Familja mbretërore ka konfirmuar se princ Harry do të marrë pjesë në dasmën e ish-të dashurës së tij Cresside Bonas me markezin Harry Wentworth-Stanley. Bashkeshortja e Harry, Meghan nuk është dakort. Një burim i afërt me çiftin mbretëror pohon se dukesha është shumë xheloze kur bëhet fjalë për ish- të dashurën e Harry-t, sipas British Cosmopolitan.Mbetet pyetja nëse Meghan do të jetë në pritje me burrin e saj apo nuk do të paraqitet fare, transmeton KosovaPress. Ftesa e Cressida për princin Harry nuk është befasuese, pasi ai gjithashtu e ftoi atë në dasmën e tij. Dukesha e Sussex-it raportohet se…
Author: tirana
Enca është një nga këngëtaret e pëlqyera, kryesisht nga të rinjtë në tregun muzikor shqiptar. Ajo gjithashtu është një nga emrat më të ndjekur në rrjetet sociale ku edhe është tejet aktive. Shpesh, ajo publikon fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ndërsa nuk mungojnë edhe fotografitë e shumta provokuese. Ajo i ka lënë fansat me gojë hapur duke publikuar një foto ku shfaqet në vaskë.Krahas fotos ajo shkruan: “Ju puc Enca e mëngjesit”. Komentet kanë qenë të shumta në foton që ajo ka publikuar.
Nëse marrim sadopak kilogramë, fryrja e barkut dhe mospasja më e sheshtë, është gjëja e parë që na bën me dije se se diçka nuk po na shkon siç duhet. Për një bark të sheshtë nuk ndikon vetëm palestra por edhe ajo çfarë hamë. Edhe pse stina e verës është drejt fundit, një trup i mirë dhe një bark i sheshtë, na duhen gjithë kohës. Në mënyrë që të ndiheni më mirë dhe të mos vuani më nga fryrja e barkut, bëni mirë që t’i shmangni këto ushqime: -Jo pije alkolike-Thojini “lamtumirë” pijeve me gaz-Mos përdorni çamçakëz në çdo orë të ditës-Kufizoni përdorimin…
Homoseksualiteti lind nga një kombinim faktorësh gjenetikë dhe ambientalë. Ky është përfundimi i një studimi të shumëdebatuar, i kryer mbi një milionë e gjysmë persona nga një ekip ndërkombëtar kërkuesish. Sipas tyre, nuk ekziston vetëm një gjen që lejon parashikimin e sjelljes seksuale, por mijëra variante që kontribuojnë në mënyrë të kufizuar kundrejt ndikimit të ambientit dhe kulturës. Studimi i botuar në revistën Science, përfaqëson edhe kërkimin më të gjerë gjenetik mbi temën e homoseksualitetit. Studime të mëparshme sugjeronin praninë e sinjaleve gjenetike të forta që mund të lejonin parashikimin e sjelljes seksuale; një nga më të njohurit përqendrohej tek…
Kërnackat e famshme të Korçës, janë traditë e lashtë sa vet qyteti i bukur i juglindjes së Shqipërisë. Të shijshme, të ngrohta, të sapo pjekura në zgarë aroma e tyre është e pamundur të mos ndjellë shijen për t’i konsumuar menjëherë. Ja receta tipike e përgatitjes së kërnackave të Korçës krejt lehtë dhe plot shije në shtëpi. Përgatitja e Kërnackave në Shtëpi Përbërësit 1 kg mish viçi, 5 kokrra qepë mesatare të grira hollë, 3 kokrra vezë, 200 gr bukë të njomur, rigon, piper i zi, kripë sipas dëshirës, ,ajdanoz. Përgatitja Të gjithë përbërësit përzihen në një masë të vetme…
Ajo la punën si gazetare teksa nuk është penduar fare, pasi vetëm me anë të postimeve në Instagram, të ardhurat e saj janë tre herë më të larta. Alexa Dellanos, modelja amerikane teksa shëtit në mbarë botën me të dashurin e saj, ndalon në secilin vend për të bërë foto e më pas i poston ato në Instagram. Modelja kërkon 5000 dollarë për një postim me reklama në Instagram. Në fillim sipas saj ishte e pabesueshme të mendonte se në rrjetet sociale mund të fitoje të ardhura të majme. Tashmë, ajo fiton pothuajse tri herë më shumë se rroga si…
