen dhe menaxhohen të gjitha dokumentacionet e rëndësishme të organeve të drejtësisë. Gjatë fjalës së saj në Universitetin Politeknik të Tiranës, Gjonaj tregoi se pse zgjodhi t’ja besojë implementimin e këtij projekt studentëve dhe pedagogeve të Universitetit Politeknik dhe jo kompanive kontraktuese, duke vënë theksin te vëmendja dhe rëndësia që duhet t’u jepet të rinjve. Ky projekt është produkt i marreveshjes së nenshkruar midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Universitetit politeknik në bazë të dokumentit të…
Qeveria britanike bën një hap pas në kërcënimin lidhur me emigracionin dhe sqaron që të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Europian do të ruhen. Ministri i ri i Brendshëm Priti Patel, muajin e kaluar kishte njoftuar se liria e qarkullimit do të pushonte menjëherë ditën pas Brex-it, me 31 tetor, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët europianë. Qendrimi i Patel binte në kontrast direkt me pozicionin e hapur të kryeministrit Boris Johnson, që kishte thënë disa herë se qytetarët e Bashkimit Europian “janë të mirëpritur”. Njoftimi i Patel binte në kundërshtim edhe me rregullat e rakorduara me Bashkimin Europian që parashikojnë…
Kur kanë kaluar 10 ditë nga vrasja e ish-policit të ekzekutuar në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet, të tjera të dhëna ‘gozhdojnë’ institucionet shtetërore lidhur me përfshirjen e Santiago Malkos në sistem. Malko pas përjashtimit nga radhët e policisë së shtetit ka qenë pjesë e Inspektoratit të Mjedisit dhe Pyjeve. Pa asnjë kualifikim për fushën, Malko mbante postin e Inspektorit të Mjedisit, ndërkohë që skandali thellohet edhe më tej. Edhe ditën e vrasjes, Santiago Malko ishte në krye të detyrës.Santiago Malko u tërhoq nga Policia e Shtetit në vitin 2016, pas një konflikti me vëllezërit Lashi. Sërish gjeti vend pune…
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, historia e çuditshme e vendit dhe e ardhmja e ndritshme e vendit përplasen, shkruan New York Times për vendin tonë. Sipas artikullit të publikuar nga revista e njohur amerikane, gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria është zbuluar nga udhëtarët si një destinacion i rrallë: një qoshe kryesisht e pashpjeguar e Europës me rreth 265 milje vijë bregdetare. Pas një përshkrimi të plazheve më të njohura të vendit shkruhet se Tirana, si kryeqyteti i vendit është një shembull i mirë i mënyrës së përplasjes së kohërave dhe epokave. Provë e kësaj është pikërisht ekzistenca dhe bashkëjetesa…
Çdo shenjë e Horoskopit ka pikat e veta të forta, por kur flasim për inteligjencë disa dallohen më shumë. Duhet theksuar se ka dy lloje inteligjence: analitike dhe emotive. Inteligjenca analitike përkufizohet duke përdorur testin e trurit dhe inteligjenca emotive i referohet aftësive intuitive. Në këto tre shenja të Horoskopit janë zhvilluar në maksimum. Kjo nuk do të thotë se njerëzit e lindur të shenjave të tjera janë më pak të zgjuar, vetëm se disa planete kanë një influencë më të madhe në disa karakteristika të personalitetit. Po cilat janë shenjat më inteligjente të Horoskopit? UJORI Ujori kontrollohet nga Urani,…
Shqipëria do të luajë nesër në transfertë ndaj Francës, ku shpreson që të marrë të paktën një pikë. “Gjelat” në këtë ndeshje vijnë me shumë mungesa në të gjitha repartet: Laporte në mbrojtje, Pogba dhe Kante në mesfushë dhe Mbappe në sulm. Po cili do të jetë formacioni i skuadrës së Deschamps? Ish-futbollisti i njohur i Juventusit, i ka idetë e qarta për 11-shen që do të hedhë në fushën e lojës, e cila pritet të rreshtohet në skemën 3-5-2. Në portë si gjithmonë do të luajë nga minuta e parë Lloris. Në mbrojtje Varane dhe Lenglet formojnë dyshen e…
Grace Mugabe, gruaja e diktatorit të famshëm të Zimbabvesë Robert Mugabe i cili vdiq sot në moshën 95-vjeçare, mund të arrestohet për krime të kryera, në kohën që i shoqi ishte në pushtet. Ish-sekretarja 55-vjeçare, e cila njihet si ‘Gucci Grace’ ngaqë i adhuron blerjet luksoze, bëri një jetë të lavdishme, në një vend shumë të varfër. Grace, e cila ishte në krah të burrit të saj kur vdiq në Singapor, i ishte dhënë imunitet së bashku me Mugabe nga autoritetet ushtarake në Zimbabve, në nëntor 2017, informon dritare.net Por presidenti aktual, Emmerson Mnangagëa i tha BBC në janar të…
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vlorë, ku ka parë nga afër rrugën e re përgjatë Luginës së Lumit të Vlorës, ku ka përfunduar segmenti i parë e ka nisur segmenti i dytë, i rrugës prej 100 km. Ky aks shumë kapilar nis nga By Pass-i i Vlorës dhe del në bregdet, në Qeparo. Kryeministri është takuar me banorë të zonës, shumë prej tyre duke e përgëzuar për ndërtimin e kësaj rruge. Por nuk ka munguar as iso-ja e famshme labe për të përshëndetur kreun e qeverisë. “Nuk ju rrihe ju. Ju doni rrugë për të dalë për të…
Kryeministri i Britanisë së Madhe shkoi në Fermën “Darnford”, e ndodhur pranë Aberdeen të Skocisë, dhe kjo është përpjekje nga ana e tij për të harruar një javë të trazuar politike. Ai u pa të tërhiqte një buall, si dhe të vizitonte një fabrikë të famshme peshku. Megjithatë edhe në Skoci mediat e shoqëruan dhe nuk e lanë rehat, teksa iu desh të fliste mbi situatën politike Kryeministri britanik Boris Johnson ka kundërshtuar thirrjet për të shkarkuar këshilltarin e tij të diskutueshëm, Dominic Cummings, pasi ai përsëri insistoi se nuk duhet të ketë vonesa për “Brexit”, përtej 31 tetorit. Johnson…