Author: tirana

Policia e Dibrës ka marrë në mbrojtje familjen e Fatjon Ketës, autorit që vrau me thikë shokun e tij 21-vjeçar Arlind Pasha. Kjo për të shmangur mundësinë e hakmarrjes së familjarëve të viktimës. Autori dhe viktima ishin shokë me njëri-tjetrin por nuk dihen shkaqet që sollën këtë ngjarje. Autori i ngjarjes u arrestua pas rreth një orë e gjysmë pas vrasjes në qendër të Bulqizës të 21-vjeçarit. Ai është ndaluar nga forcat e policisë së Dibrës në qytetin e ri të Bulqizës.

Read More

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me rezultatin e raportit të OSBE për zgjedhjet e 30 qershorit. “Raporti i OSBE është një skaner i tmerrshëm që tregon haptas shkatërrimin e gjithë sistemit shoqëror të Shqipërisë. Mjafton të përmendim shkatërrimin e besimit të publikut te procesi i zgjedhjeve. Votuesve shqiptarë iu bllokua mundësia e zgjedhjes. Ato u mbajtën në një terren arrogance. Në listën e zgjedhësve u diktuan nënshkrime identike. Pasi i futi duart në xhepat e gjithë shqiptarëve ai fut duart edhe në kutitë e votimeve. Administrata zgjedhore ishte tërësisht politike dhe e njëanshme. KQZ e regjistroi partinë…

Read More

Mënyra se si ecim, zbulon për ne më shumë sesa mendojmë. Nëse ecni gjithmonë me nxitim pa hedhur sytë rrotull dhe pa u shqetësuar se mos pengoheni gjatë rrugës, ju jeni një person produktiv, jashtëzakonisht i logjikshëm dhe inteligjent, por prireni të nënvlerësoni njerëzit për shkak të konkurrencës dhe agresivitetit tuaj. Ja tiparet e personalitetit tuaj në varësi të ecjes që beni: 1. Nëse ecni me hapa të mëdhenj, me gjoksin përpara dhe shpatullat mbrapa, kjo vjen për shkak se ju dëshironi njohje dhe keni nevojë për vlerësim. Ndoshta, ju gjithashtu ecni shpejt dhe në një mënyrë të gjallë. Ky…

Read More

Abc News zotëron 2.9% të tregut, ndërsa gjatë vitit 2018 shënoi një rënie në masën 30% të të ardhurave. Por tashmë ky televizion informativ nuk është më pronë e Aleksandër Frangajt. Aleksandër Frangaj ka shitur aksionet për shumën 600 mijë euro te kompania A.B.C. MANAGEMENT. Blerësi i Abc News është një kompani e re të tërësisht e panjohur, e regjistruar në Shqipëri, nën pronësinë e shtetases greke Efthymia Gkouma, shkruan Dosja.al. Në media është përfolur se interes për blerjen e aksioneve të televizionit ka pasur një prej spitaleve private në vend, por duket se tashmë ky televizion është në duart…

Read More

Prej disa javësh Ermal Mamaqi ka nisur xhirimet e komedisë “I Love Tropoja”, pjesë e kastit janë bërë emra të njohur të kinematografisë shqiptare. Ndërsa pak më parë producenti Mamaqi ka zbuluar një aktor fare të ri vetëm 6 vjeç. Ai është Joeli dhe babi Ermali ka vendosur të ndajë skenën e xhirimit me të, teksa e ka bërë pjesë të filmit. “Ditë me emocione dje…Momenti kur ndava skenën e xhirimit me djalin tim, Joel Mamaqi në filmin “I love Tropoja” ka shkruar Ermal Mamaqi përbri nje foto ku duket teska po xhiron një prej skenave të komedisë. Nuk e…

Read More

Zhdukja më e madhe katastrofike në Tokë nuk u ndodhi dinozaurëve. Një studim i ri zbuloi se kjo ndodhi rreth 2 miliardë vjet më parë. Fenomeni solli zhdukje masive të 99% të jetës në Tokë, thanë shkencëtarët. Hulumtuesit morën në studim një mineral më shumë se 2 miliard vjeçar në Ishujt Belcher të Kanadasë. Ata përdorën të dhënat gjeokimike në shkëmbinjtë në Kanada për të studiuar rënien e oksigjenit në atmosferë. Studimi u përqendrua në fenomenin e quajtur “Ngjarja e madhe e oksidimit”. Çfarë ndodhi? Miliarda vite më parë vetëm mikroorganizmat mbijetuan në Tokë. Kur ata u fotosintezuan, ndryshuan përbërjen…

