Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mirëpret emërimin e Matthew Palmerit në detyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Nga ‘’Twitter’’, Xhafaj shprehet optimist se ish-zëvendësndihmës sekretari amerikan do të kontribuojë shumë në instalimin e Reformës në Drejtësi, intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Caktimi i Matthew Palmer si Përfaqësues i Posaçëm për BP është një lajm shumë i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, për forcimin e bashkëpunimit, dialogut dhe sigurisë rajonale. Flm @StateDept për rritjen e vëmendjes për rajonin & për Shqipërinë në këto momente kritike. I bindur se…
Author: tirana
Kjo foto është cilësuar si një ndër 500 fotografitë më të mira në botë dhe është shkrepur nga i madhi Kel Marubi, këtu e rreth një shekull më parë. Mes 11 personazheve të fiksuara në celuloid ndodhen edhe Kapiteni Mark Reka e Bajraktari i Shalës. Ishte viti 1922 kur Parlamenti miratoi ligjin që detyronte popullsinë civile që tia dorëzonte armët që i mbanin pa leje, shtetit. Kishte 10 vjet që ishte shpallur pavarësia e Shqipërisë dhe qeveritë e kohës po bënin përpjekje për futjen e rregullave moderne në funksionimin e shtetit. Kjo foto është përfshirë në albumin “The Photo Book”,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Në lagjen “24 Maji” të qytetit, pranë stacionit të trenit, janë përfshirë në konflikt dy shtetas të cilët punojnë me taksi. Si pasojë e konfliktit është plagosur kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autori i plagosjes është shoqëruar në ambientet e policisë dhe po merret në pyetje në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nga Thanas Mustaqi Legata jugosllave në Tiranë ka kërkuar hapjen e një agjencie detare në Durrës, bënte të ditur Enver Hoxha, sipas një kabllogrami të 9 korrikut 1956 të ambasadorit sovjetik në Tiranë. Në përmbledhjen me dokumente të arkivave ruse, botuar në vitin 2003, është përshirë regjistrimi i një bisede sekrete, ku Enver Hoxha informon qeverinë sovjetike se legata jugosllave në Tiranë, ashtu si edhe më parë, vazhdonte të mbante lidhje me shtetas shqiptarë. Sikurse dihet në vitin 1950, kur ishte ende gjallë diktatori sovjetik J.V. Stalin (1878-1953), në vitin 1950 u ndërprenë marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, të…
Papa Françesku deklaroi se kishte mbetur i mbyllur për 25 minuta brenda një ashensori në Vatikan dhe se ndërhynë zjarrfikësit. Sipas mediave të huaja, Papa u kërkoi falje besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën për ardhjen me vonesë në fjalimin e tij të përjavshëm tradicional. “Unë kam për të kërkuar faljen tuaj”, citohet të ketë thënë ai duke qeshur. Me sa duket, duke iu referuar energjisë elektrike, Ati i Shenjtë tha se një “rënie e tensionit” bëri që ashensori të bllokohej. Ai tha se zjarrfikësit e Selisë së Shenjtë e shpëtuan dhe u kërkoi njerëzve në shesh të…
Disa ditë më parë presidenti Ilir Meta publikoi disa foto duke u ngjitur në majën më të lartë, në malin e Korabit. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruante: “Në majën më të lartë të maleve shqiptare, mbi Korab, aty ku duket sikur prek qiellin me dorë. Ngjitja ishte sfidë jo e lehtë, por bukuritë dhe monumentet e rralla natyrore të këtij mali madhështor, të frymëzojnë dhe të japin energji të reja për të kaluar me sukses çdo pengesë!” Por Presidenti nuk ka qënë i vetëm në këtë udhëtim sfilitës nëpër maja. Nga pas kishte edhe dy të fortë.…
