Arjan Shahaj, i cili 3 ditë më parë vrau babain e tij me sëpatë, është lënë në burg nga Gjykata e Fierit. Shahaj doli sot (5 shtator) para gjykatësve dhe u shpreh se nuk është penduar për vrasjen pasi babai i tij, Iljaz Shahaj e ka ngacmuar seksualisht që kur ishte i vogël. Ndërsa rrëfeu se goditi babain me bishtin e sëpatës pasi ai e qëlloi me pëllëmbë, duke deklaruar se e mori vesh që kishte vdekur në komisariat. “Nuk jam penduar sepse e ka merituar. Më ka dhunuar seksualisht që kur isha i vogël. Ditën e ngjarjes më detyroi…
Author: tirana
Tre vite më parë, Visar Zhiti mbante postin e ambasadorit shqiptar në Vatikan. U emërua në këtë post pak kohë pasi humbi djalin, Atjonin në një aksident tragjik “Isha si një i mbytur që dallgët e kishin nxjerrë në breg dhe Vatikani më dha frymë si atij që i jepet gojë më gojë për ta ngritur” e përshkruan shkrimtari emërimin e tij në një shkrim të publikuar sot në gazetën “Panorama” me titullin “E shenjtë…” Ndër të tjera Zhiti zbulon sikletin që iu desht të kalonte gjatë ceremonisë së kanonizimit që u mbajt më 5 shtator 2016. Kujton një bisedë…
Moderatori i njohur Blendi Fevziu, njihet për pasionin e tij të madh për udhëtimet, i cili ka vizituat pothuajse të gjithë botën.E natyrisht që çdo qytet lë impaktin e tij tek gazetari, duke nisur që nga kulturat e deri tek pamjet përrallore që ofrojnë. Por duket se momentin më të veçantë të udhëtimeve, Blendi e ka përjetuar në një nga udhëtimet e tij të fundit. Momentalisht ai ndodhet në Londër dhe teksa ishte duke ecur rrugëve të qytetit, është përballur me një situatë të pazakontë dhe shumë frymëzuese. Ai tregon se si është përballur me një të pastehë që lexonte…
Mesha për 3-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës është mbajtur paraditen e së enjtes në Katedralen “Shën Pali” të Tiranës. Drejtuesi i saj, imzot Georgo Frendo, nuk kurseu gjatë fjalës së tij as politikanët teksa përcolli disa mesazhe për situatën në vend. “Çfarë do na mesojë nëse vjen sot? Së pari besoj se ka një mesazh shumë të rëndësishëm për dinjitetin e gruas. Në personin e saj ne shohim dhe dinjitetin e gruas. Ky është një mesazh i rëndësishëm ku në disa mjedise shqiptare gruaja është bërë më shumë si shërbëtore sesa një njeri që ka dinjitetin e vet. Mesazhi…
Një nga gatimet më të hershme tradicionale të zonës së Dibrës, është edhe pulë fshati me qull. Pula e fshatit me qull ka shije fantastike, nisur edhe nga mjeshtëria me të cilën përgatitet nga duart e nënave dhe gjysheve shqiptare. Çdo turist i huaj që e provon, mahnitet nga shija e tij teksa përpiqet të marrë pas vetes recetën e përgatitjes.Qulli me Pulë është një ndër gatimet speciale, i cili kënaq shijen dhe oreksin në secilën peiudhë të ditës teksa mbledh gjithë familjen rreth tryezës. Përbërësit për të përgatitur pulën me qull:-1 pulë 1 kg (Për një shije më të…
Kryetari i PD-së Lulzim Basha thotë se raporti i OSBE/ODIHR është provë që prokuroria të nisë hetimet. Lulzim Basha: Raporti i OSBE/ODIHR e ka rrëzuar farsën e 30 qershorit në çdo aspekt. Raporti tregon se 30 qershori ishte procesi më problematik dhe më i pandershëm i dy dekadave të fundit. Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik, kemi një raport i cili nuk flet thjesht për parregullsi teknike, apo shkelje, por për krime të mirëfillta dhe veprime të qëllimshme antiligjore të të gjithë stukturës elektorale në vend, dhe për një shkatërrim të qëllimshëm të të drejtës së popullit për…
Nora Istrefi ditët e fundit ka mbushur mediat roze per ndarje e saj nga Roberto, padive dhe fshirjes së fotografive bashkëshortore në rrjetet sociale. Nuk e dim ende të vërtetën nëse është ndarë ose jo nga Roberto, por ajo ka publikuar minuta me parë foto me bikini dhe duket ne formë perfekte.
Një ngjarje që për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë me dije se një 52-vjeçar me iniciale R.K është arrestuar pasi gjatë një konflikti të ndodhur në zonën e Ali Demit ka plagosur me sende të forta katër persona. Ai akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Vrasja me thikë e 20-vjeçarit Arlind Pasha sot në Bulqizë ka tronditur opinionin publik në qytetin e vogël. Viktima ishte konfliktuar për shkaqe ende të paqarta me 22-vjeçarin Fatjon Keta, i cili më pas i ka ngulur thikën duke e lënë të plagosur rëndë për të humbur jetën në spitalin e qytetit. Dy të rinjtë kanë qenë shokë më parë dhe nuk dihet se çfarë i shtyu të prishnin raportin e mirë mes tyre duke përfunduar në një tragjedi. Mësohet se autori i vrasjes ka dhunuar gjithashtu në mëngjes nënën dhe motrën e tij dhe më pas ka dalë në…
Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri, u kritikua shumë nga fansat e saj pas martesës me biznesmenin maqedonas, Serioza Markov. Fansat ishin kundër zgjedhjes së Adelinës, duke e akuzuar atë se në këtë mënyrë do të humbiste gjuhën dhe traditat shqiptare. Por për të gjithë ata që e kritikuan, Adelina ua mbyll gojën me një video që ka publikuar së fundmi. Në “Instastory”, ajo ka postuar një video ku shfaqet i vogli i saj Jon, dhe këngëtarja i flet shqip. https://vidnews.net/video/1567676716948 Joni e kupton mjaft mirë mamanë e tij dhe bën ashtu siç i thotë ajo, duke i dhuruar puthje.
Policia ka arrestuar në pak orë pas vrasjes, autorin e krimit në Bulqizë, 22-vjeçarin Fatjon Keta. Burime zyrtare bëjnë me dije se është ndaluar gjithashtu edhe vëllai i autorit. Gjatë paradites së sotme, Fatjon Keta goditi me thikë Arlind Pashën duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, ndërsa më pas u largua nga vendi i ngjarjes. “Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, në qytetin e Ri Bulqizë kapi shtetasin F.K, 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta plagosi me thikë me pasojë vdekjen shtetasin A.P, 21 vjeç, banues në…
Një gazetar grek ka rënë nga karrigia e tij, mëngjesin e kësaj të enjte gjatë transmetimit live në telvizionin ANT1. Protagonist ishte gazetari Yiannis Stratakis, i cili gjatë një debati duke komentuat një deklaratë të Christine Lagarde, ra nga karrigia e tij dhe “u zhduk” nga plani. Të pranishmit në panel u ngritën në këmbë për të parë së çfarë ndodhi me gazetarin dhe në fytyrën e tyre u shfaq buzëqeshja. Mësa duket gazetari Stratakis ka pasur një problem me karrigen e tij dhe gjithçka u zgjidh shumë shpejt.