Read More

Nje tjeter viktime e dhunes ka reaguar duke publikuar historine e saj pas videos së publikuar ditën e djeshme ku vjehrra së bashku me të birin dhunonin barbarisht nusen. Sot ka reaguar nusja tjetër e shtëpisë. Sonila Shota rrëfeu në studion e emisionit “Me zemër të hapur” gjithë peripecitë e kaluara gjatë martesës, ku nuk mungojnë skena të renda të perjetuara në ate familje. “Vjehrra më thoshte të hiqja fëmijën, kur unë isha shtatzanë me djalin, me cuan deri tek doktori, dyshonin nëse unë e kisha me burrin tim apo jo, dhe sot e kësaj dite nuk e pranon që janë…

Read More

Një 22-vjeçar, i identifikuar si Fatjon Keta, ka vrarë me thikë një 21-vjeçar Arlind Pasha në Bulqizë. Keta është larguar nga vendi i krimit, ndërsa është arrestuar në një pallat nga policia. “Rreth orës 10.00, në qytetin e Vjetër Bulqizë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.K, ka plagosur me thikë shtetasin A.P, rreth 21 vjeç, i cili gjatë rrugës për spital ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Amazon ka nisur testimin e një mënyre të re pagese në supermarketet “Whole Foods” në ShBA. Sipas “New York Times”, skanimi i dorës për të realizuar blerje ka filluar tashmë të përdoret në zyrat e Amazon-ës. Punonjësit shfrytëzojnë teknologjinë biometrike për të blerë nga makinetat pije freskuese, patatina, biskota etj. Ndryshe nga skanuesit e gjurmëve të gishtërinjve që gjenden sot në pajisjet e lëvizshme, sistemi i ri i pagesave i Amazon – i koduar Orville – nuk iu kërkon klientëve të prekin sipërfaqen e skanimit. Ai përdor vizionin kompjuterik dhe thellësinë gjeometrike për të identifikuar formën dhe madhësinë e secilës…

Read More

Përmes disa mesazheve në Facebook, Rama ka publikuar ngjarjen që i ka ndodhur një çobani. Në mesazhet, çobani tregon se pas shtrimit të rrugës në fshatin e tij, një makinë ka kaluar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e tij dhe të një familjari dhe i ka shtypur 70 kokë dele. Pas kësaj ngjarje ai i ka kërkuar Ramës identifikimin e autorit por edhe rikuperimin dëmit që sipas tij është kolosal për familjen e tij. Por çobanit nga fshati Kote i Vlorës,  i ka ndodhur një e mirë. Një zotëri misterioz ia ka kompensuar të 70-të delet duke ia dërguar në shtëpi.…

Read More

Thanat ngjajnë me qershinë, por janë krejt ndryshe në shije, një ndërthurje e së ëmblës me të thartën, e cila sjell përfitime të shumta organizmit. Krahas shijes së tyre fantastike, përdorimet mjekësore të thanave për shëndetin njihen që një lashtësi. I vlerësuar fort si një frut i rëndësishëm medicinal, thanat kanë efekte mirëbërëse për shëndetin e gjithë organizmit. Vlerat shëndetësore të thanës Thana është një frut i vogël që bën një punë të madhe. Vlerat e frutit dhe të pemës janë fantastike. Lëvorja me ngjyrë kafe ose të kuqërremtë e pemës ofron shumë përfitime për konsumatorin. Bashkë me frutin, ato…

Read More

Flokët janë ndër pjesët më të dukshme dhe delikate të trupit të njeriut. Ekspozimi në diell, në të ftohtë apo kimikatet e ndryshme që funksionojnë si bojëra për flokët sigurisht kanë ndikimin e tyre në kokë. Por mirëmbajtja e flokëve nuk ka përse të kushtojë një tufë me para sepse nëna natyrë i ka ofruar njeriut një larmi produktesh të cilat e ushqejnë njeriun nga jashtë brenda. 1. Maskë rigjeneruese me qumësht dhe mjaltë Përbërësit: 250 ml qumësht, 2 lugë gjelle mjaltë. Përgatitja: Fillimisht të zgjidhni një enë të thellë. Hidhni në të qumështin dhe mjaltin duke i përzier vazhdimisht…

Read More