Ekspertët po paralajmërojnë për rreziqet e ngrënies së njëanshme dhe pa cilësi, pasi një 17-vjeçar pësoi humbje të pariparueshme të shikimit pasi u ushqye gjatë me patate të skuqura. BBC njofton se mjekët e syve në Bristol u kujdesën për të riun pasi vizioni i tij ishte përkeqësuar thuajse deri në pikën e verbërisë. Që nga shkolla fillore, adoleshenti kishte ngrënë vetëm patate të skuqura franceze, Pringles dhe bukë të bardhë, si dhe një fetë proshutë ose sallam. Testet zbuluan se ai kishte mungesa të mëdha vitaminash dhe dëmtime të tjera prej kequshqyerjes.
Author: tirana
Thethi, një prej zonave më të bukura në Shkodër, që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistave vendas, por edhe të huajve. I vendosur mes majave të thepisura e i veshur nga një natyrë, e cila ka rezervuar bukuritë më të mëdha. Një orë në këmbë nga Thethi, në një rrugë që kalon përmes lumit dhe maleve madhështore mund të shkoni në ujëvarën e Grunasit, e cila përfaqëson një ujëvarë me lartësi rreth 30 metra. Ajo ka pamje mjaft tërheqëse, sidomos në kohë me diell, kur piklat e ujit zbërthejnë rrezet diellore, duke formuar ylberin shumëngjyrësh. Pranë ujëvarës ndodhet Kanioni…
Nënat e ardhshme janë të frikësuara lidhur me rreziqet që lartësia dhe presioni mund të shkaktojë te foshnja. Por ajo që mjekët thonë është se nuk ka asnjë rrezik nga fluturimet deri në javën e 37 të shtatzënisë, ama gruaja shtatzënë nuk duhet të ketë patur komplikacione më parë, si anemi, hemorragji, probleme kardiake apo respiratore si dhe fraktura në kocka. Kështu që sipas studimit të fundit britanik këshillohet që shtatzënat t’i shmangin sa më shumë avionët. Ky rekomandim jepet nga mjekët britanik, të cilët merren me progresin e obstetrikës dhe gjinekologjisë. Ata thonë se rrezet e skanerit nuk janë të…
Duke qenë se vera po afron, në këtë artikull do iu njohim me 6 plazhet më të bukura në botë të cilat do ju mahnisin nga bukuria e tyre. Plazhet që do të shihni më poshtë konsiderohen si disa prej më të bukurve në botë dhe duhet patjetër të jenë në listën tuaj të udhëtimeve. Lista e vendeve përrallore është e shumtë, mirëpo ne kemi përzgjedhur 6 prej tyre. Ja lista me 6 plazhet me përrallorë në botë: 1. Toka e ëndrrave, Bali 2. Bora Bora 3. Bermuda 4. Philippines 5. Hawaii 6. St. Martin
Në App Store Zao ka një vlerësim prej 1.9 nga 5 yje dhe mbi 4,000 komente të lëna shprehen negativisht për privatësinë. Pak ditë pas lançimit të një aplikacioni i cili ndërron fytyrat nga një kompani Kineze, Zao menjëherë u bë viral dhe së bashku me të edhe shqetësimet rreth privatësisë. Me aplikacionin përdoruesit mund të krijojnë menjëherë deepfake duke përdorur fytyrën e tyre në vend të një personi të famshëm. Aplikacioni është krijuar nga zhvilluesi i platformës së medias sociale Momo dhe është bërë shumë popullor që nga dita e Premte. Sipas South China Morning Post, postimet me hashtag…
të jetoni më gjatë. 1. Pakësoni konsumin e kripës për të ruajtur shëndetin e zemrës Shumë kripë ul nivelet e kaliumit në organizëm dhe ngre tensioni e gjakut, një kontribues i madh në sëmundjet e zemrës. Ulja e konsumit të kripës dhe ushqimeve të përpunuara arrin të ulë rrezikun. Shtoni më shumë zarzavate dhe barishte në ushqimin tuaj dhe merrni më shumë kalium përmes ushqimeve të tilla si bananet. 2. Kujdesuni për shëndetin e trurit Dëshironi të mbani mendjen tuaj në formë pavarësisht moshës? Një ushqyerje që përfshin drithërat, perimet, sallatat, arrat, fasulet, manaferrat, shpendët dhe peshkun arrin të ulë…
