Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, ka bërë një deklaratë të fortë, ndërsa tha se Presidenti Meta ka qenë pjesë e një skenari për destabilizimin e Shqipërisë. E ftuar në rubrikën “Opinion”, në Neës 24, Spiropali tha se Meta ka shkelur Kushtetutën dhe se nuk ka përfaqësuar në asnjë çast interesin e popullit. E pyetur nëse ka mazhoranca një emër të ri për zëvendësimin e Metës, pas nisjes së procedurave për shkarkimin e tij, Spiropali u shpreh se si fillim do të bëhet hetimi përkatës në Komisionin Hetimor Parlamentar. “Ne nuk rendim për të…
Author: tirana
Pas deklaratës së ministres së Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi reagon ashpër, duke theksuar se të “çmendurit për t’i shpëtuar shiut, futen në pellg”. Sipas reagimit, deklarata janë tymuese e radhës për mbulimin e PPP-ve të paligjshme që u miratuan sot, duke shtuar çmimet për rrugët Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat janë shumë më të larta e se kostot. Sipas deklaratës, vetëm për rrugën “Porti i Jahteve – By-pass Orikum – Dukat, çmimi i dakordësuar midis palëve është rreth 16 mln euro, më e lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vet autoriteti kontraktor për konkurrim,…
Një nga ushqimet më të përdorura në verë, është kungulli i njomë. A i dini vetitë ushqyese të tij? Së pari, sa kalori ka kungulli i njomë? Jo shumë, në të vërtetë kungulli i njomë është shumë i ulët në kalori, një racion ka rreth 19 kalori. Dhe për shkak se është kaq i gjithanshëm, ju mund të shijoni këtë ushqim me kalori të ulëta në kaq shumë receta të ndryshme, nga të skuqur, të pjekur deri tek përbërjet e salcave të ndryshme. Mund të hani lulet Edhe pse kungulli i njomë shërbehet si një perime, teknikisht është një frut…
Mësohet se kanë dhënë dorëheqjen dy nënkryetarët e PD në Bashkinë e Pogradecit, Polikron Balliu dhe Avdulla Cano. Gjithashtu nga detyra është dorëhequr drejtori i sektorit të Gjelbërimit Rruzhdi Hymetllari dhe administratori i njësisë Dardan Ceneralli.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje njihet si deputetja më e bukur dhe për këtë shkak është komentuar shumë në media. Mirëpo së fundmi vendin e më të bukurës Dudes duket se do ja marrë një tjetër deputete. Bëhet fjalë për Rezarta Krasniqin e cila është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave sot. Ndryshe nga Dudja, Rezarta është brune. Ajo do të jetë në listën e LDK-së për deputete. Indeksonline mëson se partia e Mustafës ka marrë vendimin, që Rezarta të përfaqësojë Vushtrinë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka njoftuar se ka shpallur vende vakante në disa burgje për të punësuar mjek, n/mjek, stomatolog, farmacist. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, ky vendim vjen në kuadrin e përmirësimit të kushteve. Njoftimi: Bazuar në Ligjin Nr. 8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar, Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, të miratuar me VKM Nr.437, datë 20.05.2015; me qëllim plotësimin e vendeve vakante, në pozicionin Mjek dhe N/Mjek në IEVP, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpall kërkesën për rekrutim si më poshtë: Mjek Peqin Lezhë Rrogozhinë Fushë-Krujë…
Pas rrëzimit të disa dekreteve të Presidentit sot në komisionet parlamentare, Kuvendi pritet që të shqyrtojë nesër emrin e propozuar nga Presidenti Meta për të qenë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Bëhet fjalë për Petraq Milon, i cili në nënshkrimin e tij, deklaron se ka mbajtur një sërë postesh, që nga Banka e Shqipërisë e deri te pedagog në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomikut. Por, ajo që bie në sy është fakti se Petraq Milo ka qenë këshilltar i Sali Berishës për tetë vite me radhë, nga 2005 deri më 2013, kohë kur ai ishte kryeministër…
Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin në Peshtan pasditen e sotme. Pylli me pisha dhe shkurre po digjet me shpejtësi, pasi flakët favorizohen edhe nga era. Në vendin e ngjarjes duke luftuar me flakët janë zjarrfikësit e repartit të Fierit dhe të Patosit, por mjetet e kanë të pamundur që të futen për shkak të terrenit duke detyruar punonjësit dhe banorët që të tentojnë të vendosin flakët nën kontroll me mjete rrethanore
Cristiano Ronaldo vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe jashtë fushave të blerta. Ylli portugez është bërë temë diskutimi në mediat sportive, pasi vendosi të shes vilën e tij mbresëlënëse. E ndërtuar në një kodër në rajonin portugez të Guerrero, vila e cila ishte pronë e Ronaldos është shitur për shifrën e 2.3 milionë dollarëve. Por kush është blerësi? Ashtu siç edhe Ronaldo, blerësi është një kampion Europe me Portugalinë në vitin 2016. Bëhet fjalë për Pepe, i cili ka përfituar nga miqësia me Ronaldon për ta blerë vilën për një shifër tavani. Nga kjo shitje, Ronaldo ka humbur…
Një shqiptar është arrestuar për tentativë vrasje pasi ka plagosur me thikë në Itali, një grua moldave. Ngjarja ndodhi në zonën “Valle Anzuca” paraditen e sotme, kur 28-vjeçari me iniciale R.B. shkoi në banesën e moldaves, O.A., 33 vjeçe. Aty, pas një konflikti verbal, shqiptari e ka qëlluar gruan me thikë kuzhine 12 herë. 33-vjeçarja ka marrë plagë të shumta në bark që i kanë dëmtuar mëlçinë dhe mushkërinë. Gruaja është transportuar në spital në gjendje të rënde shëndetësore. Dyshohet se shkaku që shqiptari ka sulmuar me thikë moldaven është se ajo ka refuzuar të nis një marrëdhënie dashurie.
I dërguari i posaçëm i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer i ka mërzitur “revolucionarët” e Moskës në Shqipëri. Por edhe neoosmanët e Erdoganit në Tiranë dhe në Prishtinë. A do të veprojë me goditje cezariane Palmer, për të garantuar perspektivën perëndimëre të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor? Sigurisht që po. Ai, duket se për këtë po vjen. l. Ishte Matthew Palmer-i ai që i bëri të flasin me vete “revolucionarët” antireformë në Shqipëri, kur deklaroi hapur se: zgjedhjet duhet të zhvillohen në 30 qershor; dhe që “targeti rus për Shqipërinë është shumë i vështirë”. Por, ky fakt tani…
Moderatorja Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto dhe video nga përditshmëria. Që pas përfundimit të sezonit televiziv, ajo ka vizituar disa shtete të botës dhe nuk i ka kursyer aspak pamjet mahnitëse për ndjekësit. Destinacioni i fundit kanë qenë mallet Dolomite në Itali, nga ku Arbana ka publikuar shumë foto, por duket se kjo gjë nuk I ka pëlqyer të gjithë fansave. “Me shumë postoni, se shijoni”, i shkruan një ndjekëse duke e kritikuar, por Arbana ka zbuluar se në fakt ajo ndodhet në shtëpi dhe jo me pushime. “Njerëz mos u mërzisni se unë…