Mike Tyson ka shokuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit gjatë një interviste ku tregon se sa para shpenzon gjatë muajit vetëm për marihuanë. Ish-boksieri ka thënë se “Sa konsumojmë gjatë muajit? Është afro 40 mijë dollarë” kjo deklaratë e Tyson bëri bujë në rrjete sociale. Dimë se edhe Snoop Dog është një adhurues i madh i kësaj substance, ai në llogarinë e tij në Facebook ndau videon e boksierit dhe thotë se kjo po që është një goditje.
Author: tirana
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha shuan të gjithë zërat për ndarje ditën e djeshme, teksa postuan një foto së bashku nga pushimet. Krah njëri-tjetrit, çifti vendosën të publikonin foto bashkë pas shumë kohësh për të treguar se janë me njëri-tjetrin dhe të lumtur. Por, përkrah fotos me Shkëlzenin pikas një koment nga ndjekësi që ka tërhequr vëmendjen e Armina Mevlanit. “Ça është ky mashkull kaq i dashuruar moj aman aman që s’po gjen kohë të martohet.”- shkruan komentuesi në foton e Arminës dhe Shkëlzenit. Aq është dashur që bloggerja t’i lerë komentin e saj lidhur me këtë temë: “Martesa jo…
Ambasada Amerikane ka publikuar një video ku sqarohet se si do të funksionojë sturktura e posaçme antokorrupsion, ose siç njihet ndryshe SPAK. Kjo strukturë do të jetë përgjegjëse për arrestimin e zyrtarëve të korruptuar përfshi dhe politikanët Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë…
Studimet nga Life Education, rendisin tre këshilla të dentistëve për prindërit se di ti bindin fëmijët që të kujdesen për shëndetin e tyre oral. Bëhu prindër pozitivTë qenit një model pozitiv është shumë jetike për fëmijët. Këto të fundit duhet të jenë shembull për fëmijët e tyre. Nëse fëmijët shohin prindërit e tyre duke larë dhëmbët rregullisht, edhe ato do ta bëjnë një gjë të tillë. Kujdesuni që herët për dhëmbëtSa më herët të filloni kujdesin ndaj dhëmbëve, aq më të lehtë do ta keni parandalimin e prishjes së tyre. Jepni investimin tuaj në teknologjinë e reFëmijët janë shumë të…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kujtuar edhe një herë subjekteve që dividenti që paguhet brenda datës 20 gusht është 8 për qind. Në një njoftim të bërë DPT ka shpjeguar edhe kuadrin ligjor që sanksionon këtë proces si dhe mënyrën sesi do të procedohet me fitimin e pashpërndarë të vitit 2017. “Të nderuar tatimpagues! Ju risjellim në vëmendje se tatimi mbi dividentin është në shkallën 8%, nëse pagesa kryhet brenda datës 20 gusht 2019. Në zbatim të Ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, tatimi mbi dividentin për fitimet e pashpërndara të realizuara në…
Nga Agron Gjekmarkaj Me shpejtësi atletësh dhe ashpërsi prej burrash hijerëndë e namuzqarë bashkohen kundër çdo reagimi të Jozefina Topallit mbështetës mediatikë të qeverisë dhe të opozitës. Ndonjë deputetet i PD-së përfoljen ndaj saj e sheh si investim të bereqetshëm për të ardhmen, sepse me CV-në personale nuk e kalon shtegun e oborrit. Ves i vjetër asaj ane sipas parimit “armiku i shefit është armiku im”. Ndonjëherë mund ta ketë aplikuar edhe vetë Jozefina rrugës tek ngjitej. Por ky qëndrim, kjo ndodhi e përsëritur ndaj saj më shfaqet si subjekt joshës i denjë për vëmendje. Detraktorët me akses të caktuar…
