Drejtoresha e spitalit Nevila Shuke në prononcimin e saj për “News 24” u shpreh se 3 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ajo shtoi se të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.
Në ambientet spitalore ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Fierit, Andon Marko. Në deklaratën e tij për mediat, Marko tha se policia ka arrestuar 2 persona, kurse një i tretë është shpallur në kërkim. Ai shtoi se po bëhet kontroll në banesën e personit që është shpallur në kërkim policor.
Postime te ngjashme
Add A Comment
