DailyMail ka bërë sot një artikull për avokatin Ravik Gurra, 50 vjeç, që u ekzekutua me armë zjarri në një lokal në Elbasan në mars të këtij viti. Në artikull thuhet se avokati shqiptar është ekzekutuar pasi ai ka humbur disa çështje penale të personave shumë të rrezikshëm në Shqipëri. Lexoni artikulli e plotë Një avokat britanik që përfaqësonte gangsterët shqiptarë është qëlluar për vdekje, duke provokuar frikë. Ai u ekzekutua pasi humbi disa çështje penale të profilit të lartë. Ravik Gurra, 50 vjeç, u qëllua tre herë në kokë nga një person i armatosur me pistoletë silenciator, teksa ishte…
Author: tirana
Ashtu siç ishte parashikuar nga meteorologët, shtatori do të nisë më shi. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, duke filluar nga sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta shiu në qarqet Dibër, Elbasan, Korçë dhe Vlorë. Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta, kryesisht në zonat malore dhe ato pranë tyre. Temperaturat kanë pësuar ulje me disa gradë, duke bërë që në bregdet të shkojnë nga 21 / 30 °C në vendet e ulëta 20 / 31 °C në vendet malore 15 / 28 °C.
Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta. Në pranga është vënë një 45-vjeçar, i cili me motor po e çonte kokainën në doza të vogla tek klientët. “Në kuadër të operacionit “Klienti” u arrestua A.H. Ky shtetas në rrugën “Prokop Mima” po lëvizte me motor ku gjatë ndërhyrjes së policisë ka hedhur në tokë dy kartopeceta brenda së cilave kishte lëndë narkotike e dyshuar llojit Kokainë. Këtë lëndë e kishte bërë gati për t’ua çuar klientëve që e kishin porositur”, thotë policia. Nga kontrolli i banesës ju gjet dhe…
Mbrëmja e ditës së premtes në Vlorë u trondit, pasi një 36-vjeçar u qëllua me plumb, teksa ndodhej në ballkonin e banesës së tij. Eljus Thartori u qëllua me armë zjarri, megjithëse fillmisht u raportua për një shpërthim me tritol në banesë. 36-vjeçari i cili ndodhet për kurim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, dëshmoi se e i ka plasur celulari në dorë, ç’ka dyshohet përveç armës me të cilën është qëlluar, ka pasur edhe lëndë plasëse. Burime bëjnë të ditur se Eljus Thartori, ka qenë i dënuar në i dënuar në prill të 2008 me 10 vite…
Partia Demokratike ditën e sotme ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, sipas së së cilëve nën drejtimin e tij, në Tiranë qytetarët furnizohen më pak orë në ditë me ujë. Në një deklaratë për shtyp se selia blu, ish-deputetja Albana Vokshi ka sjellë disa denoncime të cilat thekson se kanë mbërritur në PD, nga disa banorë në disa lagje të ndryshme të kryeqytetit, ankohen se po furnizohen gjithnjë e më pak me ujë. Deklarata e plotë Mijëra mesazhe e denoncime kanë mbërritur në Partinë Demokratike për mungesën e furnizimit me ujë në Tiranë. Dhjetra lagje në Kryeqytet ankohen…
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Korçës për të vizituar kantierin e ndërtimit të godinës së studentëve. Godina në fjalë prej 4 vitesh ishte braktisur dhe sot kanë nisur punimet për rikonstruksionin e saj. Më parë shërbente për akomodimin e vajzave edhe është 5 katëshe me 176 dhoma. Do të ketë 2 studentë në dhomë dhe më parë ka qenë 4-6 studentë në dhomë. Ky investim i qeverisë pritet që të sjellë rritje të fluksit të studentëve që duan të akomodohen në këtë godinë, me çmime të arsyeshme. Sipas kryeministrit, rikonstruksioni godinës pritet të përmirësojë rrënjësisht jetesën…
Së fundmi u përfol se çifti shumë i komentuar në media, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ishin ndarë pas disa problemeve në çift. U tha se shkak ishte bërë xhelozia, mirëpo mesa duket këto kanë qenë thjesht thashetheme sepse Jonida dhe Romeo vazhdojnë të jenë bashkë. Madje çifti e ka bërë lidhjen serioze dhe Jonida e ka prezantuar Romeon me familjen. Së fundmi Romeo është fotografuar së bashku me mbesën dhe motrën e Jonidës në një ambient argëtimi në kryeqytet.
Ami ka mbaruar shkollën e baletit, e madje ajo u bë e njohur për publikun si balerinë, teksa merrte pjesë në spektaklet e Tv Klan, e mandej u katapultua si moderatore e “Portokalli” në Top Channel. Ndonëse baleti është pasion që që i ka mbetur së shkuarës, mikeshat e sipërmarrëse së “Ami Event” janë bërë nostalgjike dhe kanë postuar disa foto nga vitet e hershme të Shkollës se Baletit, ku ne dalluam në rreshtin e parë Amin, mamin e Joelit dhe Sias!Diku rreth moshës 11-12 vjeçare, Amarda Toska ndonëse e imët në portret e fizik, mimika dhe shprehia është po…
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në shtator mund të vizitojë serbët e Kosovës. Ai pritet të vizitojë Banjsken, Mitrovicën e Veriut dhe Qendrën e Kosovës, komunën e banuar me serbë, Gracanicën. Kjo vizitë po planifikohet që Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç t’i vizitojë serbët e Kosovës, pasi që Lista Serbë është në panik se do t’i humbë zgjedhjet në Kosovë. Serbët që jetojnë në Kosovë janë të zhgënjyer shumë ndaj Listës Serbe për politikat të cilat i kanë ndjekur. Ata asgjë nuk kanë punuar dhe ndihmuar popullin serb, përpos që janë pasuruar edhe më tej. Popullin serb tani kanë filluar…
Studiuesit e sigurisë së Google kanë gjetur prova të një “përpjekje të vazhdueshme” për të hakuar iPhone që prej të paktën dy vjetësh. Thuhej se sulmi është kryer duke përdorur faqet e internetit që ngulitnin programe diskrete me qëllim për të mbledhur kontakte, imazhe dhe të dhëna të tjera.Analiza e Google sugjeroi që faqet e internetit të bllokuara ishin vizituar mijëra herë në javë. Nga ana tjetër Apple tha për BBC se nuk dëshironte të komentonte.Sulmi u bë me dije me detaje në një seri postimesh teknike të shkruara nga eksperti britanik i sigurisë kibernetike, Ian Beer, anëtar i “Project…
Policia e Fierit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me sherrin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Levan të Fierit, e që më pas agravoi edhe në spital. Siç njoftojnë uniformat blu, janë arrestuar 5 persona, të cilët akuzohen për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe ” Goditje për shkak detyrës të punonjësit”. Mësohet se ka qenë pikërisht B. Braçe ai që i ka marrë pistoletën punonjësit të policisë dhe ka qëlluar Aleksandër Zhapën në ambientet e spitalit. Nuk dihet ende motivi që ka sjellë sherrin mes dy familjeve. “Arrestohet personi që plagosi me armën e punonjësit të Policisë një shtetas…
Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e radhës të përfituesve të kompensimit për shkak të zënies së pronave të tyre të patundshme nga ndërtimet pa leje në process legalizimi. Kompensimin financiar e përfitojnë pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Kamzë-Vorë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Kukës. Masa e kompensimit në total sipërfaqeje është 44.381,6 m², ndërsa vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 545.797.214,89 lekë, sipas listës që publikohet më poshtë. Për kompensimin e pronarëve do të përdoren po…