Shfaqja e shëmtuar e dhënë mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” në ndeshjen Vllaznia-Tirana, për klubin shkodran, ka ardhur si rezultat i “provokimit” nga ana e arbitrave, duke i akuzuar për gjykim të njëanshëm. Në një reagim në faqen zyrtare të Vllaznisë, akuzohet në mënyrë të drejtpërdrejtë arbitri kryesor Enea Jorgji, të cilët pretendojnë se u ka mohuar dy penallti të pastra. Kjo, por edhe vendimet e tjera, të gjykuara nga klubi si të padrejta, kanë acaruar tifozët të cilët kanë reaguar duke hedhur shishet e stadiumit në fushë. Deklarata e plotë Klubi i Futbollit Vllaznia falenderon tifozerinë e…
Deputeti i Partisë Socialiste është përfshirë në një debat me një tjetër institucion që merret me sistemin komunist. Prej dy ditësh, ai u bë sërish mediatik pasi doli mesazhi që kishte dërguar në grupin e deputetëve të Komisionit të Ligjeve ku etiketonte Genta Sulën si “plehrë”. Kjo është hera e dytë që Braho sulmon kryetaren e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve, duke dëshmuar një mëri të vjetër. Por Genta Sula, ndryshe nga hera e parë, nuk ka qëndruar e heshtur përpara sulmeve të Brahos. Konkretisht, akuza e Brahos u bë pas një ftese që Genta Sula i kishte dërguar Komisionit…
Arrestohet në flagrancë një shtetas, i cili posedonte armë zjarri, municion luftarak pa leje, si edhe një sasi të konsiderueshme eurosh të pajustifikuara. Pistoletë me mulli, fishekë dhe 40 mijë euro në banesë, arrestohet 54-vjeçari Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: D.Ç., 54 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë. Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe nga kontrolli që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ushtruan në lokalin dhe më pas në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një…
Gjykata e Lartë mban rekordin për numrin e anëtarëve të vetëlarguar nga sistemi i drejtësisë, për të evituar kalimin në skenarin e trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Nga 17 anëtarë që kishte kjo Gjykatë, vetëm Ardian Dvorani arriti të kalonte me sukses Vetingun, çuditërisht i vetmi që në janar të vitit 2012, votoi kundër pafajësisë së Ilir Metës. 16 anëtarët e tjerë, të cilët posedonin mbi 10 milionë USD pasuri, ose u shkarkuan nga detyra për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin, ose u vetëlarguan nga sistemi për t’u mos u…
Partizani do të luajë ditën e sotme në orën 19:00, ndeshjen e parë në kryeqytet për këtë sezon. Të kuqtë, pas suksesit të javës së kaluar, tashmë do të kërkojnë vazhdimësinë përballë një kundërshtari me probleme si Flamurtari. Trajneri Franko Lerda do të ketë të gatshëm për këtë ndeshje sulmuesi Solomon, i cili u pezullua me dy ndeshje pas kartonit të kuq në sfidën ndaj Skënderbeut. Megjithatë, pasi mungoi në ndeshjen e javës së dytë, sulmuesi ka shlyer personalisht dënimin me anë të pagesës së shumës financiare. Ndërkohë, në kampion vlonjat, trajneri Sadedini do të ndryshojë disa lojtarë nga ndeshja…
Në 80-vjetorin e nisjes së Luftës së Dytë Botërore, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i është drejtuar me një mesazh të gjithë ndjekësve të tij në Facebook, duke theksuar se “përgjumja e arsyes, i hapi rrugën një kapitulli të errët të historisë europiane”. I njohur për qëndrimin e tij kritik për mënyrën se si funksionojnë partitë shqiptare, Bushati shprehet se “mënyra më e mirë për të treguar mirënjohjen tonë për sakrificat e tyre është promovimi i tolerancës, dinjitetit njerëzor dhe mbrojtja e lirisë”. “80 vjet më parë, përgjumja e arsyes, i hapi rrugën një kapitulli të errët të historisë europiane,…