Author: tirana

Mario Baloteli ka vendosur të rikthehet në Itali pas një aventure të gjatë në Europë si në Angli, ashtu edhe në Francë. Sulmuesi italian ka vendosur ta nisë gjithçka nga fillimi duke firmosur me një skuadër modeste siç është Breshia, por njëkohësisht skuadër me rëndësi për sulmuesin italian. Breshia është qyteti i tij i lindjes dhe firma me skuadrën e sapongjitur në Serinë A, nuk është një rastësi. Në konferencën e prezantimit të tij, Baloteli u shpreh se nuk ka frikë se mos dështon, duke shtuar se edhe nëna e tij nisi të qante kur i tregoi. Ai zgjodhi fanellën…

Read More

Ledio Cërriku sot do të ishte duke pritur ditëlindjen e tij të 20-të, por ndërroi jetë tragjikisht në një aksident në Itali. Djaloshi nga Elbasani humbi jetën mëngjesin e djeshëm në Kremona pasi u përplas nga një furgon, ndërsa po shkonte me motorrin e tij në punë. Në shkrimin e fundit në “Facebook’, Ledio ka ndarë humbjen e dajës. Ngjarje kjo e ndodhur në 18 gusht të po këtij viti. Miq e të afërm kanë shprehur ngushëllimet duke shprehur mesazhe prekëse në rrjetet sociale.

Read More

Ka vetëm 1 muaj që Kejda Ajazi bëri publike lidhjen me djalin e ish-guvernatorit, Erik Fullanin, ky i fundit u kap mat në krahët e një tjetre. Prej disa orësh në rrjet po qarkullon një foto e Erikut në Dhërmi, duke u puthur me një vajzë brune, ndërkohë që të gjithë e dinim të lidhur me Kejda Ajazin. Burime për “Iconstyle.al” kanë zbuluar identitetin e vajzës në fjalë, e cila siç u mësua më parë, është 16 vjeç dhe po frekuentohet prej disa kohësh me djalin e ish-guvernatorit. Ajo quhet Brisila dhe më poshtë kemi siguruar një foto të sajën.…

Read More

Moderatorja Luana Vjollca di se si të qëndrojë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, teksa po nget një super makinë. Bëhet fjalë për një makinë tip“Lamborghini”, nga i cili ajo ndau pamje në Instagram, vetëm nga pjesa e brendshme e saj. Pas përfundimit të pushimeve, moderatorja ka nisur të punojë rreth projekteve të reja. Pas një vere të gjatë, shumë shpejt ajo pritet të rikthehet në television.

Read More

Nën tingujt e muzikës franceze, Gjergj Xhuvani dhe Fatos Baxhaku shfaqen në një video duke kënduar. Me dorën mbi sup, të dy këndojnë këngën franceze “formidable”, “shkëlqyer” dhe dëgjohet të citojnë disa nga vargjet e saj. “Ti ishe shkëlqyer, unë isha shkëlqyer, ne ishim shkëlqyer”. Një prej këtyre kujtimeve është dhe kjo video e publikuar nga Gerta Qurku, e cila shprehet se tashmë ka mbetur veç trishtimi. “Engjejt jane larg! Tos dhe Gjergj , ju pritet njeri – tjetrin per ta bere kete udhetim te mrekullueshem drejt engjejve. Dhe ne na mbet trishtimi ”, shkruan Qurku. Gjergj Xhuvani dhe Fatos Baxhaku…

Read More

Jane Manchung Wong ka bërë disa kërkime dhe ka gjetur se prapavija e Facebook mund të errësohet, ndërsa shkronjat bëhen të bardha dhe lexohen me lehtësi. Megjithëse po punohet në këtë drejtim, procesi është në faza fillestare dhe sistemi i errësimit të ekranit, nuk do të shihet në një të ardhme të afërt. Derisa Messenger është errësuar në muajin maj, sfondi i Facebook mbetet në të bardhë të shndritshme, që është shumë e dhimbshme për sytë. Bazuar në fotografitë e shpërndara, ky sistem duket se do ta lehtësojë edhe më shumë përdorimin e këtij rrjeti social, derisa kurdo që vjen…

Read More

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i regjisorit Gjergj Xhuvani i cili u nda nga jeta më datë 14 gusht të këtij viti në Romë. Trupi i tij është marrë nga familjarët mes lotësh dhe do të përcillet në vendin ku do të mbahet ceremonia e varrimit të tij, që do të bëhet në orën 14:00. Ceremonia e varrimit do të jetë një ceremoni private ku të pranishëm do të jenë familjarët, të afërmit dhe miqtë e regjisorit të ndjerë. Kineasti ka qenë i shtruar në një spital në Romë pasi një arresti kardiak që ka pësuar teksa po realizonte e…

Read More

Dietologia Blerina Bombaj është e njohur në rrjetet social që pas marrjes pjesë në një prej rubrikave në “E diela shqiptare”, është bërë e njohur nga të gjithë. Si çdo person publik ajo ka profilet e saj be rrjetet sociale dhe shumë njerëzve që kërkojnë këshilla ka dhe nga ata që lëshojnë një gjuhë të ashpër ndaj dietologes, duke i hedhur dhe akuza për çmime shumë të larta për një dietë të shëndetshme. “Aman moj, o njeriu më i edukuar i kësaj bote si ato të jehovait. Po ik moj, të dha Zoti lekun dhe na bën si e ditura…

Read More

Petrit Lekaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e të bijës në Adelaide të Australisë, pranoi fajin për krimin e rëndë. 49-vjeçari shqiptar doli përpara gjykatës përmes një lidhje video nga spitali psikiatrik ku mbahet i shtruar. E bija, Sabrina Lekaj, 20 vjeç, u gjet e vdekur në një makinë rreth 250 metra larg nga shtëpia e familjes në Kidman Park. Policia po kërkonte përvajzën, kur i gjeti të dy. Petriti kishte plagë të rënda në bark. Mamaja e viktimës dhe bashkëshortja e Petritit, Romina, tha për mediat vendase se krimi kishte ardhur si një rrufe në qiell të hapur. Ajo…

Read More

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar në Facebook një videomesazh ku tregohen sipas tij, vjedhjet që janë bërë nga kryeministri Edi Rama. Sipas Bashës, Rama me familjen dhe miqtë vodhen miliarda euro ne 6 vjet. “Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike i Hajdutit Psiqik është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve”, shkruan Basha në Facebook. Postimi i Bashës në Facebook Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë…

Read More

Sulmi ndaj turistëve spanjollë nga pronari i lokalit “Panorama” në Qeparo, tashmë ka marrë dhenë. Mihal Kokëdhima i acaruar pasi turistët u larguan filloi të godiste xhamin e makinës në ecje derisa e theu atë. Një turist spanjoll, mik i turistëve që ishin të përfshirë në ngjarjen e rëndë ka rrëfyer arsyen pse ata u larguan nga restoranti. Ai ka deklaruar se porosia ishte vonuar shumë dhe kishin zgjedhur të mos e konsumonin ushqimin duke u larguar të pakënaqur. Turisti dënon fort dhunën dhe gjithsesi flet mirë për vendin dhe për shqiptarët. “Unë jam gjithashtu nga Spanja, kam vizituar shumë…

Read More

Një aksident mes katër automjeteve ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte tek Rruga e “Durrësit” në kryeqytet. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca. Raportohet për 4 të plagosur, por jo rëndë. Aksidenti ka shkaktuar kaos në lëvizjen e mjeteve në këtë aks të rëndësishëm sidomos në orët e para të mëngjesit që qytetarët shkojnë në punë.

Read More