Ka vetëm pak ditë që është dhënë lajmi se moderatorja sportive Ilda Bejleri do të jetë në krah të Edi Manushit tek emisioni ‘Procesi Sportiv’. Mirëpo nuk ka mjaftuar me kaq dhe një tjetër surprizë vjen nga ky emision. Një tjetër bukuroshe ka firmosur kontratën për edicionin e 12. Mësohet se përveç Ildës do të jetë edhe modelja e njohur Alesia Bami. Ka qenë vetë faqja zyrtare e emisionit që ka publikuar një foto ku kjo e fundit shfaqet me Manushin. ‘Bomba e ditës së fundit të merkatos. Alesia Bami firmos me ekipin e Procesit Sportiv. Të hënën datë 9…
Author: tirana
Në Forumin Strategjik të Bledit, i cili po zhvillohet në Slloveni, i ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer ka shprehur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. Palmer në fjalën e tij në këtë Forum me temë “Ballkani Perëndimor –Evropianizimi, Demokratizimi”, theksoi se objektivat e SHBA janë tre dhe ato janë shumë të qarta: -Të mundësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; -Të mundësoje dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore; -Bosnja dhe Herzegovina të bëhet…
Nga Dritan Hila Amarildo Pregapuca është një shqiptar i ikur prej 25 vjetësh në Angli, atëherë kur shumica e shqiptarëve gjuante veriun e Italisë. Mund të konsiderohet sipërmarrës pasi drejton në Londër një brigadë specialistësh të fushës së ndërtimit. Nuk është i përkëdhelur nga fati. Furtunat në Shqipëri i kanë prishur biznese dhe ky ka qenë shkaku fillestar që i ka dhënë rrugët. Tani që është rreth të pesëdhjetave po mendon rikthimin. Ka filluar të presë urat me Britaninë dhe të investojë rishtas në Shqipëri. Qënia emigrant për një kohë të gjatë i ka dhënë një këndvështrim të ftohtë për…
Reperi nga Kosova, Ensar Elshani, i njohur me emrin artistik Fuego, u vu në prangat e policisë në Tiranë, pasi u kap me drogë. Arrestimin e tij e ka konfirmuar vetë reperi përmes rrjeteve sociale, por qëndrimi në qeli nuk ka zgjatur më shumë se sa 24 orë për reperin, pasi ai u la i lirë pas ndalimit. Lajmin e ka bërë të ditur po vetë reperi, i cili ka publikuar një foto në Instastory. “I lirë”, shkruan ai në foton e akt-vendimit të publikuar në Instastory, shoqëruar me një emoji. Në dokumentin e publikuar nga vetë ai, shihet se…
Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Ronela Hajati festoi 30-vjetorin e saj të lindjes. Ajo i mori urimet e para të ditës speciale që në mesnatë. Të shumtë ishin miqtë e kolegët që e uruan Ronelën për këtë 30-vjetor, ndërsa këngëtarja i falenderoi të gjithë duke ripostuar urimet e tyre në Instastory. Së fundmi, ajo ka treguar edhe dhuratat e marra për ditëlindje, nëpërmjet një videoje të publikuar në Instastory. Ronela ka treguar arushin e madh me trëndafila të kuq, si dhe disa kuti parfumesh e çanta kartoni të markave të njohura. “E bekuar”- shkruan këngëtarja krahas videos së saj.