Ish-kapiteni i Interit Mauro Icardi huazohet të kampionet e Francës, i cili largohet zyrtarisht nga Interi pas 6 sezonesh, me të cilën shënoi 124 gola në 219 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Sulmuesi argjentinas u transferua në formë huazimi me të drejtë blerjeje te PSG. Në arkat e Interit shkuan 5 milionë euro për huazimin 1-vjeçar ndërsa nëse do të vendosë ta blejë verën e ardhshme Paris Saint Germain do të paguajë edhe plot 65 milionë euro për një total prej 70 milionë eurosh. Përpara se të hidhte firmën në kontratën 5-vjeçare me klubin parizien, Maurito rinovoi kontratën e tij…
Artisiti shqiptar i mozaikëve, Saimir Strati ka shënuar rekordin e 11 në Librin e Rekorderve Guinnes. 15 metra katrorë, të mbuluar me 250 mijë vida të ngjyrave dhe dimensioneve të ndryshme, Strati arriti të realizonte portretin e Ataturkut për 37 ditë. Portreti i krijuesit të shtetit turk, Mustafa Kemal Ataturku, qëndron në ekspozitën e hapur të kishës historike greke të qytezës Bor. Ndërsa Serkan Haliloğulları, organizatori i aktivitetit në një konferencë për media të zhvilluar në kishën historike tha se Strati punimin e tij e ka nisur më 1 prill ndërsa e ka përfunduar më 10 maj. “Vepra që artisti…
“Syri i keq” apo energjia negative, është një besim popullor i përmendur edhe në tekstet e lashta greke dhe romake, ai është një mallkim magjik dhe ka rrënjët e tij në supersticion. Në disa kultura e quajnë syri i keq. Psikologjia moderne mund ta quajë depresion, bota e farmaceutikës mund ta quajë lodhje pa shkak, etj. Është e vërtetë që nuk i kemi të gjitha përgjigjet, por një gjë është e sigurt: ndonjëherë përjetojmë një valë emocionesh negative, mendimesh dhe përvojash në të cilat trupi, mendja dhe shpirti ynë reagojnë dhe zakonisht nuk kemi një shpjegim për këtë. Shenjat kur…
Shoqëroni çdo moment që dëshironi me këtë ëmbëlsirë të ftohtë me biskota dhe vanilje. Materiale për 4 persona 600 ml krem qumështi, 200 g biskota të mbushura me çokollatë, 6 lugë. sheqer, 4 lugë miell misri, pak pluhur vanilje. Përgatitja Përzieni sheqerin dhe 1/3 e kremit të qumështit në një tas, duke e trazuar derisa sheqeri të shpërndahet plotësisht. Hidhni në një tigan në nxehtësi mesatare kremin e mbetur, vaniljën dhe miellin dhe më pas shtoni përzierjen e sheqerit, duke e trazuar vazhdimisht. Kur përbërja bëhet homogjene, hiqeni nga nxehtësia. Pritini biskotat, ndajini në gota dhe spërkatni me krem qumështi.…
Në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë njerëzit po rishikojnë modelin “martesë- fëmijë” dhe po propozojnë versione alternative për një ‘happy end’ që dikur mund të ishte një: çift në altar, me gruan që ëndërron fustanin e nusërise dhe burri me kostum dhëndri, por tashme jo më. Konkretisht, sipas një studimi të Pew Research Center , 42% e të rriturve amerikanë nuk kanë një partner të qëndrueshëm. Ndërkohë, numri i familjeve me një anëtar është duke u rritur me shpejtësi në të gjithë botën, ku Danimarka është një shembull kryesor, ku, sipas një studimi, 40% e banorëve të saj…
E pabesueshme edhe ekstreme, por ekziston një vend ku çamçakëzi është i ndaluar! Dhe kushdo që e shkel këtë ligj, atëherë dënohet me gjobë. Ky vend është Singapori, i cili njihet për ligjet e tij të rrepta dhe gjoba të mëdha për vepra penale dhe shkelje të ndryshme, të pazakonta për pjesën tjetër të botës. Ndër këto është ndalimi i çamçakëzit. Në rast se përtypni çamçakëz në Singapor atëherë do të gjobiteni me 700 dollarë. Ndalimi mbetet një nga aspektet më të njohura të jetës në Singapor, së bashku me ligjet e vendit kundër hedhjes së mbeturinave, grafitit, pështymës, kruajtjen e…