Author: tirana

Atentatet mafioze në Shqipëri, ndonëse mund të ndryshojnë për nga mënyra e ekzekutimit, ato kanë një të përbashkët. Pothuajse të gjitha lënë pas një automjet të djegur që rezulton më pas i vjedhur. Në ekzekutimin e Santiago Malkos, autorët përdorën një makinë tip Mercedes Benz që pas vrasjes u gjet e djegur nga Policia. Makina ishte vjedhur në Lezhë, ndërsa targat në Fushë-Krujë. E njëjta skemë u përdor edhe në vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan. Pas krimit, Policia gjeti sërish një Benz të shkrumbuar edhe ky i vjedhur në Fushë-Krujë. Edhe Durrësi u trondit nga atentatet mafioze. Feriz…

Read More

Ish-Zonja e Parë  e ShBA, Michelle Obama, në këtë prag fillimi të sezonit të ri të shkollës, ka një këshillë të vyer për shoqërinë. Ndonëse ajo shprehet se arsimimi është i domosdoshëm si për djemtë edhe për vajzat, ajo më shumë e vë theksin te këto të fundit. Duke ndarë shkurt eksperiencën e saj gjatë viteve të shkollës, Michelle shkruan femrat e arsimuara japin kontribut jo vetëm në rritjen  e një familjeje të shëndetshme, por ndihmojnë në ekonominë e gjithë kombit të tyre. “Në sezonin e ri shkollor, po reflektoj për ditët e mia si studente në Chikago. Mësova shumë…

Read More

E ardhmja e Lionel Mesit është lidhur gjithnjë me atë të Barcelonës, edhe pse Mançester Siti, sidomos pasi në krye të stolit u ul tekniku Pep Guardiola, ka provuar ta joshë argjentinasin. Megjithatë, klauzola për t’i prishur kontratën yllit të katalanasve kap shifra stratosferike, pasi blaugranët kurrsesi nuk mund të humbasin idhullin e tyre. Por, në kontratë është edhe një klauzolë e cila e lejon Mesin të përfundojë detyrimet kontraktuale pa asnjë detyrim financiar. Këtë fakt e ka zbuluar ‘El Pais’, e cila siguron se kjo marrëveshja ka hyrë në zbatim prej rinovimit në vitin 2017. Edhe burimet pranë klubit…

Read More

Ajo që nuk dini për Çiljeta Xhilagën, nuk do ta besoni si e nis ditën femra më seksi shqiptare Çiljeta e nisi këtë ditë me namaz. Të paktën ajo ka treguar kështu përmes një postimi në Instagram. Këngëtarja në stoy në Instagram ka postuar një video ku i shihen këmbët dhe ka bërë gati vendin për falje. Ajo i ka bashkuar videos një figurë të Qabesë, ndërsa po vazhdon të tregojë se është një besimtare e devtoshme. Çiljeta shpesh tregon se ajo i është përkushtuar shumë fesë kurse, sidomos gjatë muajit të Rmazanit, kur ajo edhe mbulohet gjatë gjithë muajit.

Read More

Rreth 10 mijë tifozë të skuderisë italiane pushtuan Piazza Duomo-n për të festuar 90-vjetorin e e saj, festime që bëhen në prag të ndalesës së radhës së Botërorit të Formula 1 që do të zhvillohet pikërisht në Monza, me këtë të fundit që konfirmohet në kalendarin e këtij kampionati deri në vitin 2024. Në festimet për këtë vit jubilar të skuadrës historike të Formula 1 ishin edhe presidenti i këtij kampionati Chase Carey dhe presidenti i FIA-s, Jean Todt, një emër ky që ka lënë gjurmë te Kokëkuqja italiane teksa së bashku me Ross Broën e Michael Schumacher i kthyen…

Read More

Ditën e sotme reperi i suksesshëm, MC Kresha feston ditëlindjen. Nëpërmjet një postimi në Instagram, reperi ka zbuluar se ndihet më i ri se kurrë, pavarësisht viteve që ka mbi shpatulla. Reperi ka lindur në viti 1984 dhe sot mbush plot 35 vjeç. “35 hala fresh si 20”, shkruan Mc Kresha krahas një fotoje ku duket shumë simpatik. Kujtojmë se pak ditë më parë reperi u përfol për një fejesë të mundshme, megjithatë nëpërmjet një deklarate ai i hodhi poshtë të gjitha fjalët.