Studime të shumta të bëra herë pas here kanë treguar se rreth 25% e personave me diabet të tipit 2, as që e dinë se nga se vuajnë! Në qoftë se vuani nga disa lloje simptomash, e udhës do të ishte të kryenit një kontroll, në mënyrë që të arrini të kapni në kohë problemin shëndetësor që keni dhe të mund ta trajtoni atë. -Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës.Kjo lloj simptome është tejet e rëndësishme dhe patjetër që duhet t’i kushtoni vëmendje. Ushqimi që po hani nuk po shpërbëhet si duhet dhe nuk po përdoret nga qelizat siç mendohet. Si pasojë…
Të ulesh para një kompjuteri për gjithë ditën mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj. Dhimbjet në shpinë, sytë e skuqur dhe problemet me gjumin mund të jenë pasoja të një mjedisi pune me nivel stresi në rritje. Më keq akoma, niveli i stresit shkon deri në ankth, apo në probleme me zemrën. Të gjitha këto, kanë një emërues të përbashkët: puna! Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka shpallur ‘sëmundjet profesionale’ si problematike kudo në botë; ato nisin nga problemet me sytë, shtyllën kurrizore dhe deri te sëmundjet që vijnë nga sektorë të cilën konsiderohen të rrezikshëm, si për…
Kanë kaluar 22 vjet nga koha kur Princesha Diana vdiq në mënyrë tragjike në një aksident automobilistik në Paris. Ajo ndërroi jetë në moshën 36 vjeçare.Në jetën e saj të shkurtër, gruaja që u bë e njohur si Princesha e Popullit ’bëri më shumë për të shndërruar monarkinë britanike sesa mund të bënte ndoshta çdo anëtar i familja mbretërore. Nga puna e saj për bamirësi dhe mënyra sesi ajo rriti fëmijët e saj, për të mahnitur botën si një ikonë të modës, ja se si jeton imazhi i saj. Ajo doli krah ideve si lufta kundër minave tokësore. Ndërsa ndryshoi…
Përpara se të bëni hapin e madh për tu fejuar me partnerin tuaj, mendohuni mirë. Ju do të filoni një jetë të re dhe nuk do të mund të ktheheni më mbrapa. Në fakt, janë disa biseda kryesore që duhet të bëni para se të fejoheni apo të zyrtarizoni lidhjen tuaj. -Doni të keni apo jo fëmijë?Me siguri që edhe partneri juaj dëshiron të bëhet prind. Por sa i hapur mund të jetë ai ndaj problemeve që mund të vijnë me kohën? Ndonjë shtatzëni e pamundur dhe adoptimi? Do të ishte i gatshëm ai që t’i pranonte? -Si do t’i…
Një 26-vjeçar me orgjinë nga Shqipëria është arrestuar prej Departamentit të antidrogës në ishullin e Mykonos, nën akuzën e shpërndarjes se substancave tepër të rrezikshme për përdoruesit. Sipas policisë, 26-vjeçari shqiptar, i quajtur Aleksandër (emri nuk jepet i plotë prej policisë), i cili shërben si punonjës i aeroportit të ishullit të njohur turistik grek,u arrestua mbas një operacioni të posaçme të forcave të antidrogës se Selanikut dhe Athinës, ekipe të cilat kishte shkuar apostafat në ishullin Mykonos, për arrestimin e tij. Prej hetimeve me metoda speciale dhe survejim disa ditor,u bë i mundur arrestimi i 26 -vjeçarit,në banesën e të…
Moderatorja Roza Lati ka treguar së fundmi se pas saj ka qenë marrosur një person që ishte dënuar për vrasje. Teksa në puntatën e radhës ku kishte të ftuar reperin Stresi, ky i fundit bëri një video-telefonatë me një mikun e tij nga burgu. Në këtë moment Roza tregoi se një djalë i burgosur çmendej pas saj. “Kishte rënë në burg për vrasje. Kishte probleme serioze. Më dërgonte çdo fundjavë lule, por nuk i postoja në Instagram pasi nuk doja të paralelizohesha me një tjetër vajzë showbizi që poston lule. Por që ishte i çmendur pas meje. Herën e fundit…