Stresi ka publikuar këngën më të re, të titulluar “Nuk o vec gang”. Këtë herë, artisti erdhi në bashkëpunim me një tjetër reper, i cili njihet si MRK. Në një pjesë të tekstit, të cilin e kishte shkruajtur vetë, Stresi përmend emrin e Bleona Qeretit. Këngëtarja i ka mbështetur gjithmonë projektet e Stresit dhe këtë herë nuk mund të ishte e kundërta. Asaj i ka pëlqyer teksti dhe e ka bërë të ditur me anë të postimeve në Instastory ku tregon se e “do” këngën. Pritet që “Nuk o vec gang” të jetë suksesi i rradhës i Stresit, i cili…
Author: tirana
Të ulesh para një kompjuteri për gjithë ditën mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj. Dhembjet në shpinë, sytë e skuqur dhe problemet me gjumin mund të jenë pasoja të një mjedisi pune me nivel stresi në rritje apo edhe e jetës sedentare. Më keq akoma, niveli i stresit shkon deri në ankth, apo në probleme me zemrën. Të gjitha këto, kanë një emërues të përbashkët: puna! Qoftë kjo biznesi që drejton apo një punë ku je i kontraktuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka shpallur ‘sëmundjet profesionale’ si problematike kudo në botë; ato nisin nga problemet me sytë,…
Nga sulmi në Teksas kanë mbetur të vdekur 5 persona ndërsa 21 të tjerë janë plagosur.Sipas policisë vendase raportohet se ka pasur të shtëna masive nga një sulmues që është larguar menjëherë pasi shkaktoi suulmin duke përdorur dy makina. Është mësuar nga Departamenti i Policisë në Odessa se personi që ka hapur zjarr ka qenë një burrë i bardhë rreth të 30-ve që u mori jetën 5 personave dhe plagosi 21 të tjerë.Shefi i policisë në Odessa Michael Gerke tha në një konferencë për shtyp: “Sa i përket viktimave kemi të paktën 21 njerëz të plagosur dhe të paktën pesë të…
Konflikti i djeshëm në Fier ka nisur mes familjes Zhapa dhe Braçe ku më pas kanë mbetur të plagosur 4 persona, dy prej të cilëve Gentian Zhapa dhe Aldo Zhapa janë plagosur me sende të forta (kushërinj të parë me njëri-tjetri) dhe janë në pavionin e kirurgjisë. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë me mjete prerëse janë Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj. Po ashtu nga ky konflikt ka mbetur i plagosur edhe Aleksandër Zhapa (babai i Gentian Zhapës). Aleksandër Zhapa është plagosur në ambientet e brendshme të spitalit Rajonal të Fierit, ku autori E.Braçe i ka marrë armën nga brezi…
Drejtoresha e spitalit Nevila Shuke në prononcimin e saj për “News 24” u shpreh se 3 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ajo shtoi se të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme. Në ambientet spitalore ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Fierit, Andon Marko. Në deklaratën e tij për mediat, Marko tha se policia ka arrestuar 2 persona, kurse një i tretë është shpallur në kërkim. Ai shtoi se po bëhet kontroll në banesën e personit që është shpallur në kërkim policor.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një person është futur brenda në spital dhe ka qëlluar me armë duke plagosur 3 persona, ku njëri prej tyre është në rrezik për jetën. Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat RENEA dhe FNSH të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e dy të dyshuarve për lidhje me ngjarjen, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
Një gazetar ka identifikuar tetë mënyra se si bota mund të përfundojë, me bioteknologjinë vdekjeprurëse, robotët e stilit Terminator dhe luftën bërthamore janë kërcënimet më të mëdha për jetën në Tokë. Bryan Walsh, 41 vjeç, një ish-korrespodent në librin e tij “End Times” trajton gjithashtu edhe ndryshimin e klimës , asteroidet, sëmundjet madje edhe alienët. Një Udhëzues i shkurtër për Fundin e Botës erdhi pasi Z. Walsh kaloi dy vjet duke parë mënyrat e tmerrshme me të cilat mund të përballej bota. Ai ka vlerësuar si ashpërsinë e secilit katastrofë, ashtu edhe gjasat që ajo të ndodhë në të vërtetë.…
Një person i armatosur ka hyrë në Urgjencës e Spitalit në Fier duke lëshuar një breshëri plumbash dhe duke lënë 3 persona të plagosur. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet një sherr mes palëve, ngjarje e ndodhur në fshatin Levan. Agresori, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, i ka ndjekur deri në spitalin e qytetit të lënduarit, ku edhe ka lëshuar breshërinë e plumbave.
Të paktën tre persona mësohet se janë plagosur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit, pas disa të shinave me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urgjencës së qytetit të Fierit, ku paraprakisht dyshohet se janë konfliktuar dy grupe të rinjsh. Gjithashtu, nga raportimet paraprake dyshohet se një person është futur në spitalin e Fierit duke mbajtur amrë zjarri. Tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekim. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti fizik mes disa të rinjve. Ndërkohë, Policia e Fierit ka shkuar në vendin e ngjarjes për të…
Eksperti amerikan i zhvillimeve politike në Ballkan, Daniel Serwer, ka thënë se emërimi i Mathew Palmer si përfaqësues special i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, është një tendencë për të arritur një marrëveshje të nxituar midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, kjo është një tendencë për të nxituar drejt arritjes së një marrëveshje përpara nëntorit të vitit 2020 kur edhe mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA. “Pas emërimit, unë do të shpresoja për një politikë më të qartë të SHBA-së për shkëmbimin e territoreve dhe për një koordinim më të mirë me Evropën. Por kam frikë se kjo është…
Tirana ka zhbllokuar në minutën e 58-të takimin në klasiken e futbollit shqiptar, duke iu falur golit të Grent Halilit. Një mosmarrëveshje në mbrojtjen e shkodranëve dhe Halili i gatshëm për të përfituar, ia del mbanë për të ndryshuar shifrat. Ende pa u shuar festa e bardhebluve, Tirana shënon golin e dytë këtë herë me Majkëll Ngo. Me vetëm 60 sekonda diferencë nga njëri gol në tjetrin, Tirana udhëheq ndeshjen më simbolike të kampionatit, atë me Vllazninë në “Loro Borici” të quajtur ndryshe edhe si derbi i Shqipërisë.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në kuadër të rikonstruksionit të kabinave elektrike njofton se në datat 2 dhe 3 shtator do të ketë stakim të dritave për disa orë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar të OSHEE, zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë në 2 shtator janë si më poshtë: 09:00-15:00rruga “Bajo Topulli” pranë Kryegjyshatës rruga “Stefanaq Pollo” rruga “Demir Zyko” 09:00- 15:30rruga “Dervish Hatixhe” rruga e Barrikadave, pranë shkollës “Sami Frashëri” rruga “Mine Peza” pranë ish kafe- Flora Ndërsa, në 3 shtator, zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike janë si…