Author: tirana

Në plazhin e Vilë Bashtovës në grykëderdhjen e Shkumbinit zona është pushtuar nga pushues të huaj që kanë zbarkuar me ruloto. Të rinjtë kanë gjetur një hapësirë të mundshme për t’u shfrenuar, duke notuar dhe shëtitur lakuriq. Lakuriq, duke notuar, ose duke bërë shëtitje në brezin e rërës. Nudo në mes të ditës në një vend publik. Kjo ndodhi në plazhin e Vilë Bashtovës në grykëderdhjen e Shkumbinit, aty ku ekipi i ABC News u përballë edhe me vështirësi gjatë realizimit të kronikës. Nuk duan t’ia dinë dhe as shqetësohen. Por bëjnë seks në grup. Një numër i madh rulotash…

Read More

Futbollistët e kombëtares shqiptare përgjatë gjithë javës kanë qenë optimist për ndeshjen me Francën, të cilët kuqezinjtë do ta luajnë të shtunën në ‘Stade de France’ për eliminatoret e Europianit. Në të njëjtën linjë ka qenë sot edhe Elseid Hysaj, i cili për gazetën franceze “L’Euipe” ka folur shkurtimisht me të mbërritu në Paris, aty ku kombëtarja po qëndron në hotel para se të kryejë seancën stërvitore të pasditës. Konkretisht Hysaj është shprehur: “Ne duam rezultat pozitiv, nuk vijmë këtu për të humbur. Franca është Francë, por jam i sigurt që me këtë grup dhe me këtë trajner, ne do…

Read More

Siç duket për çiftin  më të përfolur së fundmi në showbizz Stresin dhe Keisi Bezhani nuk ka më kthim pas. Ata janë ndarë përfundimisht. Ditë më parë modelja në një një intervistë me ndjekësit e saj u shpreh se nuk do të kthehet më në Shqipëri. “E ardhmja ime është Kanadaja. Jam rritur këtu nuk mund të përshtatem dot me jetesën në Shqipëri”, u shpreh Keisi. Por siç duket dhe Stresi do të braktis Tiranën dhe do të filloj një jetë të re. Këtë e bëri vetë të ditur reperi me anë të një psotimi në llogarinë e tij në…

Read More

Sipas studiuesve në Angli kanë vëzhguar prindër që kanë punuar shumë me fëmijët e tyre që ata të mësojnë qysh në fëmijëri të mirat e tokës dhe natyrës dhe t’a duan e respektojnë atë. Kur ata ishin bebe duke punuar me një bebe, çifti kishte edhe fëmijë më të mëdhenj dhe fëmijët ishin shumë të entuziasmuar që të mbledhin farat e pemëve që i konsumonin t’i thajnë ato dhe pastaj t’i hedhin në tokë aty ku mund të mbihen. Rastësisht u kujtova për këtë familje dhe mendova të shkruaj për rëndësinë e madhe që ka dashuria e instaluar qysh në…

Read More

Gjykata për Krime të Rënda la në burg Arjan Shahajn, i cili dy ditë më parë vrau babain e tij në Memaliaj. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa Shahaj ka pranuar krimin dhe pohuar se është dhunuar prej vitesh nga i ati i tij. Ditën e ngjarjes ata kanë debatuar për arsye banale dhe viktima e ka goditur me shuplakë. Pas kësaj Shahaj ka thënë se e ka goditur me sëpatë pas qafës. Dëshmia e plotë Banoj në fshatin Shalës të Memaliajt dhe në shtëpi jetoj me dhe prindërit, vëllain Bilbili, kunatën, nusen e vëllait dhe vajzën e…

Read More

Policia ka publikuar pamjet nga momentet e arrestimit dhe shoqerimit te te riut qe sot ne mengjes ne Bulqize plagosi me thikë një 21 vjeçar, Arlind Pashen i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital. Policia e Bulqizës pas rreth 1.30 minuta në ndjekje të autorit, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes me thikë të 21 vjeçarit i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital. Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, në qytetin e Ri Bulqizë kapi shtetasin F.K, 22 vjeç, banues…