Pritet një situate kaotike gjatë vjeshtës. Ky ndryshim temperaturash raportohet nga shërbimi meteorologjik “AccuWeather”, ndërsa më të prekura do të jenë Italia dhe Ballkani. Sipas kësaj kompanie, parashikohet që stuhitë e rastit do të vazhdojnë në Itali dhe Ballkan gjatë vjeshtës, me shira të dendura, të cilët mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Ndërsa vjeshta vazhdon, rreziku i stuhive të mëdha do të ulet, por rreziku i reshjeve të mëdha të shiut do të vijojë të jetë prezent. “AccuWeather” thekson se më së shumti reshje do të ketë në tetor dhe nëntor, dhe temperaturat pritet të qëndrojnë afër ose…
Jashtë vendit tonë jetojnë rreth 1,8 milionë emigrantë, nga të cilët shumë prej tyre para emigrimit kanë punuar edhe në vendin tonë. Shumë nga këta emigrantë pas shumë viteve punë tani po i afrohen moshës për të dalë në pension. Legjislacioni i Sigurimeve Shoqërore i merr në mbrojtje të gjithë emigrantët, kudo ku ata jetojnë. Ata që kanë punuar në Shqipëri dhe që kanë emigruar dhe tani jetojnë jashtë vendit, deri në fund të këtij viti do të dalin në pension, gratë në moshën 60 vjeçe e 10 muaj dhe burrat në moshën 65 vjeç. Vitet e Punës Për të…
Për një arsye apo një tjetër, problemet me pagjumësinë prekin shumë njerëz. Ka disa njerëz që konsumojnë vakte të vona dhe të rënda, një ndër shkaqet kryesore që nuk mund të bëhet një gjumë i rehatshëm. Por çfarë ushqimesh duhet të konsumojmë që të bëjmë një gjumë të qetë, në mënyrë që të kemi energji për ditën tjetër? Ushqime të pasura me proteinaProteinat bëjnë që të ndalohet uria, duke na dhënë kështu ndjesinë e ngopjes. Pjata nuk duhet mbushur plot. Mjaftojnë disa fruta të freskëta, djathë, vezë apo bishtajoret. BananeKa dy ushqyes të rëndësishëm të cilat veprojnë si pilula natyrale…
Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në oborrin e një banesë në Kamëz. Sipas policisë “ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 të mbrëmjes së 19 gushtit në oborrin e shtetasit Gj. K në rrugën Mujo Ulqinaku” Kamez është hedhur një kallep tritoli 50 gr”. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri. Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon per kapjen e tij. Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij. Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna…
“Evropa do të bashkohet vërtetë kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel.Vërejtjet e Merkel përfaqësuan një rikthim të fortë të angazhimit të Berlinit për zgjerimin e BE-së, një ide që është jopopullore tek disa qeveri në BE dhe shumë votues në Evropën Perëndimore. Presidenti francez Emmanuel Macron ka qenë veçanërisht skeptik për zgjerimin vitet e fundit. Kancelarja tha se uniteti Evropian nuk do të ishte i plotë derisa i gjithë Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në BE. “Nëse i shikoni në mënyrë gjeostrategjike dhe gjithashtu shikoni hartën, atëherë do të ketë vetëm…
Nga Kim Mehmeti Dashakeqët e shqiptarisë kurrë nuk e kanë pasur më lehtë se sot, sepse planet e tyre për ta dëmtuar shqiptarinë, janë duke i realizuar vetë elitat politike shqiptare. Madje ata edhe nuk kanë nevojë, të bëjnë harxhime si dikurë, duke investuar në projekte antishqiptare, por mjafton të lusin Zotin që shqiptarët sa më gjatë të mbetet nën sundimin e trinisë së fatkeqësisë së tyre: Shqipëria në duart e ‘Rilindjes’, Kosova në kthetrat e ‘Klanit Pronto’, e shqiptarët e Maqedonisë në baltën e injorancës politike dhe të hajdutërisë së BDI-së. Armiqtë e shqiptarisë sot i ndihmon edhe mos…