Read More

Gazetari i njohur shqiptar, Sokol Balla, është tepër aktiv në rrjete sociale dhe ditën e sotme i ka bërë një urim të veçantë të ëmës për ditëlindje, ditë e cila ka përkuar me Shenjtërimin e Nënë Terezës. Ai i ka shprehur mamasë dashurinë e vlerësimin e pafundëm me fjalë nga zemra, të cilat vërtet na emocionuan. “Secili sot ka Nene Terezën e vet. Nena ime sot ka ditelindjen e 68-te dhe 1000 here me shume aq, harroj sakrificat e saj fizike dhe mendore per te rritur nje njeri si une, duke ndenjur nje zonje fisnike, pavaresisht aty ku jeta e…

Read More

Edhe pse temperaturat e larta nuk janë shumë koherente me stinën në të cilën ndodhemi, moda vjeshtë-dimër, po. Revista Elle Italia sjell një shumëllojshmëri frymëzimesh për të bërë shopping-un e stinës. Më poshtë keni disa ide për të projektuar gardërobën tuaj. Luani me printet e kafshëve Këto lloj printesh nuk dalin asnjëherë nga moda dhe i japin një dozë të shtuar stili çdo look-u. Është e thjeshtë t’i veshësh dhe kombinosh me të gjitha veshjet që gjenden në gardërobë. Logot Sezonet e fundit, mania e logove ka risjellë frymën e viteve ’90. Fillimisht, zgjidhni një çantë me logo, me një siluhetë…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Gjatë kësaj dite janë mjaft të favorshme udhëtimet dhe kontaktet në vende të ndryshme. Mund të ketë të reja lidhur me sferën profesionale, ku nuk do të mungojnë mundësitë e mira. Po ashtu do të keni mundësi që të dilni në pah, ndaj mundohuni që të përfitoni. Ndërsa në sferën personale mund të ketë një rënie të lehtë, ndaj mundohuni që të mos lodheni. Demi Yjet janë mjaft të favorshëm, sa i takon sferës tuaj…

Read More

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me bllokimin dhe më pas lejimin e një sasie prej 4.600 litrash pleh kimik, Silicon Mix Fertilizer, ka vënë në lëvizje disa institucione dhe ka ngritur shqetësime për efektet e tij. Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se ky produkt nuk duhej futur në Shqipëri, pasi sipas inspektorëve të tij, është në listën e plehrave të ndaluar. Në raport nuk është përfshirë ndonjë listë e tillë, por a është vërtet i ndaluar Silicon Mix Fertilizer, që u bllokua dhe u zhbllokua pas 8 muajsh nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit? Sasia…

Read More

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim bën nesër 15 vite nga themelimi i saj, ndërsa kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, u ka bërë ftesë të gjithëve, atyre që janë dhe atyre që nuk janë në LSI, që t’i bashkohen festimeve në Pallatin e Kongreseve. Sipas Kryemadhit, LSI është një parti politike që solli ndryshim dhe që theu tabutë e politikës së vjetër në Shqipëri. “Përfitoj nga rasti nga kjo dalje publike, do dëshiroja që dalja ime publike në këtë sesion të ishte ditën e nesërme me rastin e 15 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim ku ftoj të…

Read More

Këngëtarja e njohur Fifi herë pas here publikon foto nga ose video me pjestarët e saj të familjes por së fundmi ajo ka shkruar fjalët më të bukura për të atin. Me nje foto kur ishte vetëm një bebe teksa babai e mbante në krah Fifi ka shkruar: “Mbreti i zemrës time, gëzuar ditëlindjen. Të do e vogla jote, deri në pafundësi”. Ajo dhe babai i saj duket se kanë një marrëdhënia shumë të ngushtë, pasi Fifi e thërret atë me përkëdheli ‘babalushi’ dhe pavarësisht se ajo tashmë është e rritur, vazhdon të mbetet e vogël për të.

Read More