Read More

Nëse kjo pjatë ju shijon në restorant, përse të mos e përgatisni edhe vetë në shtëpi. Jo vetëm që do të bëni një figurë të mirë para të gjithëve, por edhe do të shijoni një super pjatë. Mos harroni që sekreti i sallatës Cezar është pikërisht salca, ajo që i ka dhënë dhe emrin kësaj sallateje. PËRBËRËSIT PËR 2 PERSONA: sallatë jeshile4 feta gjoks gleli (pule) të prera në kubikë2 feta bukë të fortë (e ndenjur), e prerë në kubikë1 lugë gjalpë për të skuqur bukën + 1 lugë për të skuqur mishin 2 lugë vaj ulliri djathë kaçkavall i grirë në…

Read More

Partia Demokratike ka deklaruar sot se në bazë të ligjit të dekriminalizimit, Agim Kajmaku duhet të ishte shkarkuar pasi nuk ka dhënë në kohë shenjat e gishtave që ka kërkuar Prokuroria. Në një dalje për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, tha se “Prokuroria gënjeu për shenjat e gishtërinjve të Agim Kajmakut, në mënyrë që të mbrojë nga sharkimi kriminelin e Ramës në Bashkinë e Vorës. Sipas ligjit të dekriminalizimit, kush nuk jep shenjat e gishtërinjve 5 ditë nga marrja e njoftimit, humbet menjeherë mandatin dhe shkarkohet”. DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI Çështja…

Read More

Shpella e Pëllumbasit e njohur edhe si Shpella e Zezë është një vend arkeologjik në Shqipëri afër fshatit Pëllumbas,  i cili është zyrtarisht një prej 100 fshatrave turistik të Shqipërisë. Në këtë vendgjurmim llogaritet të kenë jetuar paraardhësit që në periudhën e hershme diku rreth 10.000 vjet më parë. Me studimet arkeologjike është vërtetuar se në këtë kohë është përdorur teknika e krijimit të zjarrit si dhe të veglave të para primitive dhe të atyre më të zhvilluara.Kjo shpellë hynë ndër gjashtë shpellat karstike të njohura për ekzistencën e tyre në Evropë. Kjo shpellë tashmë e kthyer në një atraksion…

Read More

Frika për një puç ushtarak duket se e ka shtyrë Enver Hoxhën që të sulmojë drejtuesit e lartë të Ushtrisë. Duke dënuar ata, Enver Hoxha dobësonte pozitat e forta që Mehmet Shehu kishte në Ushtri, ku në Shtabin e Përgjithshëm kishte emëruar 7 komandantë dhe gjeneralë të Brigadës së parë. Në rrëfimin e tij për “Panorama” gjeneral Parllaku tregon debatet që u bënë për tezat e reja se si do të riorganizohej Ushtria Shqiptare pas daljes nga Traktati i Varshavës dhe orientimi për të bërë komandantë të Ushtrisë njerëz pa përvojë dhe pa arsimin ushtarak. Si lindi diskutimi për ndryshimin…

Read More

Një emër i madh i shkencës së agronomisë, PandeliPaskoKuteli, që është edhe djali i shkrimtarit të madh MitrushKuteli, u përfshi në debatin e hapur në Shqipëri për SiliconMix, ku prej ditësh, pas akuzave mediatike, specialistët po mundohen të sqarojnë efektet për produktin, larg tymnajës për helmim të popullatës apo ndryshim të ADN-së së njeriut. Përtej zhurmës politike e mediatike dhe ndërhyrjes së prokurorisë në këtë cështje, fjala e ekspertëve duket se nuk po zë vend, përsa kohë që pak media po i japin rëndësinë e duhur. Por nga Instituti agronom i Barit, institucioni shkencor me prestigjoz ne mesdhepersa I perketbujqesise…

Read More