Gjykata e Apelit Tiranë ka liruar nga qelia Olsi Qalliaj, person ky i arrestuar në muajin Mars 2019 për ngjarjen e vrasjes së Jurgen Kurtit në Tiranë. Vendimi është marë nga treshja e gjyqtarëve Alaudin Malaj, Elbana Lluri dhe Gert Shala, ku me shumicë votash është vendosur zëvendësimi i masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” për të arrestuarin Olsi Qalliaj. Të njëjtët gjyqtarë që liruan Gjergj Cukalin lirojnë edhe Qalliajn. Nga ana tjetër përfaqësuesi i prokurorisë së Apelit Dritan Peka gjatë konkluzjoneve të tij kërkoi nga gjykata lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, që…
Author: tirana
Rreth 20 persona janë arrestuar nga Drejtoria e Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Hetimin Tatimor. Të arrestuarit akuzohen për krijimin e skemave të mashtrimit me TVSH. Pritet të ketë dhe arrestime të tjera.
Matthew Palmer mori një detyrë të rëndësishme kur u emërua si i Dërguar Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, pasi çështja e Kosovës do të bie në duart e tij.Ndonëse edhe më herët kishte vizituar Kosovën dhe kishte kërkuar që të arrihet marrëveshja me Serbinë, Palmer tani do të ketë detyrë zyrtare që ta çojë përpara këtë çështje, shkruan Reporteri.net.Mirëpo, më t’u zyrtarizuar në këtë pozitë, liderët serbë nisën flirtin me një prej njerëzve më të fuqishëm të shtetit amerikan. Palmerit iu përmend gruaja me prejardhje serbe. Ka qenë vetë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili i ka…
Një kalimtar rreth moshës 30 vjeçare është përplasur nga makina mbrëmjen e sotme në Kombinat. Aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshohet se kalimtari është përplasur nga makina në momentin që ka tentuar të kalojë rrugën. I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt spitalit.
OSBE/ ODIHR ka publikuar raportin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në raportin përfundimtar thuhet se procesi i numërimit ka qenë përgjithësisht i rregullt, ndërsa zgjedhjet janë zhvilluar kushtet e krizës institucionale. Gjithashtu theksohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve cënoi sigurinë juridike të procesit, ndërsa kërkojnë që të hetohen pretendimet për krimet zgjedhore. “-Zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet e krizës institucionale. -Mungesë e efektivitetit të hetimeve penale. -Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të ndikuar për shkak të vettingut. -KQZ cënoi sigurinë juridike. -Të hetohen pretendimet për krimet zgjedhore. -Nuk kishte alternativa në 31 bashki, pa kundërshtarë”, – thuhet ndër të tjera…
Gazetari Mentor Kikia ka bërë një reagim në lidhje me banorët e Unazës së Re të cilët çdo natë bllokojnë rrugën në Astir për të protestuar kundër shembjes së tyre. Në një status në rrjetet sociale, Kikia shkruan se bllokimi i rrugës është kthyer në një stress për të gjithë banorët e tjerë të kësaj zone. Ndër rreshta, gazetari shkruan se do ët donte që çdo gjë të zgjidhje në favor të atyre banorëve që kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe pasi u prek banesat, por nuk ka asgjë në dorë. Më pas Kikia shton se do vijë një ditë…
Pak ditë më parë aktori i njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj festuan 2-vjetorin e martesës. Në këtë ditë të veçantë ata i dedikuan njëri-tjetrit urime speciale në Instagram dhe nuk munguan surprizat, më e bukura ishte ajo e Xhensilës. Këngëtarja ishte kujdesur që të bënte një surprizë përrallore në oborrin e shtëpisë së tyre dhe ia kishte dalë. Por nga videot u vu re se Besi nuk ishte shumë entuziast për dhuratën e madhe dhe duket se kjo e ka një shpjegim. Ditën e sotme i ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” Besi tregoi se si e mori…
Nga Lutfi Dervishi 1. Facebook dhe Instagram të bëjnë xheloz për veten. Sheh tjetri jetën e vet on line dhe ulëret: pse të mos jetoj edhe unë kështu? 2. Facebook dhe instagram na sjellin afër njerêzit që janë larg dhe na largojnë njerêzit që kemi afër! 3. E ndërroi emrin kur shkoi emigrant në Greqi, ndërroi mbiemrin kur u fut në politikë dhe ndërroi emër mbiemër kur u fut në …Facebook 4. Facebook na bëri që të mos lexojnë më gazeta, të shohim gjithnjë e më pak televizion dhe të mos ia hedhin më sytë njëri- tjetrit! 5. Kemi 2.7…
Mickey Rourke është shfaqur në show-n televiziv ‘Good Morning Britain’ me një look prej kauboj dhe një qen pranë tij. Ish seks simboli i Hollywood-it, tashmë i transformuar nga operacionet plastike, ka shokuar fansat me fytyrën e tij gjithmonë e më të panjohur dhe shumë të ndryshme sa herë që shfaqet në publik. Dikur një mashkull shumë i bukur, i cili për shumë kohë ka bërë pothuajse gjysmën e femrave të botës të ëndërrojnë, me filmin ‘9 javë e gjysmë’, sot Mickey Rourke ka ndryshuar shumë. Në moshën 66 vjeçare, pas shumë ndërhyrjeve kirurgjikale, ish divi i Hollywood-it duket i…
A e kishit menduar ndonjëherë se mënyra sesi ju ecni tregon shumëçka për personalitetin tuaj të vërtetë? Nëse ecni gjithmonë me nxitim pa hedhur sytë rrotull dhe pa u shqetësuar se mos pengoheni gjatë rrugës, ju jeni një person produktiv, jashtëzakonisht i logjikshëm dhe inteligjent, por prireni të nënvlerësoni njerëzit për shkak të konkurrencës dhe agresivitetit tuaj. Dhe ky është vetëm një nga tiparet që zbulon duke ju referuar mënyrës suaj të të ecurit. Më poshtë, janë disa të tjerë interesantë… 1.Nëse ecni me hapa të mëdhenj, me gjoksin përpara dhe shpatullat mbrapa, kjo vjen për shkak se ju dëshironi…
Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, e që kanë arritur të marrin lejen biometrike të qëndrimit në këtë shtet, do të kenë mundësi të kenë disa të drejta të tjera. Edhe pse me vonesë, shteti helen ka adoptuar udhëzimet e Komisionit Europian për lejet biometrike. Kështu, do të ofrohet një trajtim i barabartë i punonjësve, të cilët do të gëzojnë të njëjtin trajtim me vendasit. “Mbajtësit e lejes biometrike do të kenë të drejtën e hyrjes dhe qëndrimit në territorin grek si dhe qarkullimin e lirë, me kufizimet që parashikon ligji (zona të sigurisë, etj.); të drejtën për…
Prokuroria e Përgjithshme dha sot detaje lidhur me lëvizjet që ka bërë për akuzat në adresë të Kajmakut, të zgjedhurit si kreu i bashkisë së Vorës, ndërsa deklaroi se “është në pritje të përgjigjes nga autoritetet greke të drejtësisë dhe atyre policore, të cilat janë vendimtare për marrjen e një vendimi”. Reagimi i Postës Shqiptare: Duke marrë shkas nga publikimet në media në lidhje me njoftimin e dalë nga Prokuroria e Përgjithshme për rastin e z. Agim Kajmaku, Kryetar i Bashkisë Vorë, sqarojmë se : Të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe…