Pas Kylian Mbappe, N’Golo Kante dhe shumë emrave të tjerë të rëndësishëm, Franca, rivali i 7 shtatorit për kombëtaren kuqezi nuk do të ketë të gatshëm Paul Pogba. Mesfushori i Manchester United ka ndjejë shqetësime, duke mos preferuar të vihet nën urdhërat e teknikut Didier Deschamps për duelet e shtatorit. Tashmë kampionët e botës kanë më pak yje në përbërjen e tyre. Për të zëvendësuar Pogban, Deshamp ka thirrur Matteo Guendouzi, lojtarin e Arsenalit që më shumë përflitet për ngjashmërinë e tij me David Luiz sesa për lojën që zhvillon. Takimi mes Francës dhe Shqipërisë do të luhet mbrëmjen e…
Author: tirana
Nga Mero Baze Ka një dëshpërim të ligjshëm nga opozitarët për mënyrën se si duhet të bindet opozita të rikthehet në sistem. Arben Ristani i dëshpëruari i fundit nga Lulzim Basha dhe dalja nga sistemi, thotë se duhet të përdorim dakordësinë me Reformën në Drejtësi, si mundësi për t’u rintegruar. Deputetë të tjerë të opozitës së re në Kuvend nga lista e PD, bëjnë thirrje për t’u ulur për Kodin Zgjedhor, dhe reformën kushtetuese si bazë për afrimin politik të opozitës në Kuvend. Qeveria e ka dhe më me nge, duke folur me gjuhë të drunjtë dhe duke bërë indiferentin…
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dy muaj më parë bëri publik lajmin se është lidhur me modelin e njohur Anwar Hadid. Pak pas ndarjes nga Isaac, këngëtarja u kap mat me modelin e njohur me të cilin siç duket gjërat po bëhen serioze. Ata jo vetëm që janë shumë të dashuruar, por burime për ‘Daily Mail’ kanë zbuluar se Dua dhe Anëar do të bashkëjetojnë. Çifti i famshëm janë parë duke shpenzuar shumë kohë bashkë dhe madje thuhet se ata do të marrin një apartament në Neë York ku do të jetojnë së bashku. Kujtojmë që Dua ja ka…
Një qytetar ankohet se avokatët Vladimir Sadikaj (Vlora) dhe Baftjar Rusi (Tiranë) i kanë marrë 4 mijë euro, për t’i pezulluar çështjen që i ishte hapur padrejtësisht nga Policia e Himarës. Fiks Fare denoncoi dy avokatë të njohur në Tiranë dhe Vlorë, të cilët duke bërë “sekserin” e prokurorëve arritën të lironin dhe t’i pezullonin hetimin një qytetari kundrejt pagesës-ryshfet prej 4 mijë eurosh. Një qytetar ankohet se avokatët Vladimir Sadikaj (Vlora) dhe Baftjar Rusi (Tiranë) i kanë marrë këtë shumë, për t’i pezulluar çështjen që i ishte hapur padrejtësisht nga Policia e Himarës. 38-vjeçari thotë se i kanë fabrikuar…
Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo, ishte e ftuar këtë pasditë në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të treguar më tepër rreth klipit të saj më të fundit “Do të çmend”. Bëhet fjalë për një baladë me motive ballaknike, ku protagoniste në videoklip është vetë këngëtarja, e cila shfaqet tepër sensuale buzë detit. Gjatë bisedës në studio, Rovena tregoi detaje nga realizimi i videoklipit, duke u ndalur te xhirimi në oret e para të mëngjesit, për të kapur magjinë e lindjes së diellit, që padyshim u shoqërua me një “sakrificë” të vogël nga ana e saj. “Jam zgjuar që…
Policia dhe prokuroria e Tiranës janë vënë në gjurmim të një shqiptari që ka kërcënuar një vajzë greke nëpërmjet programit Instagram, duke i vendosur një gjobë financiare prej 5 mijë euro, shumë kjo që nëse nuk do të paguej shqiptari do i publikonte fotografi dhe video intime vajzës greke. Ndjekja e këtij shqiptari i është besuar sektorit kibernetik në policinë e Tiranës, e cila tashmë po ndjek hartën elektronike të përdorimit të profilit me emrin “mitsos-11111” dhe “tsos318”. Lidhur me këtë çështje policia dhe prokuroria e Tiranës janë vënë në lëvizje pas një letërporosi të dërguar nga prokuroria greke, e…
Deputetja Rudina Hajdari ka bërë një tjetër gafë në seancën e parë të sesionit të ri Parlamentar. Teksa fliste për reformat e ndërmarra nga grupi i saj i demokratëve, deputetja tha se do të vijojë të përçahet Shqipëria. “Ne do të vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë. Ne do të vijojmë që grupi demokrat të vizitojë të gjithë Shqipërinë dhe të vizitojë çdo fshat ku do të prezantojë platformën dhe të tregojmë alternativnë e mirë për një Shqipëri më të mirë,”- tha ndër të tjera Hajdari. Por kjo nuk ishte gafa e vetme. Gjithashtu Hajdari harroi mbiemrin e Valdrin Pjetrit…
Nora dhe Roberti kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave javën e kaluar pasi këngëtari deklaroi ndarjen e tyre publikisht. Roberti publikoi një status në rrjete sociale ku e falenderonte publikisht Norën për vitet që kanë kaluar bashkë dhe faktin që e ka bërë baba, por duke shtuar se dashuria mes tyre ka mbaruar dhe nuk janë më bashkë. Pas kësaj deklarate të Robertit, Nora nuk foli fare për ndarjen. I vetmi reagim nga këngëtarja ishin videot e postuara në Instastory nga pushimet me vajzën. Mbrëmjen e djeshme Nora ka treguar se edhe pa Robertin, këto pushime po i…
Nga Andi Bushati/ Në qarkoren e Lulzim Bashës për mediat nuk ka asnjë gjë të re, përpos një thirrjeje me gjysëm zëri për të bojkotuar televizionet që janë vënë në shërbim të Ramës dhe emisionet e gazetarëve të shndërruar në papagaj të tij. Ti thuash sot opozitarëve apo publikut se kryeministri ka kapur pjesën e luanit të mediave tradicionale, se ai financon në mënyrë okulte pronarë dhe drejtues programesh, se këta së bashku shërbejnë si një makineri propagandistike për të shfokusuar vëmendjen e teleshikuesve, nuk përbën kurrëfarë shpikje. Atë nuk ka shqiptar me sy në ballë që nuk e ka…
Parlamenti i Shqipërisë nisi këtë të hënë sesionin e ri parlamentar. Fotoreporteri i talentuar i LSA, Malton Dibra, ka shkrepur foto të “veçanta” nga Parlamenti, ku shihet kryeministri Rama duke diskutuar me zëvendësin e tij Erion Braçe, që në disa foto shihen duke qeshur.
Deputetët dhe ministrat kanë mbërritur në Kuvend pasditen e sotme për nisjen e seancës së parë Parlamentare në sesionin e ri. Me makina luksi dhe të buzëqeshur, ata kanë dhënë paradën e tyre të përjavshme. Ajo që bie në sy është fakti që ministres së mbrojtjes Olta Xhaçkës ia hap derën shoferi, duke qenë se është në muajin e fundit të shtatzënisë. E veshur me një bluzë të gjerë me topa, Xhaçka ka zbritur nga dera e pasme e makinës së saj, mjaft e rehatshme le të themi. Ministrja Etilda Gjonaj dhe shumë të tjerë kanë mbërritur gjithashtu me makinat…
Nëse qarkullimi i gjakut nuk është duke punuar mirë, kjo mund të nënkuptojë probleme për shëndetin e përgjithshëm, e posaçërisht kur shkaktari i mundshëm është bllokimi i arterieve, i cili edhe mund të jetë vdekjeprurës. Ka shumë probleme shëndetësore që i atribuohen qarkullimit të dobët të gjakut, duke përfshirë diabetin, shtypjen e ulët të gjakut, e madje edhe problemet e zemrës, transmeton Telegrafi. Ka disa arsye se përse mund të jeni duke përjetuar probleme me qarkullim të dobët të gjakut, siç janë: – Qëndrimi ulur për periudha të gjata – Pirja e duhanit – Mbipesha – Ushqimi me yndyra të…