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Ju pret një e mërkurë mjaft pozitive. Përfitoni në mënyrë që të rikuperoni disa situata që ju kanë stresuar së tepërmi. Në sferën profesionale mund të ketë përmirësime të ndjeshme, ndërsa darka do të sjellë momente të këndshme. Demi Duhet të nisni të vini në zbatim projektet për të cilat keni folur shumë gjatë. Yjet favorizojnë ndryshimet. Në sferën personale do të ketë zhvillime të bukura. Mundohuni vetëm që të reduktoni lodhjen dhe stresin. Binjakët…
Një ëmbëlsirë që përgatitet për vetëm 15 minuta, e thjeshtë, e shpejtë dhe që bashkon çdo pjesëtar të familjes rreth tryezës është edhe keku. Mbi të gjitha është super i shijshëm. E shijshme dhe e kombinueshme në mënyra të ndryshme, keku mbetet ndër më të preferuarat e shqiptarëve, por jo vetëm. Në vijim do të sjellim një recetë e cila si ingredient kryesor ka edhe vajin e ullirit. Përbërësit: 130 ml vaj ulliri 4 vezë 200 gramë sheqer pluhur 140 gramë miell 40 gramë kakao e hidhur 20 ml qumësht 1 bustinë sodë për ëmbëlsira. Por cila është mënyra e…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pasditen e sotme në orën 18:00 do të zhvillojë një takim me koordinatorët e rinj të partisë në qarqe. Qëllimi i takimit është analiza e punës së drejtuesve të rinj që vendosi nga muaji qershor. Ndërkohë që ditën e enjte, lideri demokrat, do të ketë një takim me aleatët opozitarë për të vendosur piketat e aksionit kundër qeverisë, teksa dje nisi edhe sesioni i ri parlamentar. Takimit me aleatët të enjten në seli në orën 13:00 pritet që t’i paraprijnë edhe konsultime të tjera brenda partisë. Më herët Basha ka deklaruar në media se…
Zhvendosja në një shtëpi të re, shoqërohet gjithmonë me ankth dhe stres se sa shpejt do të jemi të aftë të ambjentohemi. Gjatë procesit të stabilizimit të shtëpisë, na nevojitet një listë me gjëra, në mënyrë që të jemi sa më të qartë se cilat janë ato gjëra që duhen ërë fillimisht. Lista e mëposhtme, do të na vijë në ndihmë për këtë problem. Pastrimi. Pastroni çdo gjë, para se të lëvizni. Sapo kutitë dhe sendet të “përmbytin” shtëpinë do të jetë më e vështirë për t’u pastruar dhe do të keni më pak energji për ta bërë atë! Mendoni…
Prej kohësh Xhisiela Maloku është kthyer një ndër personazhet më të përfolur në mediat rozë. Ajo njihet si ish e dashura e djalit të deputetit të Fushë-Krujës, Rexhep Rrajës. Çdo gjë që Xhisiela publikon në rrjetet sociale kthehet menjëherë në lajm. Ditën e sotme, Maloku ka festuar ditëlindjen dhe ka marrë shumë urime. Nuk kishin si të mungonin edhe dhuratat, ku më e veçanta është makina e bardhë tip “Mercedez Benz” me një buqetë trëndafilash të kuq sipër. ‘Dhurata e mija’, shkruan Xhisiela në foto, teksa vetë shfaqet se ulur mbi makinë.
Kur kanë mbetur edhe pak kohë nga sjellja në jetë e vajzës së tyre të katërt, kengëtari Ermal Fejzullahu nuk nguron të flasë për emocionet që po përjeton së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tjerë. Babai i Ermalit, njëkohësisht edhe gjyshi i fëmijëve të Ermalit, ka zbuluar për pubikun se si do të quhet mbesa e tij më e vogël. Edhe pse prindërit e kanë mbajtur të fshehtë, ka qenë pikërisht Sabri Fejzullahu ai i cili ka zbuluar emrin e më të voglës së familjes. Vogëlushja do të quhet Ana. Emrin e ka konfirmuar teksa ishte i ftuar në…
Një delegacion i Komisionit të Venecias do të vizitojë Shqipërinë në kuadër të përgatitjes së projekt-opinionit mbi kompetencat e një Presidenti për të caktuar datat e zgjedhjeve në një sistem parlamentar. Delegacioni do të takojë autoritetet e mëposhtme shqiptare: Presidenti i Shqipërisë, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozita në Kuvend, përfshirë Komisionin e Posaçëm Hetues, si dhe Ministrin e Brendshëm, përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ushtruesin e detyrës, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Drafti i opinionit është në rendin e ditës të seancës tetor 2019 të Komisionit. Votimi bëhet në seancën e 11 tetorit te…